Kundërshtimi i idesë së z. Rohrabaher – frikë irracionale e konservatorëve

Shko poshtë

Kundërshtimi i idesë së z. Rohrabaher – frikë irracionale e konservatorëve

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 08, 2009 2:07 am

Kundërshtimi i idesë së z. Rohrabaher – frikë irracionale e konservatorëve

Driton Avdiu


Tmerri, ferri, luftërat e reja dhe gjakderdhjet janë “argumentet” që ia tundin opinionit para syve të ashtuquajturit analistë të pavarur – njohës të rajonit, e deri te politikanët e niveleve më të larta, qoftë në pushtet apo në “opozitë” sa herë që shpërfaqen pikëpamje dhe deklarata të cilat japin rrugëzgjidhje reale për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe dhe që me të drejtë përqendrohen në veriun e Kosovës dhe në Kosovën Lindore. Këto argumente sipas tyre janë ato të cilat jo vetëm nuk lejojnë të mendojmë në drejtim të “shkëmbimit territorial” në mes të Kosovës dhe Serbisë (term ky i cili qëllimisht keqpërdoret nga të njëjtit!), por që duhet hedhur poshtë me automatizëm. Ato “argumente” në thelb kanë për objektiv vazhdimin e status-quos, të mbështetur në Pakon e panatyrshme të Ahtisarit. Ky kor konservatorësh u aktivizua si me sustë menjëherë pas deklaratës së anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, z Dana Rohrabaker, i cili e dha një ide krejt normale dhe të natyrshme në rrethanat aktuale me qëllim të zgjidhjes së raporteve shqiptaro-serbe në Ballkan.
Ky argumentim kundër idesë së z Rohrabaker i prek pikërisht ato tema që janë shumë të ndjeshme për opinionin tonë dhe ndaj të cilave ka akoma mjaft rezistencë dhe të cilat (tani për tani) qytetarët shqiptarë të Kosovës janë akoma të papërgatitur t’i pranojnë. Por a thua historia botërore e njerëzimit dhe ajo e popullit tonë është aq e ngurtë dhe e pandryshueshme? A thua këto ide janë të tejkaluara dhe të rrezikshme, siç na trumbetojnë këta eksponentë? Mësimet e vjetra, si dhe ato më të rejat e tregojnë plotësisht të kundërtën. Ndryshimet e shumta të kufijve në truallin e Evropës në dy dekadat e fundit, i demantojnë katërçipërisht përpjekjet e këtyre pseudoekspertëve dhe politikanëve pa vizion e guxim. Gjermania u bë përsëri ajo natyralja më 3 tetor 1990, përkundër pengesave dhe vështirësive të shumta. Çekia dhe Sllovakia u ndanë në marrëveshje të përbashkët në dy shtete të veçanta më 1991 pasi erdhën në përfundim se më nuk duan të jetojnë së bashku. Pastaj Lituania, Letonia, Estonia...
Duhet ta pranojmë hapur se ndër çështjet të cilat kanë potencial ta destabilizojë përsëri këtë pjesë të Evropës është gjendja e popullit shqiptar sot, pikërisht për shkak të çështjes së pazgjidhur kombëtare. Dhe t’i kundërshtosh pa rezervë idetë që hapin rrugë për zgjidhjen e një pjese të kësaj çështjeje është t’ia mbyllësh rrugën vetes me duart tua. Këtë sot po e bëjnë politikanët e Kosovës me qëndrimet e tyre. Pra, është krejt irracionale t’i kundërshtosh thirrjet për një marrëveshje historike shqiptaro-serbe, marrëveshje e cila, e ndërtuar mbi parimin e vetëvendosjes, do t’iu jepte fund tensioneve dhe konflikteve ndërmjet këtyre dy popujve pikërisht ngase i zgjidh drejt çështjet e pazgjidhura kombëtare.
E drejta e vetëvendosjes, pra edhe e drejta e shkëputjes së popullatës kufitare shqiptare e serbe, ka për bazë respektimin e ndërsjellë të së drejtës së dy popujve edhe për shkëputje aty ku ata i plotësojnë kushtet për ta shfrytëzuar këtë të drejtë fundamentale njerëzore: në tri komunat me shumicë kompakte serbe në veriun e Kosovës dhe në tri komunat me shumicë kompakte shqiptare në Kosovën Lindore.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi