Teki Dervishi:A ka opozitë pushteti ndërkombëtar në Kosovë?

Shko poshtë

Teki Dervishi:A ka opozitë pushteti ndërkombëtar në Kosovë?

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Aug 14, 2009 8:16 pm

A ka opozitë pushteti ndërkombëtar në Kosovë?

Teki DERVISHI


Eminenca përfaqësuese e klasës politike në Kosovë, se me një iso të koordinuar, të gjithë pa përjashtim, madje edhe “shtylla e katërt” e pushtetit, janë deklaruar dhe kanë mbajtur qëndrimin se do të bashkëpunojmë me miqtë ndërkombëtarë. Si mund të kuptohet “bashkëpunimi”? Si lojalitet i verbët, apo si vasalitet që ekzekuton politikën e pushtetit ndërkombëtar pa asnjë dozë më të vogël të “qëndrimit kritik” ndaj vendimeve autoritare të pushtetit ndërkombëtar. Atëherë kush është opozitë e pushtetit ndërkombëtarë në Kosovë? Nëse pushteti ndërkombëtar në Kosovë është aq i perfeksionuar në qeverisjen e tij, atëherë mund të themi se përherë të parë në historinë e njerëzimit u paraqit një “pushtet perfekt” i pagabueshëm, një pushtet që përjashton aksiomën mbi karakterin e tij.
Dikush mund të thotë se pushteti ndërkombëtar në Kosovë, me “tërheqjen” e UNMIK-ut, dhe me “ombrellizimin” e BE-së nën të, tashmë nuk është pushtet ekzekutiv, ndaj edhe opozita ndaj tij do të ishte fare e panevojshme. Por, edhe kur ishte ekzekutiv, zyrtarisht ekzekutiv (kompetencat e tij të rezervuara) ai nuk kishte opozitë. Cili pushtet në teoritë politike karakterizohet si pushtet pa opozitë? Cili pushtet ndalon opozitën?
Po cilat janë atributet e pushtetit (dhe shtetit mbi të). Atributet e pushtetit janë këto 1. Administrata e tij (ndërkombëtare, misionet), 2. Policia e tij (e “EULEX”-it), 3. Armata e tij, (KFOR-i) 4. Shërbimi sekret i tij (e ky nuk ka adresë). Pra, pushteti ndërkombëtar në Kosovë nuk quhet as “protektorat” por pushtet mbi shtetin, mbi shtetin sepse protektorati nënkupton pushtet mbi pushtetin paraprak, e zëvendëson atë, por jo shtetin. Protektorati nuk e skadon shtetin, por pushtetin.
Po sot, a ka pushteti vendor 1. Administratë të pavarur, apo të “mbikëqyrur” zyrtarisht? 2. A ka Policia e Kosovës instancë që sipas Kushtetutës aktuale i detyrohet “mbikëqyrësit” të zbatimit të ligjit? 3. A ka shteti armatë, apo “Forcë të Sigurisë”? 4. A ka Kosova sot shërbim sekret, pos atij në letër?
Pra, pushteti real në Kosovë nuk ka opozitë. Edhe pushteti vendor, edhe opozita vendore, edhe shoqëria civile nuk i opozicionojnë qëndrimet dhe veprimet politike të “bashkësisë ndërkombëtare” në asnjë aspekt, dhe nën slloganin e “kompromiseve” dhe “pjekurisë politike” të dëgjueshmërisë vasale. Pra, bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtar nënkupton aprovimin e të gjitha vendimeve dhe ekzekutimeve qeverisëse të ndërkombëtarëve në Kosovë. Kjo nënkupton se klasa politike në Kosovë, bashkë me “shtyllën e katërt” aprovojnë të gjitha vendimet dhe qëndrimet politike ndërkombëtare, asnjëherë pa i relativizuar (vetëm njëherë u kundërshtua, por vetëm verbalisht, zbatimin e 6 pikave të Ban Ki Moon-it, që po zbatohen konkretisht).
Prandaj qe 19 muaj që shkelet Kushtetuta e Kosovës, mbet “paqartësi” kush e bën këtë shkelje. Kjo dihet, por nuk ka opozitë që do ta konstatonte këtë publikisht. Sepse nuk ka opozitë, e cila do t’i kundërvihej shkelësve të Kushtetutës, jo ndryshe, por së paku verbalisht. Së paku të mos kujtojnë se Kosova ka vdekur. Më së lehti është të veprojnë kështu, t’ua lëmë fajin një shteti fqinjë terrorist që zbaton politikën e tij kolonialiste në Kosovë, dhe të themi se vazhdojnë përpjekjet e vendosjes së ingerencave (madje kompetencave) të pushtetit ndërkombëtar në mbikëqyrjen e kësaj situate “stabile” të kolonizimit të Kosovës sipas marrëdhënieve “ndërkombëtare” me pushtetin e Serbisë. Deri sot ne kemi zbatuar vetëm marrëveshjet midis dy palëve të jashtme, të pushtetit paralel të Serbisë, me pushtetin ndërkombëtar që e dekreton Kushtetuta si “mbikëqyrës”.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi