Baraspesha me fytyrë njerëzore

Shko poshtë

Baraspesha me fytyrë njerëzore

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Aug 14, 2009 8:17 pm

Baraspesha me fytyrë njerëzore

Shaip Beqiri
Këta njerëz që shpejt janë stolisur me pupla të njëfarë pushteti të përçudnuar, edhe më shpejt kanë harruar premtimin e madh që i jepnin dikur mërgatës shqiptare si mbajgjallëse e dalëzotëse të njerëzve dhe vendit të vet. Kjo shpejtësi nuk lidhet vetëm me egoizmin dhe hipokrizinë e tyre. Ajo shkon më tej.

Po t`i referohemi historisë sonë lidhur me moskthimin e të shpërngulurve nga tokat shqiptare në kohë tepër të zymta që ta kundrojmë problemin më qartë, atëherë duhet t`u hedhim një vështrim të shpejtë e të saktë edhe përvojave të popujve të tjerë, pra historisë së lëvizjeve -shpërnguljeve e ngulitjeve të popujve që janë bërë në gjithë historinë njerëzore. Përgjigjja më e shkurtë prej saj del se ende nuk ka ndodhur kurrë në histori që në një proces të tillë të ketë pasur kthim prapa! Këtë e thotë shkoqur edhe përvoja jonë historike, duke filluar sidomos nga ajo e arbëreshëve në Itali e deri te kjo e sotmja në gjithë Europën e më tej. Ndoshta tërë ky proces mund të shpjegohet vetëm me ato thellësi ende të panjohura të botës tepër komplekse njerëzore.
Pra, duke mos qenë shpërngulja apo dëbimi një veçanti aspak vetëm shqiptare, sado që është një reflektim i saktë dhe i thellë i fatit tragjik të tyre nëpër histori, është mirë pra që atë të nisim ta kundrojmë në rrafshin e një racionaliteti të domosdoshëm, duke e zhveshur më parë nga euforia e folklorizmit dhe nga të gjitha aureolat e tjera që fshehin apo hijesojnë përmasat e këtij fenomeni. Pushtetarët e tashëm shqiptarë, kudo që ndodhen ata, në Shqipëri e në Kosovë apo gjetkë në trevat shqiptare, duhet të shqyrtojnë këtë çështje në tërësinë e saj me shumë seriozitet dhe t`i japin asaj konkretisht një udhëzgjidhje racionale, duke hequr njëherë e përgjithmonë nga koka iluzionin për kthim të gjerë e të plotë të këtyre njerëzve në vendet nga kanë ardhur. Me këta njerëz duhet të krijohet një raport korrekt nëpërmjet një instrumenti ligjor shumë funksional, i cili do të mbante baraspeshën duke i dhënë asaj fytyrë njerëzore. Çfarë do të ishte kjo fytyrë njerëzore në raportin midis mërgimtarëve tanë dhe vendit të tyre të kryehershëm? Përvijat e saj, pra konturimin ligjor të asaj fytyre, duhet ta bëjnë ligjdhënësit shqiptarë kudo ku ata ndodhen, kurse formimi i ministrive të mërgatës në qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës do të ishte hapi i parë i domosdoshëm për ta përudhur këtë çështje në rrjedhje të mëtejme.
Po të kemi parasysh faktin që pothuaj gjysma e kuvendarëve dhe qeveritarëve të sotëm të të Kosovës për një kohë të gjatë kanë shijuar edhe vetë bukën e dheut të huaj, natyrisht që, po të mos kishte një defekt tepër serioz në ndërgjegjen e tyre të frustruar, çështja e mërgatës shqiptare nuk do të trajtohej me kaq zvarritje e përbuzje poshtëruese. Poende nga kjo anë, pra për sa i takon ligjësimit të saj, çështja e mërgatës sonë, me kalimin e kohës, veçsa është përkeqësuar e degraduar, duke u katandisur tashmë në një zyrë të thjeshtë që nuk është kurrgjë më shumë se një soditëse e këtyre problemeve, tek të cilat jo vetëm që nuk ka hyrë askush, por as ndërmend nuk e ka të bëjë një gjë të tillë.
Këta njerëz që shpejt janë stolisur me pupla të njëfarë pushteti të përçudnuar, edhe më shpejt kanë harruar premtimin e madh që i jepnin dikur mërgatës shqiptare si mbajgjallëse e dalëzotëse të njerëzve dhe vendit të vet. Kjo shpejtësi nuk lidhet vetëm me egoizmin dhe hipokrizinë e tyre. Ajo shkon më tej. Dëmi i saj nesër mund të jetë i pariparueshëm pikërisht për të ardhmen më të lumtur të Shqipërisë, të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare kudo ku ato shtrihen. Më në fund, nëse këta pushtetarë kaq të etur për t`u pasuruar materialisht e kaq lehtë të korruptueshëm në kurriz të popullit dhe të vendit të vet, ende nuk e kanë kuptuar se funksioni i tyre udhëheqës konsiston pikërisht tek përftimi i baraspeshës midis përparimit të bashkëkombësve dhe zhvillimit të vendit, atëherë po del se ata nuk kanë kuptuar kurrgjë nga puna që bëjnë. Këta pushtetarë duhet të kuptojnë qartë edhe një gjë: se mërgata e sotme shqiptare pakgjë ka të përbashkët me ato të mëparshmet. Po edhe bota e sotme nuk është më e djeshmja! Nëse e lakmojnë kaq shumë qytetërimin dhe Europën e ëndrrave të tyre të frustrimeve propagandistike, atë pikësëpari duhet ta kërkojnë tek bashkëkombasit e tyre europianë e amerikanë, sepse pikësëmbrami vetëm aty mund ta gjejnë dhe askund tjetër.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi