Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Berjani:Privimi i së drejtës për të vetëqeverisur

Shko poshtë

Ibrahim Berjani:Privimi i së drejtës për të vetëqeverisur Empty Ibrahim Berjani:Privimi i së drejtës për të vetëqeverisur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:41 pm

Privimi i së drejtës për të vetëqeverisur

Ibrahim Berjashi


Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Dega e Malësisë,Nikollë Camaj, deklaroi për Bota-sot se në mbledhjen e sotme,kjo degë e rëndesishme e kësaj partie shqyrtoi Projektligjin mbi organizimin territorial të Malit të Zi të cilin, Ministria e punëve të brednshme dhe e administratës publike, e ka hedlur në shqyrtim publik dhe konstatoi se Projektligji në fjalë definitivisht e privon trevën e Malësisë nga e drejta në vetëqeverisje lokale.
“Të vetëdishëm për rëndësinë e momentit aktual dhe duke u bazuar në orjentimet programore dhe angazhimet permanente për themelimin e komunës së plotë të Malësisë, LD përkrah aktivitetet të cilat, kohëve të fundit, po i ndërmerr pushteti lokal i Komunës urbane të Tuzit, lidhur me propozimin e ndryshimeve në Projektligjin mbi organizimin territorial të Mailt të Zi, me çka po tentohet të sigurohet ndryshimi i statusit të komunës urbane të Tuzit, në komunë të plotë”,- u shpreh Camaj.
Ai shtoi se duke vlerësuar se duhet një front më i gjërë se ç’paraqet shumica që përbën Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit, LD përkrahë aktivitetet në terren, për formimin e një fronti të përbashkët, përbërë nga forcat politike dhe strukturat civile joqeveritare, këtu e në diasporë, në mënyrë që kjo kërkesë, e mbështetur nga një numër më i madh subjektesh, të jetë sa më e plotë dhe më relevante. Lidhur me këtë, LD fton të gjitha subjetet e tjera që të pronocohen lidhur me këtë aktivitet dhe mundësisht të bëhen pjesë e këtij projekti, duke i lënë anash të gjitha zënkat eventuale dhe inatimet politike, të cilat mund të kenë për pasojë lëshimin e një rasti të veçantë, rasti kur Mali i Zi ka obligim të përmbushë standardet edhe nga lëmi i decentrailizimit të pushtetit edhe nga lëmi i të të drejtave të pakicave. Dihet se integrimet europiane kërkojnë plotësimin e disa kushteve, për të cilat Mali i Zi ende po mbahet i shurdhër. Në këtë drejtim, klubi i këshilltarëve i kësaj partie, në Kuvendin e KU të Tuzit, do të kërkojë nga partnerët e vet që së bashku të inicojnë, kurse nga Kuvendi të miratojë, një rezolutë mbi komunën e plotë. Për aq më tepër kur grupi i ekspertëve vetëm ka hartuar elaboratin, me të cilin definitivisht dëshmohet aftësia fiskale e komunës së plotë të Tuzi, me të cilin parashihen të ardhurat prej afro 4 milon euro, me çka hidhet poshtë argumentimi qesharak i pushtetarëve për të privuar Malësinë nga e drejta në vetëqeverisje lokale me pretekstin e mungesës së mjeteve. As ata vet, tashmë nuk u besojnë pohimeve të veta se një komunë e tillë nuk do të mund të mbijetonte, por tentojnë që mungesën e vullnetit politk ta arsytojnë me mungesën e resurseve të cilat i vëren çdo kalimtar i rastit.
Çështje e komunës së Tuzit është çeshtje jetike për banorët e saj, pa marrë parasyshë përkatëisnë nacionale, konfesionale apo politike, sepse adminsitrata më kaulitative që garanton zhvillim të plotë dhe perpsektivë, për çka edhe themelohen njësitë e pushtetit lokal, është interes i të gjithëve. Këtë e vërteton edhe neni 18 i Projektligjit i cili thotë se “ndryshimi territorial bëhet me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik dhe të ofrimit të nivelit më të lartë të shërbimeve popullatës lokale...”, andaj shtrohet pyetja se cila është arsyeja që Tuzit t’i mohohet e drejta në zhvillim, e drejta në administratë më efikase dhe shërbime më kaulitative qytetarëve. Kjo nuk mund të arsytohet me asnjë aspiratë personale dhe popullata lokale nuk guxon të mbahet më peng e atij gjysë-milion euro, që Podgorica e shpenzon në vit, në Tuz, duke tentuar të na e shesë atë për 4 milionet e projektuar. Sa i përket territorit, komuna e Tuzit përfshinë krejt territorin e Malësisë, asnjë pëllëmbë më shumë, por as më pak, dhe kjo nuk ka nevojë të irritojë askënd, për aq më pakë fqinjët e Malësisë, të cilët e dijnë fare mirë se asnjëherë gjatë historisë, ne nuk kemi patur pretendime territoriale ndaj askujt. Të tjerët i kanë pasur dhe i kanë realizuar, shpesh në dëmin tonë!
Përndryshe, përvoja e deritashme në funksionimin e zgjidhjes aktuale të të ashtuquajturës komunë urbane, i ka dëshmuar të gjitha vërejtjet tona se zgjidhja e ofruar as për së afërmi nuk i përmbush nevojat dhe interesat e qytetarëve në realizimin e kërkesave të tyre që, si qytetarë, t’i realizojnë ato si të gjithë qytetarët e tjerë. Prandaj, kësaj radhe as nuk u muarëm me projektin eksperimental, por të dështuar, të quajtur Komunë urbane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi