Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Marketing patriotik

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Marketing patriotik Empty Demir Krasniqi: Marketing patriotik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 12:17 am

Demir Krasniqi: Marketing patriotik U1_DemirKrasniqiMagazina “Satirike”:





MARKETING PATRIOTIK





  • N’ dashi me pas terr 24 orë në ditë – paguani rrymën !
  • N’ dashi me u shitë gjeneratorët – ndaloni rrymën !
  • N’ dashi me u shitë karburantet e naftës – ndaloni rrymën !
  • N’ dashi me punua pompat e benzinës – ndaloni rrymën !
  • N’ dashi me u shitë qirinjtë , bateritë dhe inventorët – ndaloni rrymën !
  • N’ dashi me vjedhë pa armë dhe pa maska – ndaloni rrymën !
  • N’ dashi me djegë shtëpi dhe orendi – ndaloni rrymën !
  • N’ dashi me pas më shumë vdekje klinike – ndaloni rrymën elektrike !
  • N’ dashi me e shitë rrymën dhe me i vjedhë milionët – shkoni e rrëzoni blloqet dhe shponi kazanët !
  • N’ dashi me u shitë uji natyral dhe mineral – ndaloni ujësjellësit !
  • N’ dashi me diplomua analfabetët – hapni kolegje e mbyllni fakultetet !
  • N’ dashi me i sigurua vetit punësim – mos merrni me veti diploma të diturisë , por shkoni n’ intervista me libreza të partisë !
  • N’ dashi brenda natës me u bë milioner – duhet t’ konkurroni n’ sa më shumë tender !
  • N’ dashi nga punësimet t’i fitoni milionët – punëtorët e shkretë shtrydhni si limonët !
  • N’ dashi pa problem t’ kontrabandoni me drogat – policëve , doganierëve mos ua rritni rrogat !
  • N’ dashi për ta pasur një armatë analfabet – fëmijët e fukarave mos i pranoni n’ fakultet !
  • N’ dashi brez pas brezi t’ bëni jetë mbretërore – shitjani Kosovës , pasuritë natyrore !
  • N’ dashi t’ mos i keni pyjet nga të parët – preni , vidhni , shitni dhe futjani zjarret !
  • N’ dashi mos me pësua nga Gripi i Derrave – ditë e natë vraponi vetëm pas liderëve !
  • N’ dashi me shpëtua nga intelektualët – zgjidhni e votoni për intele-kuajt !
  • N’ dashi me shpëtua nga politikanët – zgjidhni e votoni për politi-kuajt !
  • N’ dashi me u zgjatë jetën forcave UNMIK-e – mos këndoni kurrë më, këngë patriotike , por hapni sa t’ mundeni shtëpia publike !
  • N’ dashi me u afrua sa më ngatë Evropës – kurrë më mos ia dëlirni as bagëlat e lopës !
  • N’ dashi mos me pas ma toka bukatore – ndërtoni sa t’ mundeni komplekse banesore !
  • N’ dashi t’ përjetoni jetë interesante – ndërtoni pishina, hotele, restorante !...






Gjilan, më 23. 08.2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi