Teki Dervishi:Pavarësia e të dërguarit special të OKB-së

Shko poshtë

Teki Dervishi:Pavarësia e të dërguarit special të OKB-së

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 27, 2009 9:29 pm

Pavarësia e të dërguarit special të OKB-së

Teki Dervishi
Sheshi në sirtar

Solana nuk është i pari që platformizon politikën e “menaxhimit të krizave”, por është i pari për Kosovën. Para tij OKB-ja, madje që kur ekziston si një monstrum i Kinës, Rusisë dhe Evropës Qendrore, kudo që ajo ka “menaxhuar” kriza, e ka pasur obligim programor ta ruaj status kuonë e krizës, që kinse kriza të mos evoluojë në katastrofë humanitare, kurse ka evoluar në shkallë të gjenocideve të papara në histori. Historia e kësaj organizate mafioze politike, na tregon se aty ku OKB-ja ka “menaxhuar kriza”, aty ka instaluar ferrin tokësor dhe i ka penguar zgjidhjet minimale të problemeve politike në Afrikë, Kosovë, etj. Rasti i 1244-shit nuk mund të ishte përjashtim, kështu që pas Kumanovës, OKB-ja solli në Kosovë oficerët “humanitarë” të Darfurit dhe e zëvendësoi armatën dhe policinë serbe në Kosovë, për ta ruajtur status kuonë që kërkonte marrëveshja në letër “e dështuar” në Rambuje. Serbia kurrë nuk nënshkruan marrëveshjet e arritura me të, dhe këtë punë ua lë shqiptarëve “të pjekur politikisht”.
Gjashtëdhjetë e dy vende e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës, (por në bazë) të Deklaratës së Pavarësisë që është në pajtushmëri të plotë me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas të dërguarit special të OKB-së Marti Ahtisarit. (Lobistëve volunterë dhe institucional u them këtu se pavarësia është pranuar në bazë të përpilatës dykuptimore që nënkupton se “zgjidhja e statusit të Kosovës” (do të bëhet) me praninë e -vazhdueshme- të papëcaktueshme të pranive ndërkombëtare (OKB), do të thotë, se mbi statusin e pavarësisë do të vazhdojë të kërkohet një zgjidhje e ardhshme statusore në infinit. Po, infinit, pasi që asnjëherë nuk përcaktojnë “mandate kohore” të qëndrimit të tyre në Kosovë. Prandaj sot Serbia thotë “po ju a nuk e dini se keni pavarësi të mbikëqyrur”? E dimë, por po duket se klasa politike nuk e ka kuptuar çka është kjo?
Deklaratën e Pavarësisë e kanë nënshkruar, duartrokitur dhe aprovuar të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës, një enklavë kjo intelektuale në vendin pa akademi të vërtetë shkencash. Kështu që, sot, kur Parlamenti asnjëherë nuk e debaton copëtimin de fakto dhe de jure të Kosovës, nuk bën të habitemi. Sot kur shkelet “statusi bazë” (baza e pavarësisë) juridike, dhe shkelet për të “mbikëqyrur” zbatimin në proces të një statusi tjetër të ardhshëm të pavarësisë, (!!!) që do ta zbatojë “monitorimi” (sipas Kushtetutës) i bashkësisë ndërkombëtare (lexo: BE-së), bëjnë që të gjitha këto “paqartësi” të prejudikojnë ndërtimin e një modeli “shtetëror” të “pavarësisë së mbikëqyrur”, lirisë së kontrolluar me ushtarë dhe policë ndërkombëtarë, të cilët janë partnerë zyrtar politik të Serbisë okupatore, dhe neutral ndaj “statusit bazë” të pavarësisë së Kosovës sipas dërgesës speciale të OKB-së. Ata që deklarojnë se do ta bashkojnë Kosovën kur ta marrin pushtetin, sigurisht e kanë të qartë se për ta bashkuar Kosovën në territorin e saj kushtetues, duhet t’i kundërvihen “pranisë së vazhdueshme ndërkombëtare”, përkatësisht policisë dhe armatës së tyre.
Pra, ata që do të provojnë ta bashkojnë Kosovën, me siguri e kanë kuptuar se policia dhe armata nr.1244 e OKB-së vepron me kritere të dyfishta (një për serbë e një tjetër për kosovarë) kështu që në platformën e kritereve të dyfishta, le bashkimin e Kosovës, po veç edhe një demonstratë paqësore do ta quajnë “shkarkim kriminal”, derisa hedhjen e bombave dhe gjuajtjen me armë të natë-e-ditshme dhe krimin e organizuar shtetëror të Serbisë në Kosovë, do të përpiqen ta legalizojnë në mënyrë “juridike”, si veprojnë sot, sot që as nuk i marrin në pyetje serbët që vrasin policët e UNMIK-ut, ashtu si UNMIK-u që vret demostrantët e Vetëvendosjes dhe kjo nuk bëhet e madhe, penale, për shkak se në Kosovë drejtësia është e “mbikëqyrur”. Pra, nuk ekziston fare. Gjykatësve u është kërkuar “stazhi” në sistemin e Millosheviqit.
Deklarata e Pavarësisë mirëpret mbështetjen e vazhdueshme “nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244, veprimin e përbashkët të Këshillit të BE-së, Misionit të OKB-së në Kosovë”. Miratimi i Kushtetutës është bërë pesë muaj më parë shtrirjeve gjashtëpikësore të EULEX-it (etj). Pse është pritë nëntori, dhe a e ka relativizuar kjo statusin e pavarësisë pesë muaj më parë të miratuar nga Parlamenti i Kosovës? Kush ka heshtur, ose kush ka jetësuar “politikë konfidenciale” “strategjike” duke mos e konsideruar shtetin e Kosovës si palë marrëveshjesh? Solana nuk e fsheh faktin se ai “menaxhon krizën” në Kosovë, dhe gjithnjë ka konstatuar se BE-ja është nën ombrellën (kompetencën) e OKB-së, që do të thotë 1244-shit, derisa në Kosovë e kanë gënjyer opinionin se mandati i Unmik-ut po skadon, duke i hermetizuar me deklarata dykuptimore vendimet që merreshin mbi statusin pesë muaj pas shpalljes së pavarësisë. BE-ja asnjëherë nuk e ka fshehur se “menaxhon” krizën në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së, përkatësisht UNMIK-ut. Por këtë gjë e kemi fshehur ne si “bashkëpunëtorë” që jemi me “miqtë” ndërkombëtarë.
Ofansiva 1244 e Ban Ki Moon-it për relativizmin e pavarësisë së Kosovës me metoda spekulative politike që janë quajtur “paqartësi”, ka filluar menjëherë pas datës 15 qershor 2008. Ku ishte klasa politike, ose shtylla e katërt e pushtetit - media!? Megjithëkëtë, për një vjet e zbuluam qëllimin e misioneve të BE-së, derisa na u deshën 9 vjet ta zbulonim UNMIK-un dhe ta kuptonim se 1244 quhet sovranitet i Serbisë në Kosovë. Po ku është 1244-shi në dokumentet kushtetuese.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi