Teki Dervishi:‘Medalioni nga Jerusalemi’

Shko poshtë

Teki Dervishi:‘Medalioni nga Jerusalemi’

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Aug 28, 2009 9:35 pm

‘Medalioni nga Jerusalemi’

Teki DËRVISHI
Sheshi në sirtar

Titulli i punës së këtij shkrimi ishte “Panorama në pesë pamje shtetrrethimi te Kroi i Vitakut”, por mu duk titull i gjatë.
A është kaq i rëndësishëm -rindërtimi- i pesë shtëpive të djegura gjatë luftës në “Bregun Verior” në Kroin e Vitakut, apo më shumë se çështje -rindërtimi-, është çështje politike kjo?
A mund të bëhet shkak i një lufte çështja “veç e pesë shtëpive”, siç u bë “shkak” i luftës gjenocidiale në ish-Jugosllavi, atentati në Bashçarshinë e Sarajevës? Nga tri Luftërat Ballkanike, dy i nisi Sarajeva.
Edhe nëse dikush kërkon shkasë, e ka bërë llogarinë e gabuar, se është një e dhënë që na mësojnë kronikat historike, nuk janë shqiptarët ata që duan luftë. Madje edhe kur bëjnë luftë shqiptarët, e ndalin luftën posa t’i këshilloj ndonjë “mik ndërkombëtar”, nuk i shkojnë kurrë deri në fund. Përndryshe shqiptarët nuk do të ishin historikisht të okupuar.
Megjithatë, fund e pa fund lufte, dhe humbja e saj në “Tavolinën e Ahtisarit”, na përkujton edhe një të dhënë: vasaliteti si metodë lufte e shqiptarëve ia ka hëngër zemrën si krimbi perandorive të mëdha. I kanë dhënë shqiptarët perandorisë 77 shtetformues shqiptarë të saj, shqiptarët kanë mbetur ende dhe s’do të zhbëhen kurrë, kurse perandoria e 77 shteformuesve shqiptarë ka vdekur bashkë me ta.
Ose shtirej naive gazetarja e huaj kur shtronte “pyetje me kafe” mikpritëse në redaksinë tonë, ose mediat eminente evropiane me tirazhe milionëshe punësojnë gazetarë autsajder politik. Por, ajo më hollë se “lajmi” nuk kish njohuri mbi dramën te Kroi i Vitakut! Po të mos ekzistonte ai kodi tradicional shqiptar mbi -mikpritjen- menjëherë do të rezononim si popujt tjerë joshqiptarë të Ballkanit, dhe mikun do ta konsideronim provokator. Çka dinë redaksitë e mediave në Kosovë më shumë se “lajmi” për tek puna e rindërtimit te Kroi i Vitakut. Ato që kanë opinion viziv shumëkontinental, ato redaksi më parë e marrin opinionin e sponsorit të tyre, pastaj e shprehin “të vetin”, gjithnjë kur bëhet vonë. Mbase politika nuk do të duhej të ishte as -miqësi- as -gazetari-, se të dyja këto kërkojnë sinqeritet, nuk ka miqësi pa sinqeritet, dhe nuk ka gazetari pa sinqeritet, se pa sinqeritet (guxim) gazetaria quhet “propagandë e instrumentalizuar” e politikës që nuk ka lidhje me sinqeritet. Gazetaria është ajo që “ia nxjerr fjalën” politikës gënjeshtare.
Jo lakonike, as cinike, por e gjeta një përgjigje ironike t’i jepja gazetares së huaj për punën e Kroit të Vitakut. Çka po ndodhë atje? I thashë “po mbahet një Festival i Policisë Ndërkombëtare Serbe që merr rroga nga buxheti i shtetit fukara të Kosovës, po edhe nga arka e OKB-së me filiale në Bruksel. Cili është qëllimi, ose porosia e këtij Festivali që kushtuaka kaq shtrenjtë, mijëra rroga për Gardën Ndërkombëtare, të pancirizuar thuajse mbrohen nga kamikazët e Al Kaidës, e jo nga gurtë dhe petardat piroteknike të skenografisë teatrore të Festivalit të Policisë Ndërkombëtare Serbe. Tash për tash qëllimin nuk e kuptojnë veç shqiptarët e sinqertë që bëjnë ende politikë me -miqësi- (me EULEX-in), kurse organizatorët e Festivalit e dinë edhe qëllimin edhe porosinë, po ku tregojnë grekërit ortodoksë dhe të krishterët tjerë se sa hektarë tokë u dogjën kësaj vere rreth Athine.

Gazetares që e dinte më mirë se unë “çështjen”, i thashë shkurt: “Diçka po ndodhë në Kosovë”! Fatkeqësi është se ne shtiremi se nuk po ndodhë asgjë, veç pse nuk po “ia qëllojmë qëllimit” dhe porosisë së misioneve të UNMIK-ut (ICO-së, EULEX-it, OSBE-së) me qendra në Mitrovicë dhe Prishtinë. Këtë çka po ndodhë do të mund ta kuptonim nga mediat ndërkombëtare “me tre rreshta” raporti që nuk e komenton “lajmin”. A është e mundur që ekziston diku një zyrë misterioze e tipit masonerik që, si te Orvelli, e vë në censurë zbulimin, me një fjalë - internacionalizimin e politikave që nuk janë të rrezikshme pa qenë njëherë shumë konfidenciale? A mund ta kuptojmë së paku nga mediat vendore çka po ndodhë? Kryeparlamentari i vendit konstaton në një ballinë gazete se “EULEX-i nuk punon pas shpine”. Kush mund të jetë më i informuar se ai?! Tash edhe unë e kuptova që EULEX-i nuk punon pas shpine, por punon aty ku as fytyrën as shpinën nuk mund ta kthesh se të kërcet petarda e UNMIK-ut në “provën gjenerale” të asaj që nuk po ndodhë “pas shpine”, por para syve tanë.
Sorjani e portretizon gazetaren e re esmere ulur përballë tij pranë tavolinës në një restorant nate në verandën mbuluar me degë portokalli, diku në qendër të Jerusalemit. Portreti i shtetrrethimit në zymtësinë e tij frikësuese, mbushëllen elegancë “atashesh” diplomatike. Janë këto vendtakime spiunësh të maskuar allafrënga. Spiunët që “ecin” jo më shumë se 500 kilometra, që flasin anglisht pa “th” dhe “dh” midis Prishtine, që vijnë si gazetarë “të huaj” në vendin e pronës së OKB-së, që as nuk zgjidhë as nuk lejon katarsise dramatike të krizave afrikane. Kur të ndodhë diçka që po ndodhë në Kosovë, atëherë të gjithë do ta dimë, madje edhe ata që e kanë ditur para se ta dimë ne, se çka po ndodhë në vendin tonë!
Lexoni Sorjanin! Helbete, mos është politika, fjalëkryq gazete!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi