Rrënime të jashtëligjshme të shtëpive

Shko poshtë

Rrënime të jashtëligjshme të shtëpive

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Aug 28, 2009 9:36 pm

Rrënime të jashtëligjshme të shtëpive

Firmat e Edvinit me përmbarues të blerë

Duke i skaduar ora e shpërdorimeve të pushtetit, sekserët e Edvinit po shpejton të gllabërojnë troje ku të munden e pa mbështetje ligjore. Dy ditë më parë, me ortakërinë e përmbaruesit të pamandatuar Fatos Alimadhi, njerëzit e Ramës kanë tentuar të prishin 4 shtëpi në Rrugën “Mine Peza”, edhe pse kontesti pronësor është ende në shqyrtim në Gjykatën e Lartë
Orës së Bashkisë së Tiranës dhe të sekserëve që gjallojnë rrotull saj duket se po i mbaron karburanti, prandaj edhe sjelljet e segmenteve finale të kësaj strukture korruptive - atyre pseudoinstitucioneve që do t’u duhet të përballen me terrenin – janë gjithmonë e më arrogante e të palogjikshme. Krejt ky nxitim e kjo sjellje antiligjore ka spikatur dy ditë më parë në aksionin donkishotesk e vetmitar të një përfaqësuesi të zyrës së Përmbarimit të kryeqytetit, i cili pa vendime të mirëfillta, ka kërkuar të udhëheqë operacionin e prishjes së disa ndërtesave të vjetra tiranase, për llogari të një ndërtimi të ri, që kishte marrë mandatin e Edvinit. Ky zyrtari i përmbarimit të kryeqytetit ka tentuar të nxjerrë në rrugë të madhe katër familje me 16 anëtarë, bazuar mbi një vendim të Gjykatës së Apelit, i cili është ankimuar në Gjykatën e Lartë. Përfaqësuesi i Përmbarimit ka shkuar fillimisht për të prishur banesën e familjes Hysa. Duke shpërfillur vendimet gjyqësore dhe konfirmimin se çështja tashmë ndodhet në Gjykatën e Lartë, përmbaruesi Fatos Alimadhi ka pretenduar thuajse një vetëgjyqësi, me sa duket, meqenëse ka qenë fort i përfshirë që të gjejë sa më shpejt një trull për ndërtimin e ri të bashkisë së Edvinit.
E vërteta është se verdikti që pretendohet të zbatohet prej Përmbarimit të kryeqytetit tashmë ndodhet për rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila pritet të japë vendimin për pezullimin, sapo ajo të rinisë shqyrtimin e dosjeve me 1 shtator, por Edvini dhe sejmenët e tij, të shpërndarë kudo, si njerëz që i dinë mirë këto kleçka, deklaruan dje për tiranasit e vjetër të Rrugës “Mine Peza” se do të kthehen aty sërish me 2 shtator, me shpresë se Gjykata s’do ketë mundur ta administrojë dosjen e atëherë rruspave të Edvinit do t’u çelej një shteg ligjor.
Rahman Hysa, njëri prej banorëve që rrezikon të mbetet pa strehë ka vënë në dispozicion të medias të gjitha dokumentet që disponon, madje duke vënë në dukje mangësitë e secilit prej tyre, përfshi këtu urdhrin e përmbaruesit Alimadhi për ekzekutim vullnetar, në të cilin mungon nënshkrimi i kreut të Përmbarimit të Tiranës. “Gjithçka ka nisur më 27 shkurt 2002, thotë ai, kur Sute Hysa, e cila është pronare e një trualli prej 177 metër/katrorë nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes e ka vënë në dispozicion të firmës së ndërtimit “Alb–Toronto Konstruksion” për të ndërtuar një pallat sipas lejes së ndërtimit që do të miratohej nga Zyra e Urbanistikës e Bashkisë Tiranë. Hysa do të përfitonte një sipërfaqe ndërtimi sipas marrëveshjes së parashikuar në kontratë. Firma mbi këtë bazë bllokon truallin e familjes Hysa në Hipotekë, deri në afatet kur kontrata është e vlefshme. Me mbarimin e afatit të parë të kontratës, firma merr lejen e sheshit, rreth katër muaj dhe në një kohë të shpejtë merr edhe lejen e ndërtimit nga KRRT e Bashkisë së Tiranës. Por firmës i dolën probleme me persona të ndryshëm si dhe bashkëpronarët të asaj pjesë trualli ku do të ndërtohej. Në lidhje me këtë janë zhvilluar gjyqe me disa nga pronarët që kanë pasur kontrata për arsye që ne nuk i dimë. Me mbarimin e kontratës në qershor të vitit 2006, banorët i janë drejtuar firmës me një kujtesë noteriale për lirimin e truallit në hipotekë, duke e konsideruar marrëveshjen paraprake si të skaduar. Derisa marrëveshje të re mirëkuptimi nuk pati, çështja kaloi në gjykatë, ku ajo e Faktit i dha të drejtë kërkesës së banorëve, ndërkohë që Apeli e prishi këtë vendim.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi