Enver Bytyçi:Demodiktatura mediatike e Edi Ramës

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Demodiktatura mediatike e Edi Ramës

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 31, 2009 9:54 pm

Demodiktatura mediatike e Edi Ramës

Enver Bytyçi
Pamja reale e Kongresit të PS-së

Të shtunën e kaluar u mbajt kongresi i PS-së. Një tjetër kongres është lënë të mbahet pas dy muajsh. Ky i të shtunës luajti thjesht funksionin e "Plenumit të KQ të PPSH-së", sepse vendosi se kush do të kandidojë për t'u zgjedhur kryetar i partisë në kongresin e ardhshëm. Po jo vetëm për këtë. "Plenumi" vendosi që të bëjë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit "presionin e jashtëm armiqësor" të OSBE/ODHIR-it, "manipulimin" e armiqve të brendshëm me Sali Berishën në krye si dhe "renegatët" në radhët e parisë, të përfaqësuar nga dyshja Blushi-Malaj. U fol për "tradhti e tradhtarë", për bashkëpunimin e Ilir Metës me "armiqtë e të majtës" etj.
Udhëheqësi "i lavdishëm" i Partisë dhe bashkisë fitoi në këtë kongres përkrahjen e "besnikut" dhe krahut të djathtë të tij, Gramoz Ruçi. Fitoi edhe përkrahjen e ish-liberalit që sa më shumë i kalon mosha shndërrohet në konservator e ekstremist të majtë, Pandeli Majko. Si gjithnjë Edi Ramës, sipas përvojës së diktatorëve kudo në botë, nuk i mungon mbështetja mediatike. Rolin e Geringut të Ramës duket se e ka marrë Koço Kokëdhima, përfituesi më i madh i lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe konstruktues i imazhit të tronditur të Edi Ramës. Ai është i njohur edhe si një nga bosët e medias - mafie në Shqipëri. Gazeta e tij "Shekulli" e së dielës e datës 30 gusht, kishte së paku në internet jo më pak se 10 tituj shkrimesh që i kushtoheshin "udhëheqësit të lavdishëm" Edi Rama. Ndër këta tituj po shkëpus shkurtazi vetëm disa: "Programi i Ramës përçon siguri....", "Domosdoshmëria e platformës Rama", "Manifesti i politikës së re", "Lereni Edi Ramën të punojë e ...", "Statura e liderit të PS-së", "Platforma Rama - kalimi te platforma moderne nacionale", "Vendimi për shkarkimin e Ramës i takon elektoratit...". Nuk po përmend titujt e mëdhenj që përçojnë vendimet e kongresit "historik", për "bojkote" e për "rrëzimin" e platformave të kundërshtarëve e as titujt me të cilët kjo gazetë sulmon Sali Berishën, Ilir Metën dhe "armiqtë" e tjerë të Edi Ramës.
Nëse do të marrim e të lexojmë "Zërin e popullit" të kohës së diktaturës, nuk do të gjenim kaq shumë artikuj që lartësonin kultin e diktatorit. Po të vërejmë shtypin gjerman të kohës së LDB-së, nuk do të gjenim kaq shumë tituj vlerësues për Adolf Hitlerin. Por edhe gazeta "Pravda" nuk besoj se në një ditë kishte rezervuar ndonjëherë në historinë e saj kaq shumë tituj dhe artikuj në shërbim të kultit të një individi, qoftë ky Lenini, Stalini ose Hrushovi.
Po ç'ndodh me një pjesë të medias së Tiranës në kohën e sotme kur Shqipëria përpiqet të ndërtojë një rend demokratik europian?! Si është e mundur që një gazetë "e pavarur" i përkushtohet kaq shumë kultit të një individi?! A ka lidhje kjo vërtet me "idealizmin" e gazetarëve dhe botuesit të saj, apo me interesat mafioze të përfitimit në biznese e në lejet e ndërtimit që jep bashkia e Tiranës?!
Nëse në diktatura, të çdo lloji, të majtë ose të djathë, shërbimi ndaj tyre është i gërshetuar me interesa e me një farë idealizmi, në kohët e sotme shërbime të tilla lidhen thjesht me interesa të jashtëligjshme, me afera korrupsioni, që i rrjepin taksapaguesve dhjetëra milionë euro ose dollarë. Në kohët e sotme botuesit dhe gazetarët nuk janë të izoluar nga bota tjetër e informacionit dhe e dijeve si në diktaturë. Ndaj dhe ata vullnetshëm e me vetëdije i shërbejnë "diktaturës së korrupsionit", për të ndërtuar piramidën e pushtetit. Koço Kokëdhima e njeh këtë rregull më mirë se kushdo tjetër. Ndaj dhe i duhet Edi Rama, ashtu siç ai i duhet Edi Ramës. Ky raport interesash ia kthen atij gazetën nga "e pavarur" në një dacibao kineze të shekullit të XXI.
Ndërsa përfituesi më i madh nga privilegjet që krijon kryetari i bashkisë së Tiranës është Gramoz Ruçi. Ai brenda partisë luan rolin e seleksionimit të "miqve" dhe "armiqve" të partisë së tij e të Edi Ramës. Në kongresin e së shtunës Ruçi duke folur për zgjedhjet, që në hapje të tij thoshte se "PS nuk ishte në këto zgjedhje përballë PD-së, por ishte përballë shtetit, përballë administratës që u soll si ushtri, përballë të burgosurve të liruar dhe matrioshkave të KQZ-së, ndaj s'mund të flitet për rezultat zgjedhjesh". Domethënë ai përcaktonte linjat, në të cilat duhej të vijonte punimet e tij "Plenumi", që do të miratonte platformën dhe kandidatin e vetëm Rama, për t'u zgjedhur si kryetar i partisë.
Por sado të përpiqet Ruçi, Majko, Koço Kokëdhima e të tjerë trojefitues për ndërtime pallatesh, është e sigurt se PS nuk do të fitojë me këtë mënyrë veprimi. Ajo ose do të duhet ta largojë Edi Ramën nga kreu i PS-së e më pas nga kreu i bashkisë së Tiranës, ose do të duhet të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në opozitë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi