Ben Blushi pas furtunës

Shko poshtë

Ben Blushi pas furtunës

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 31, 2009 9:56 pm

Ben Blushi pas furtunës

Lavdrim Lita
Ora e kurdisur sipas sahatit të Bashkisë

Përpara se të flasim për Ben Blushin duhet të themi dy fjalë për iniciativë e guximshme që ndërmori televizioni “Ora Neës” për të thyer disi censurën e Egoarkut Rama gjatë Kongresit të PS-së. Kryefjala e çdo shoqërie demokratike është shërbimi i informimit të qytetarit për çdo eveniment, edhe pse ajo mund të jetë një farsë allasoj, jo për faj të tyre. Një fjalë për ta: hallall! Qytetarët panë se si Pallati i Kongreseve ishte paralizuar nga narkoza që u kishte përgatitur befas I Papranueshmi. Midis blozës që shpërhapi Rama diçka tërhoqi vëmendjen më shumë se gjithçka, ishte fjalimi i politikanit të majtë Ben Blushit, që u pëlqeu për koordinimin dhe pasqyrimin. Kuptohet vetiu, se na pëlqeu, aq sa mund të pëlqehet, edhe pse pati kundërshtime sporadike në sallën e Kongresit. Afërmendsh gjykoj - për nga kahu intelektual - se kundërshtimet janë më të hijshme, më interesante se ovacionet e parashikueshme teatrale për kryetarin Rama, që ngriti volumin e zërit të tij për të sugjestionuar një grup delesh konformiste, që në vend të pasthirrmave be-be-be, bërtisnin “Rama kryetar, Rama kryetar”. Mirëpo figura e Blushit, edhe pse e kemi stigmatizuar shumë, duket se është intuita mes mendjeve të verbuara të dashurisë mbas diktatorëve punistë që ka jo parti. Sot Blushi gjendet në situatën e atij që ka një orë që funksionon rregullisht në një qytet ku të gjitha sahatet kanë disa minuta mbrapa. Në rastin e Partisë së Edi Ramës, me çfarë u pa pardje në kongres, duket se është disa dekada prapa. Ben Blushi e di se sa është ora fiks, por pse të gëzohet? Të gjithë në atë sallë e kurdisin orës sipas sahatit të Bashkisë. Tashmë Ben Blushi pas furtunës së parë, që besojmë se do të pasohet edhe nga të tjera më të rrezikshme, ka tre alternativa. 1. Alternativa e parë është ajo e mbajtjes gjallë të frymës së oponencës të atyre 300 delegatëve spartanë që thotë se e mbështesin në një reformim të PS, pa Ramën si kryetar, për t’iu rikthyer vlerave të së majtës socialiste, të zhbëra tanimë nga Egoarku. Madje ka mundësinë të kanalizojë pakënaqësitë që do të vijnë patjetër në parlament nga disa qëndrime të pakuptimta e më komandë prej Bashkisë së Tiranës e të marrë kryesimin e liderit verbal të opozitës në parlament, duke u faktorizuar kështu më shumë si një alternativë e fortë e me moral ndër socialistë kundër kryetarit aktual Edi Rama, meqenëse zgjedhjet lokale do të ndryshojnë jo pak balancat e pushtetit në disa qytete të Shqipërisë. Në rast humbjeje të Bashkive të mëdha, Edi Rama do të jetë papara një psikoze humbje që do ta infektojë të gjithë partinë, e doemos do të kërkojnë një shpëtimtar tjetër. Do apo s’do Edi Rama. 2. Alternativa e dytë është shkëputja e tij bashkë me disa drejtues të tjerë të PS në një formacion po të majtë, por jashtë partisë së Edvinit. Një lëvizje që do të rizgjojë mendjen e paralizuar nga narkoza që Rama u bën përditë, me politikën e derës së Bashkisë dhe të deklarata-kracisë. Ai ka një shans, nja as nën mëngë, që është heshtja e Fatos Nanos kundrejt sulmeve të Egoarkut. Kur Rama ta kalojë kufirin e sulmeve ndaj Nanos do të shohim një valle tjetër, më të shpejtë e më vërtitëse, që rrezik do t’ia marrë mendjen Ramës. Kjo nuk është fantapolitikë, por prisni e do të asistoni në një toksh të egër. Dhe mes dy veta që zihen, fiton i treti - pra Blushi - duke magnetizuar kështu drejt vetes edhe shumë nanoistë të regjur në një aleancë kundër Të Papranueshmit. Ky është një opsion paksa i vështirë me qëndrimet hermetike që ka deri më sot Blushi kundrejt Nanos, por ky i fundit do mund t’i jepte kapitalin e tij që ka në bazën socialiste të rretheve. Prandaj nëse Blushi synon partinë, duhet të zbutet e të përthyhet në disa qëndrime. 3. Alternativa e tretë është ulja e kokës përpara Egoarkut dhe vëllezërve që e ndjekin në çdo moment nga pas. A do të bëhet një prej tyre? Blushit i mjafton të presë pak, me një biçak, gishtin e vogël dhe do të lidhet si vëlla me Edi Ramën për një shikim të politikës përtej të majtës dhe të djathtës. Më tej do të vijë faza e lajkave për kryesinë e Partisë Socialiste, ndonjë intervistë publike gjithashtu lavdëruese për partinë dhe udhëheqjen e do të vijohet më tej pa revizionizma drejt “fitores së plotë të proletariatit”.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi