Anna Di Lellio:Kosova përsëri nuk është e qetë

Shko poshtë

Anna Di Lellio:Kosova përsëri nuk është e qetë

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Sep 02, 2009 9:39 pm

Kosova përsëri nuk është e qetë

Anna Di Lellio


Nën "pavarësinë e mbikëqyrur" të realizuar në shkurt të vitit 2008, Kosova përsëri nuk është e qetë. Arkitektura institucionale, që e mbikëqyr Republikën e Kosovës - një përfaqësues civil ndërkombëtar, misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX dhe misioni i OKB-së, UNMIK - gjithnjë dukej e ndjeshme. Tani ajo ka filluar të ketë çarje. Për të parën herë prej marsit të vitit 2004, një pakënaqësi e thellë publike për praninë ndërkombëtare në Kosovë po del në sipërfaqe. Para pesë vjetësh, trazirat e dhunshme e ridrejtuan frustrimin e përshkallëzuar të shqiptarëve me protektoratin e Kombeve të Bashkuara kundër pakicës serbe. Atëherë, sikur edhe tani, zyrtarët nuk i kuptuan shenjat e para të tensioneve. Gjatë javës së fundit, Lëvizja Vetëvendosje i dëmtoi disa makina të EULEX-it. Shkaku për aksion ishte "protokolli për bashkëpunim policor" ndërmjet Serbisë e EULEX-it. Por, zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk e mbështetën atë, që ata besojnë se është shkelje e sovranitetit. Këtë nuk e ndihmoi edhe deklarata e ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, në një intervistë ku tha se protokolli tregon se Kosova është Serbi. Është shumë shqetësuese, që një Lëvizje si "Vetëvendosja", që ishte e përkushtuar për taktika paqësore të protestave, tani e ka përqafuar dhunën. Më shqetësuese është se shumë shqiptarë, që i kishin dënuar aksionet e Lëvizjes "Vetëvendosje", e ndajnë të njëjtën pakënaqësi të thellë për praninë ndërkombëtare në Kosovë. Ata e shohin atë si arbitrare dhe jodemokratike. Ata e kanë poentën e tyre. Në Prishtinë, aktivistët e Vetëvendosjes, përgjegjës për vandalizëm, janë arrestuar menjëherë dhe me një paraqitje të pazakonshme të brutalitetit policor. Saktësisht në të njejtën kohë, në lagjen veriore, Kroi i Vitakut, Policia e EULEX-it nuk ka bërë arrestime ndër turmën e serbëve të tubuar, që sulmuan ndërtuesit e shtëpive të shqiptarëve, të shkatërruara në vititn 1999. Por, jo vetëm kaq. Policia e bllokoi këtë hapësirë dhe e ndali rindërtimin. Kjo sjellje është e papranueshme sipas të gjitha standardeve. Edhe nëse EULEX-i mbetet status-neutral, ai ende duhet ta mbrojë të drejtën e refugjatëve për t'u kthyer në shtëpi, siç qëndron në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por, këtë nuk e bën për shqiptarët në veri të Kosovës, për shkak të mungesës së kontrollit në këtë rajon. Përfaqësuesi ndërkombëtar civil dhe UNMIK-u kanë autoritet vetëm ndaj pjesës jugore të Kosovës.
The Guardian
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi