Xhenc Bezhi: Punë për ju

Shko poshtë

Xhenc Bezhi: Punë për ju

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 08, 2009 4:29 am

Xhenc Bezhi

Punë për ju

Rrënjët e djallit
Na kanë dalë për fushë
Me filiza tija
Rrugët na janë mbush

Kah pat humbë një kohë
Bota bënte seri
Të moshuarit thonë
A kanë futë në njeri

Tash n´demokraci
Zgjidhni vetë besimin
N´daç besoni në lindjen
N´daçi në perëndimin

N´daç besoni në zotin
N´daçi në shejtanin
N´daç hani derrin
N´daçi kryelanën

N´daç pini qaj rusi
N´daçi raki rrushi
N´daç ecni para
N´daç rrini askushi

N´daç shkoni në kishë
N´daç shkoni në xhami
N´daç thuani - Ati ynë
N´daçi teravi

N´daç hipni gomarit
N´daçi mercedesit
Si bëfshi e gjetshi
Dhe si shtrofshi fjetshi

S´po dua me shitë mend
Por një punë e di
Se po pati djall
Ka dhe Perëndi
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi