Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Benedikti XVI kthen vëmendjen nga ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit

Shko poshtë

Benedikti XVI kthen vëmendjen nga ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit Empty Benedikti XVI kthen vëmendjen nga ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:02 pm

Benedikti XVI kthen vëmendjen nga ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit

Kritikë për shfrytëzimin e botës nga njeriu

“Kur Zoti, përmes Krijimit, i dha njeriut çelësat e Tokës, shpresonte se ai do të dinte ta përdorte këtë dhuratë të madhe, duke e shfrytëzuar me përgjegjësi dhe respekt”. Me këto fjalë kritike për shfrytëzimin e botës nga njeriu, Papa Benedikti XVI iu drejtua dje një grupi nga organizatorët e Pavionit të Selisë së Shenjtë në Expozitën Ndërkombëtare të vitit 2008 në Saragoza të Spanjës, të cilët i priti në audiencë në Kastelgandolfo. Kujtojmë se ekspozita pati si temë atë të ujit. “Sot, më tepër se kurrë, nënvizoi Papa, duhet t’i ndihmojmë personat ta konsiderojnë Krijimin shumë më tepër se një burim të thjeshtë pasurish për t’u shfrytëzuar nga duart e njeriut”. Në fjalimin e shkurtër që u mbajti, Benedikti XVI i falenderoi organizatorët për ngritjen e pavionit, i cili ka qenë njëri nga më të vizituarit e më të vlerësuarit. Shpresojmë, tha Ati i Shenjtë, që ai të ketë ngjallur reflektimin e duhur mbi vlerën e ujit për jetën e njerëzimit. Duke cituar enciklikën e tij të fundit, “Caritas in Veritate”, Papa Racinger u ndal në marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë ndërmjet kujdesit për natyrën dhe respektit për kërkesat etike të natyrës njerëzore. Kur respektohet ekologjia e njeriut, edhe ajo ambientale përfiton, theksoi Ati i Shenjtë. Njeriu zbulon vlerën e brendshme të natyrës, nëse mësohet ta shohë atë ashtu siç është në të vërtetë, shprehje e një plani dashurie, që na flet për Krijuesin e për dashurinë e tij për njerëzimin.
Mesazhet e Benediktit XVI dhe të Patrikëve Bartolomeu I e Kirill për Kuvendin ekumenik të organizuar në Boze/Filloi dje në Boze të Italisë edicioni XVII i Kuvendit ekumenik ndërkombëtar i përshpirtësisë ortodokse organizuar nga Manastiri i Bozes mbi temën e luftës shpirtërore në traditën ortodokse. Marrin pjesë përfaqësues të Kishës Katolike, të Patriarkatit të Moskës, të Kishave të tjera ortodokse e lindore dhe delegatë të Bashkimit anglikan e të Këshillit ekumenik të Kishave. Në një telegram me firmën e kardinalit-sekretar të Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone, Papa uron që ky takim të rigjallërojë vetëdijen mbi vlerën e luftës shpirtërore si pasojë e dashurisë së Krishtit dhe të zgjojë dëshirën për jetën oshënare në brezat e rinj. Kuvendit i kanë dërguar mesazhe edhe Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I dhe Patriku i Moskës e i të gjitha Rusive, Kirill. Për Bartolomeun I këto takime janë dëshmi e qartë e kontributit unik të monakizmit në marrëdhëniet ekumenike ndërmjet konfesioneve të ndryshme të krishtera. Për Kirillin, tema e luftës shpirtërore është themelore, pasi prek thelbin e jetës së kujtdo që dëshiron ta ndjekë Krishtin deri në fund. Se ç’do të thotë luftë shpirtërore, në mikrofonin e radio Vatikanit, flet priori i Bozes, Enco Bianki: “Kemi të bëjmë me atë luftë, që duhet të bëjmë në gjymtyrët e në trupin tonë për të kundërshtuar prirjen drejt së keqes, e cila ekziston te çdo njeri. Është e ashtuquajtura “luftë kundër tundimeve”. Ne njerëzit kemi gjithnjë brenda vetes mendime e sugjestione të mira e të këqija. Duhet t’i dallojmë nga njëra-tjetra, të realizojmë mendimet e mira që na vijnë nga Shpirti i Shenjtë. Nga ana tjetër, duhet të luftojmë ato që vijnë nga Djalli e sidomos, nga të qenit mëkatarë”.
Papa Benedikti XVI do të takohet me artistët më 21 nëntor/Më 21 nëntorin e ardhshëm, Papa Benedikti XVI do të takohet me artistët në Kapelën Sikstina në Vatikan. Do të jenë të pranishëm piktorë, skulptorë, arkitektë, muzikantë, mjeshtër të teatrit dhe të kinemasë. Takimi u paraqit dje paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit nga kryetari i Këshillit Papnor për Kulturën, mons. Xhanfranko Ravazi, nga drejtori i Muzeve të Vatikanit, prof. Anxhelo Paoluçi dhe nga i ngarkuari i Departamentit mbi Artin e Fenë në Këshillin Papnor të Kulturës, mons.Paskuale Jakobone. Që në një artikull për gazetën “L’Osservatore Romano”, drejtori aktual i Muzeve të Vatikanit, Anxhelo Paoluçi shpjegon se me këtë gjest, Ati i Shenjtë dëshiron të vazhdojë traditën e krijuar nga Papa Pali VI, i cili, sapo u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, deshi të takohej me artistët. Takimi i parë u zhvillua po në Kapelën Sikstine, më 7 maj 1964, datë e paharrueshme në marrëdhëniet ndërmjet Kishës dhe artit bashkëkohor. Fjalimi që mbajti atëherë Papa Pali VI propozon një doktrinë mbi estetikën, të destinuar të mbetet një nga faqet më të lavdishme në historinë intelektuale të katolicimit të 900-ës, shkruan Paoluçi. “Duke u nisur nga vetëdija mbi prishjen, në dukje të pandreqshme, të marrëdhënieve ndërmjet Kishës dhe botës së artit e duke ofruar kushtet për një miqësi të re, Papa – kujton drejtori i Muzeve të Vatikanit – pohonte lirinë e artistit, respektin për forcën rinovuese të shprehjes dhe e bënte këtë me fjalë të ashpra kritike kundër institucionit, që përfaqësonte: “Ju kemi imponuar si rregull të parë imitimin – thoshte Pali VI – juve, që jeni krijues, ju kemi trajtuar si jo më keq, kemi pranuar surrogate, oleografi, vepra arti me pak vlerë, që kushtojnë pak, e kështu, përfunduam edhe ne në rrugë të dyshimta, ku arti e bukuria, por ç’është më keq, kulti i Zotit u shërbyen keq”. Në fund, në faqet e “L’Osservatore Romano”-s, Anxhelo Paoluçi kujton se në atë dokument të paharrueshëm, Pali VI ngrinte në qiell misionin e artistit, i cili duhet ta bëjë të dukshme gjithçka është trashendente, e pashprehshme, e patregueshme me gojë, në liri të plotë, por edhe duke marrë përsipër përgjegjësinë e tij si krijues. Përpjekja për t’u lidhur sërish me botën e artit u nënvizua sot nga kryetari i Këshillit Papnor për Kulturën, mons. Xhanfranko Ravazi, i cili vuri në dukje edhe një herë se dialogu ndërmjet artit e Kishës është bërë i vështirë: “Arti ka shkuar drejt eksperimenteve gjithnjë e më të sofistikuara, nganjëherë edhe të pakuptueshme. Kërkimet e tij stilistike kanë qenë gati ekskluzive, qëllim në vetvete, autoreferenciale. Nganjëherë është orientuar drejt provokimit, por sidomos e ka vendosur në një raft plot pluhur gjithçka përbënte kodin e madh fetar”.
Marrë nga Radio Vatikani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi