URIME FESTAT - GËZUAR ROBËRINË!

Shko poshtë

URIME FESTAT - GËZUAR ROBËRINË!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jan 06, 2009 8:12 pm


Shkruan: Shefki OLLOMANI

Post Festum:
[size=25]URIME FESTAT - GËZUAR ROBËRINË!

Festat e Nëntorit erdhën, u festuan, u lavdëruan, u lartësuan, u përkujtuan dhe shkuan, kurse varfëria, përçarja, copëtimi dhe robëria mbetën!
Kështu ishte dje dhe kështu mbeti sot. Dhe kështu do të jetë edhe nesër, edhe Nëntorin tjetër, sepse Shqiptarët i biejnë të njëjtit fyell, të njëjtit tupan dhe hedhin të njëjtën valle qe 95 vjet me rradhë!

Shqiptarët (qeveritarët, zyrtarët, politikanët, liderët e historianët) rrafsh një shekull po merren me të kaluarën, me të djeshmen, duke mos mësuar asgjë nga e kaluara dhe nga e djeshmja e historisë sonë kombëtare! Ata dijnë vetëm të ankohen dhe të vajtojnë për të kaluarën tragjike të kombit tonë dhe copëtimin e Shqipërisë Etnike! Ata dijnë vetëm të flasin e të shkruajnë për gjendjen e sotme neokolonialiste të Shqipërisë Etnike të robëruar nga sllavo-grekët dhe aq! Ata vetëm dijnë të sjellin konkluzione për varfërinë dhe mjerimin e trojeve shqiptare, përçarjet e liderëve dhe pushtetarëve shqiptarë dhe aq!

Shqiptarët e njohin realitetin tragjik të Shqipërisë Etnike, e dijnë diagnozën e sëmundjes së saj, por nuk janë të gatshëm e në gjendje që ta ofrojnë ilaçin për shërimin e plagëve të Atdheut! Ata flasin e bërtasin çdo Përvjetor dhe pastaj heshtin, bëjnë gjumë tërë vitin! Ata shkruajnë e flasin dy-tre ditë para Festave të Nëntorit për çështjen kombëtare shqiptare dhe pastaj festojnë e ngrejnë dolli për këtë çerek Shqipërie të cunguar që na ka mbetur!

Shumë u fol e u përfolë këto ditë para dhe gjatë Festave të Nëntorit për të kaluarën, për historinë e përgjakur e dramatike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Pak u fol e u shkruajt edhe për të tashmen tragjike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Por asgjë, fare asgjë nuk o fol dhe nuk u shkruajt nga titullarët kompetentë: politikanët, liderët, historianët, akademikët e intelektualët tanë për ardhmërinë, për perspektivën, për rrugën që duhet të ndjekë kombi ynë për të çliruar dhe ribashkuar Trojet e copëtuara e të robëruara Shqiptare të Shqipërisë Etnike!

Të gjithë folën e shkruajtën për të kaluarën, shumë pak për të tashmen dhe aspak për të ardhmen! Pushtetarët dhe intelektualët shqiptarë duan ta lënë kombin dhe Atdheun tonë pa të ardhme, pa liri, pa ribashkim, pa sovranitet e dinjitet kombëtar! Askush nuk guxoi ta thotë një fjalë se çka duhet të bëjmë sot që të kemi një të ardhme nesër! Udhëheqësit shqiptarë dhe akademikët e intelektualët e kombit tonë nuk kanë ideal kombëtar dhe nuk kanë guxim qytetar që të flasin e të shkruajnë hapur, pa dorëza, për të ardhmen e kombit dhe Atdheut të vet! Vetëdija dhe ndërgjegjja e tyre kombëtare është nën çdo nivel normal!

Kur lexojmë e dëgjojmë, kur shohim e analizojmë të tashmen, të sotmen e popullit dhe Atdheut tonë, e kemi bukur të lehtë që ta vlerësojmë të kaluarën dhe ta parashikojmë të ardhmen e tij. Kur vërejmë çdo ditë sjelljen antipopullore e antikombëtare të parlamentarëve dhe të qeveritarëve tanë në Tiranë, Prishtinë e Shkup, e kemi shumë të lehtë që të konkludojmë se përse populli ynë dhe Atdheu i tij gjenden në këtë gjendje të mjerueshme politike dhe ekonomike! E kuptojmë fare lehtë se përse nuk fituam dje, përse nuk fitojmë sot dhe përse është në pikëpyetje që do të fitojmë edhe nesër lirinë dhe ribashkimin kombëtar të Atdheut tonë të pushtuar!

Pushtetarët shqiptarë nuk çajnë kokën për çlirimin dhe ribashkimin e Atdheut! Atyre nuk u ha palla për varfërinë dhe vuajtjen e popullit! Atyre nuk u bëhet vonë për asgjë! Ata vetëm kujdesen për pasurimin dhe karrierën e tyre politike! Kurse, mjerisht, populli ynë manipulohet lehtë, mashtrohet në vazhdimësi dhe votën ua jep xhelatëve të vet!

Për të dalë nga situata e pushtimit, robërisë, copëtimit dhe mjerimit ekonomik, për t’i dalë zot popullit dhe Atdheut dalin, herë pas here, në skenën politike dhe ushtarake disa grupe, organizata, parti dhe ”ushtri”, të cilat, të udhëhequra nga idealistët dhe atdhetarët më të devotshëm të këtij populli, janë përpjekur dhe përpiqen që ta shpëtojnë popullin dhe Atdheun nga kjo gjendje katastrofale në të cilën gjendet aktualisht. Mirëpo, me gjithë sakrificat dhe flijimet e panumërta fitorja nuk është arritur, por pishtari i lirisë është mbajtur ndezur, falë gjakut të dëshmorëve të kombit. Ky flakadan lirie na jep shpresë e forcë se liria dhe ribashkimi kombëtar është i mundur dhe nuk është shumë larg.

Por këta idealistë e luftëtarë lirie, nga qeveritarët shqiptarë dhe miopët e ndryshëm politikë që veten e quajnë intelektualë, analistë e çkamos, etiketohen si : ”leckamanë”, barkcullakë”, ”kalamaj”, ”studentë të dështuar”, ”aventurierë”, ”naivë”, ”ekstremistë”, ”njerëz me maska e thasë në kokë”, ”terroristë”, dhe shumë epitete tjera denigruese, me qëllimin e vetëm që këta patriotë e liridashës t’i izolojnë nga populli dhe të pamundësojnë realizimin e programit të tyre për çlirim e ribashkim kombëtar të popullit e të Shqipërisë Etnike.

Dhe, fatkeqësisht, deri tani kanë pasur sukses në veprimtarinë e tyre pacifiste, disfatiste dhe antikombëtare! Tani për tani taborri anti-bashkim kombëtar është në epërsi! Qoftë faktori i brendshëm, qoftë ai i jashtëm janë kundër ribashkimit të Shqipërisë Etnike! Ndaj duhet shumë punë, shumë organizim, shumë propagandë dhe shumë sakrifica tani dhe në të ardhmen për t’i kthyer këto dy faktorë në përkrahje të zgjidhjes së drejtë e përfundimtare të Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan.
Edhe këtë Nëntor festash kombëtare u gëzuam për 2 ditë dhe do të vuajmë për 12 muaj, deri në Nëntorin e vitit 2008. Dhe kështu rutinë, qark vicioz festimi dhe robërie! Dhe raporti liri - robëri është 12 me 2 për robërinë! Ky është realiteti i hidhur e real i kombit tonë dhe Shqipërisë sonë të copëtuar! Prandaj, me njërën gotë në dorën e djathtë, plot shend e verë, ngritëm dollinë e ëmbël sheqer: Urime Festat!, kurse me tjetrën gotë në dorën e majtë, vetëm pas pak, ngritëm dollinë tjetër farmak: Gëzuar Robërinë!

Pra, Urime Festat - Gëzuar Robërinë!, Shqipëria ime luftarake dhe paqësore, vend i shqiponjave dhe korbave, vendi i kontrasteve dhe çudirave, vendi paradoksal i paradokseve!

Dhjetor 2007
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi