Ja si duhet të depërtohet në tregjet e tjera

Shko poshtë

Ja si duhet të depërtohet në tregjet e tjera

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 15, 2009 11:02 pm

Ja si duhet të depërtohet në tregjet e tjera

Ramiz Kelmendi
Në vitin 2017 qarkullimi do të jetë 600 milionë euro

Zhvillimi më i madh dhe më me hov në gamën e shumtë të prodhimeve vendore në tregun e Kosovës dhe jashtë tij, duhet të shihet në varësi edhe nga përpunuesit e prodhimeve. Iniciativa për ngritjen e këtij hapi dhe, pse mos të themi, e kësaj ndërmarrjeje tejet me vlerë dhe me rëndësi të veçantë, sidomos për mëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë familjare, kërkon dije profesionale të gjithanshme, pastaj përkrahje financiare dhe investim në kohë. Për ta arritur qëllimin e përbashkët dhe të ndërsjellë do të na duhej, përveç parametrave të mirëditur ekonomikë, edhe inteligjenca emocionale e racionalizuar. Se projekti që sot po e shpalosim para Jush, është paraparë të përfundojë për pesë vjet. Kësodore, vlera e investimeve e këtij projekti është 37.6 milionë euro. Qarkullimi i prodhimeve vendore në vitin e parë të punës, pra, në vitin 2012, do të jetë 30 milionë. Pra, qysh në vitin e parë të veprimit, kemi eksportin në vlerë prej 22milionë eurosh. Ndërsa, në vitin e dytë, qarkullimi do të jetë 250 milionë, kurse në vitin e pestë, pra, në vitin 2017, kur edhe përfundon projekti, do të arrihet qarkullimi afër 600 milionë eurosh, me çka 35 për qind ose 210 milionë gjenerohen nga pjesëmarrja e prodhimeve kosovare. Natyrisht, që në nismë, projekti ka hasur në përkrahje të mirëfilltë , duke na inkurajuar organizmat qeveritarë, në krye me presidentin e vendit, z. Fatmir Sejdiu, kryetarët e partive politike, Ministrinë e Tregtisë, prodhuesit vendorë dhe asociacionet e tjera ekonomike. Me të parë njëmend arsyeshmërinë zhvillimore dhe ekonomike, projekti është mirëpritur nga bankat, siç është “Raiffaisen”, “Procredit” dhe Banka Evropiane për zhvillim. Realizimi i plotë i projektit do të bëhet duke depërtuar në tregjet rajonale, me theks të veçantë në tregun e Shqipërisë. Është ky rast i mirë, pse të mos të themi edhe i mrekullueshëm dhe i domosdoshëm për shtimin e prodhimtarisë, krijimin e përhershëm të vendeve të reja të punës, sepse po rrisim industrinë përpunuese të lehtë e, bashkë me këtë, edhe ekonominë familjare. Kjo që ne sot e quajmë nismë, por që nesër do të bëhet realitet, do të ishte e paimagjinuar sikur të mos ishte ndërtimi i autostradës Durrës-Vërmicë, e cila, duke e shtuar lëvizshmërinë e qytetarëve, shtoi edhe fuqinë konsumuese të tyre, për plasimin e prodhimeve tona në Shqipëri. Por, bileta e qarkullimit dhe lëvizshmërisë nuk është prerë vetëm për një drejtim. Bileta është prerë për të dy kahet. Prodhimet vendore të Shqipërisë do të jenë njësoj të plasuara në Kosovë. Duke vepruar tash e 20 vjet në Kosovë,” ELKOS GROUP” është dëshmuar se ka fuqi dhe mundësi që projektin në fjalë ta realizojë për së mbari dhe, prandaj, të jetë bartëse e tij. Kemi menduar që projektin ta realizojmë përmes investimeve të formës kreditore, aksionare, huas a garancionit nga prodhuesit kosovarë. Për këtë qëllim, kemi krijuar departamentin e prodhimit të brendit të çdo prodhuesi, i cili dëshiron të kyçet në këtë ndërmarrje, që është e para e këtij lloji dhe veprimi në Kosovë. Sikur që përmendëm më lartë, arritja e vlerës së 210 milionë për pesë vjet do të duhej të përcjellë investimet e ndërsjella, për t’u arritur objektivi i shënuar.
Nisma e tillë ka qëllimin e përbashkët, pra uljen e deficitit tregtar. Sepse, me vlerat e sipërcekura, do të kontribuohet në uljen e deficitit tregtar me shtetet e rajonit dhe shton bruto produktin vendor.
Depërtimi dhe pastaj përfitimi i tregut të Shqipërisë ngrit shitjen, me ç’rast zgjeron kapacitetet prodhuese vendore, që, padyshim,shton edhe qarkullimin brendapërbrenda tregut kosovar. Me qenë se në vitin 2017 qarkullimi do të jetë 600 milionë euro, lidhshmëria dhe besueshmëria reciproke do të jetë bazë e mirë e zhvillimit te prodhimeve vendore, sepse do të ngrihen kapacitetet degustuese në qendrat e ETC-ve në Shqipëri dhe Kosovë, ku qytetarët e të dyja vendeve do binden në cilësinë e prodhimeve dhe artikujve të kërkuar, që do të kenë ambalazhim bashkëkohor dhe paketim që kënaq nevojat e dyqaneve dhe konsumatorëve të tyre. Vetëm kjo do të jetë kusht dhe standard i domosdoshëm për t’u bërë pjesë e firmës tonë dhe tuaj. Në Shqipëri objektet do të fillojnë së ndërtuari në muajin maj 2010, ndërsa do të përfundojnë në qershor të vitit 2011. Ndërkaq, puna me kapacitet të plotë në këto objekte do të nisë me fillimin e vitit 2012, ku punë do të gjejnë mbi 1.580 vetë. Krejt në fund të kësaj fjale, kam kënaqësinë që së pari Ju prodhues dhe përpunues të nderuar të prodhimeve vendore, më parë se konsumatorët, keni privilegjin të informoheni se pikërisht këto ditë me prodhuesin vendorë të bulmetit është ndërtuar brendi i jogurtit të një litre prej 2 milionë, që do të shiten për një vit përmes “ELKOS GROUP”. Ky prodhim është bërë i mundur pas shumë testimeve, që kanë zgjatur më shumë se tre muaj. Rasti tjetër, i cili gjendet në raftet e shitjes, është prodhuar nga “Medruplast” me po të njëjtat kushte. Ndërsa, aktualisht, jemi në bisedime për miratimin e prodhimeve të prodhuesve të tjerë vendorë, siç është “Camel” në Mitrovicë dhe “Bonita” në Lipjan.
(Ky tekst është nga fjalimi autorit I mbajtur para prodhuesve të Kosovës, në Pejë.)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi