Vota për parti, për interes dhe për inat!

Shko poshtë

Vota për parti, për interes dhe për inat!

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Sep 23, 2009 10:52 pm

Vota për parti, për interes dhe për inat!

Kastriot Shehdadi


Dy viteve të fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e fundit në Kosovë që bëheshin në rang qendror dhe lokal po u afron koha derisa ndërkohë jemi në prag të fushatës tjetër për zgjedhje vetëm në nivel lokal. Nga koha e fundit e zgjedhjeve kanë mbetur kujtimet ndërsa për ata me kujtesë më të dobët apo që i konsiderojnë ato zgjedhje si diç të shkuar, ka ende në mjedise kur kujtojnë se zgjedhjet shkuan por që kanë ndjesinë se zgjedhjet po vijnë! Janë pllakatat e mbetura, janë grafitet, ka edhe me përmbajtje ofenduese të adresë të ndonjë lideri që pa hyrë në fushatën tjetër të kujtojnë dhe njëherësh të paralajmërojnë për një agresion politiko-propagandistik të mundshëm që do ndodhte në ditët e ardhshme! Akuza, kundërakuza partiake, por jo vetëm rivalitete ndërmjet partive por rivalitete edhe përbrenda subjektit! Kjo tregohet në rebelimin, nëse mund të thuhet kushtimisht të disa nëndegëve por edhe në ndonjë degë për mospërfillje preferencash dhe vendosmëritë që sipas llogarive të tyre kanë sjellur vendimet partiake në qendër. Kemi Lipjanin, Prizrenin, nëndegë masive në Drenicë që publikisht kanë dalur me qëndrim dhe shpërfillje ndaj vendimeve të selive të partive në qendër por dhe të tjera shpërfillje që janë të heshtura! Qëndrimet e këtyre të fundit, shumëkush prej tyre nga droja se mos humb ndonjë pozicion partiak që i humb dhe mundësitë reale për ndonjë pretendim që nga ulësja në asamble deri te posti politik, nuk i shprehin zëshëm por në murmëritje dhe qëndrime të heshtura shprehen!Nuk dihet, sipas koncepteve të disa të tjerëve se cilat mund të jenë koalicione parimore apo natyrale, e cilat jo! Por, lehtë konstatohet se ambiciet personale propagandohen jo vetëm në emër të konformizmit profilizues të deklaruar partiak por edhe të ambicieve të të qenit “bërësit e politikës”! Kush nuk ka këto hapësira “bërëse” mërmërin derisa të tjerët pretendojnë por me dyshimin nga rrethi dhe për më shumë nga koalicioni apo koalicionet! Po, kujt atëherë duhet besuar?! Më shumë se vetes, prapë se prapë askujt!Por, si, pyet ndokush më kurreshtar dhe pretendues karrige?! Ka nga ta që duke mos besuar nga kandidati dhe kandidatët, për kryetarë komunash apo këshilltarë në këtë rast,shprehin besimin se u mungon mbështetja e plotë e shumicës së elektoratit, si shumicë për vota të mjaftueshme për karrigë! Elektorati,prej përcaktimeve të të të cilëve varen kush do menaxhojë dhe përfaqësojë interesat e përgjithshme në komuna, është i përcaktuar dhe i papërcaktuar,të paktën në dy aspekte! E para,jo në kuptimin e përcaktimit se kë subjekt të votojë, porse a të dilet të votohet?! Pse kjo mëdyshje ndaj këtij përcaktimi që në çdo zgjedhje ka rënie?! Të pyeten më mirë disa prej atyre që nuk mbrojnë interesa të përgjithshme dhe që në lista për tu zgjedhur gjenden që nga paslufta dhe pa ndonjë efektivitet apo rezultat! Apo, këta të pyesin elektoratin që e kuptojnë, e trajtojnë si kapital të madh për kapitalin e tyre pretendues politiko-menaxhues-punëdhënës deri në poste përtej potencave që tejkalojnë edhe ambicie logjike! E dyta çështje, mes tjerash, është përcaktimi për cilën parti dhe kë individ ti rrumbullakësohet emri?! Për këtë përcaktim ka mundësi të shumta tek ne, sepse votohet për partinë që i përket, votohet për inat, votohet për interes jashtë interesit partiak që i përket apo deklarohet se i takon bindjeve të caktuara! Votohet edhe për tjera interesa! Thjesht, kemi një labirinith më shumë se sa duket në dukje të parë! Por, një është e sigurt, pavarësisht se kush do të fitojë për katër vite të ardhshme sepse në demokraci e përcakton sovrani-popull, ky popull në këtë fushatë do më pak fjalime patetike-politike-patriotike sepse nëse jo në stadin e shumëkujt prej politikanëve apo atyre që aspirojnë se merren me politikë, të paktën në atë shkallë të ndonjërit prej atyre, nëse mund të themi figurave, janë më lartë në zhvillimet, ecuritë dhe pjekurinë politike dhe kombëtare!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi