Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haki Ymeri:Rrafshimi i tipareve dalluese brenda kombit tim

Shko poshtë

Haki Ymeri:Rrafshimi i tipareve dalluese brenda kombit tim Empty Haki Ymeri:Rrafshimi i tipareve dalluese brenda kombit tim

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2009 1:20 pm

Rrafshimi i tipareve dalluese brenda kombit tim

Haki Ymeri


Sa herë që bëhesha gati për të shkuar në Shqipëri më kujtoheshin, me radhë, kalimet kufitare. Më parë Tushemishti, pastaj Qafë Thana dhe Bllata e Dibrës, mu këto nëpër të cilat kaloja në Shqipëri. Kjo gjë përcillej me një dëshpërim dhe një shqetësim shpirtëror. Më pengonte ajo diferencë standardi që kishin këto pika kufitare dhe rrugët në të dy anët e kufirit. Tashmë këto dallime janë zbehur shumë.
Më kujtohet hera e parë kur vajta në Shqipëri dhe nata e sogjuar plot gëzim dhe shqetësim, i përcjellë me ca të dridhura. Më interesonte të shihja çdo gjë, madje edhe lisat e gjatë të përshkruar në poezitë e Naim Frashërit. Por duke udhëtuar me një shpejtësi shumë të vogël, aq sa na lejonte rruga e ngushtë dhe me gropa, kot i kërkoja ato. Në vend të tyre më dilnin para syve vetëm shkurre të ulëta. Lisat e Naimit nuk ishin më.
Pastaj vazhdoja të shkoja vite me radhë në Shqipëri. Kaloja nëpër këto tri pika kalimi, herë në njërën e herë në tjetrën, ashtu si më vinte, së pari me makinën time e pastaj me autobus. Mora frikë nga udhëtimi i parë, se fëmijët na dilnin para makinës si Mic Sokoli para grykës së topit, për një çamçakëz. Mund ta merrnin veten dhe ne të gjithëve në qafë. Kjo dukuri filloi të rrallohej gradualisht. Fëmijët ka kohë që janë ngopur me çamçakëzë dhe me makina, të cilat vërshuan nga të gjitha anët në Shqipëri. Nuk i shikojnë më makinat tona, madje as ato të jashtmet, të modeleve të shtrenjta, sepse janë bezdisur edhe prej tyre, veçanërisht në Tiranë, atje ku nga to s`ke të hedhësh as majën e gjilpërës.
Kaloja gjer në Durrës dhe, zakonisht, vendosesha në Plazhin e Durrësit. Brenda këtyre ditëve të pushimit vizitoja qytetete në Veri. Edhe pse kisha ndërmend ta vizitoja Jugun e bukur, sikur humbja forcën dhe nuk bëja ballë të nisesha edhe një herë në rrugën tjetër 7-8- orëshe plot gropa. Kthehesha pa e parë Vlorën, Himarën, Sarandën, Beratin e shumë vende të tjera të bukura të Shqipërisë.
Para ca ditësh vendosa të kaloja në një pikë tjetër kufitare. Ia mësyva Morinës, kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri, aty ku në të dy anët e tij të përcjellin dhe të presin kufitarë shqiptarë. Ishim tre vetë në makinë: nipi im nga Presheva, unë nga Shkupi dhe një shok i nipit tim nga Gjakova. Dajë e nip me pasaporta të dy shteteve të ndryshme, njëri me pasaportë të shtetit serb e tjetri të atij maqedonas, ndërsa gjakovari me letër identifikimi të Republikës së Kosovës. Eu, thashë me vete, tre shqiptarë në një makinë me tri lloje dokumentesh udhëtimi. Por, fakti se shoku nga Gjakova kalonte kufirin me një dokument që shërben për të udhëtuar brenda një shteti, më gëzonte shumë. Më ra në sy edhe frekuenca e madhe e makinave që shkonin e vinin në këtë pikë kalimi. -Për një ditë kalojnë më tepër udhëtarë e makina se ç’kanë kaluar, dikur, brenda disa vitesh, – tha shoku nga Gjakova, që fliste me një entuziazëm të paparë, ndërsa unë mezi pritja mrekullinë që kisha parë në inagurimin e tunelit të Kalimashit dhe të autostradës! Nuk zgjati shumë, arritëm aty. E kaluam për pak minuta. Nuk më besohej se ky tunel pesëkilometrash mund ta shkurtonte kaq shumë një rrugë për kalimin e së cilës janë nevojitur mbi katër orë. Paramendo, i thosha vetes, sa mund kanë dhënë dhe sa kohë kanë humbur ato mijëra gjenerata për ta kaluar këtë rrugë – “parrugë”. Kjo e arritur nuk paguhet me asfarë parash. Lum rinia dhe gjeneratat e ardhshme, thash me vete. Ishte një mrekulli e vërtetë!
Në këtë gjendje kënaqësie dhe entuziazmi, unë ëndërrimtari 72-vjeçar, fillova të evokoja vitet e largëta. M`u kujtua një ditë kur në Prishtinë promovohej një libër i kryetarit të dikurshëm të Shqipërisë, prof. dr. Rexhep Mejdani nga Shtëpia botuese “Toena” e Tiranës. Përpara një auditori të zgjedhur u fol për rëndësinë shkencore të librit që trajton procesin e globalizimit në botë, të mirat, po edhe anët negative që sjell ai, veçmas në kulturat e popujve të vegjël, proces ky aq i vjetër, sa edhe civilizimet e vjetra të njerëzimit. Asohere vendosa të pyesja edhe unë autorin, Kryetarin e dikurshëm të shtetit shqiptar dhe profesorin e nderuar të lëndës se fizikës. Të jem i sinqertë, pyetja ime nuk kishte të bënte shumë me globalizimin e përbotshëm, unë kisha një hall tjetër, rrafshimin e tipareve dalluese brenda kombit tim.
(Autori është profesor ordinar në pension)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi