Sali Berisha:Klima më e favorshme e biznesit dhe e investimeve

Shko poshtë

Sali Berisha:Klima më e favorshme e biznesit dhe e investimeve

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 27, 2009 10:30 pm

Klima më e favorshme e biznesit dhe e investimeve

Sali Berisha


Së pari është një kënaqësi e veçantë t’Ju shpreh juve, Shkëlqesi z. Ali Abdussalam Treki, President i Asamblesë së Përgjithshme, urimet e mia për punën e shkëlqyer për drejtimin e sesionit të 64-të kësaj Asambleje. Gjithashtu do të doja të falënderoja paraardhësin tuaj, zotin Miguel Escorto Brockmann, për punën e bërë në drejtimin e sesionit të 63-të të kësaj Asambleje.
Me këtë rast dua t’ju përshëndes Ju të gjithëve, Shkëlqesi të pranishëm në këtë sallë si dhe të shpreh konsideratën time më të lartë për Ju, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zoti Ban Ki Moon, për profesionalizmin dhe kompetencën e lartë në drejtimin e Kombeve të Bashkuara, kësaj organizate si dhe të njoh kontributin Tuaj personal, të rëndësishëm për suksesin e këtij sesioni.
Ne jemi mbledhur sot pas një viti gjatë të cilit bota u përballë me njërën prej krizave më të rënda financiare dhe ekonomike në historinë e saj. Mblidhemi sërish në një kohë, kur me qindra milionë njerëz në planetin tonë shtypen nga regjime tiranike, ose përballen me varfëri të skajshme, sëmundje dhe probleme të mëdha shëndetësore dhe sociale.
Mblidhemi në një kohë kur konflikte të egra vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme, në disa rajone të planetit tonë. Shqipëria dhe populli shqiptar, mbeten të angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe janë të vendosur për të dhënë kontributin e tyre modest në përparimin e paqes, lirisë dhe sigurisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, luftën ndaj varfërisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit si dhe mbrojtjes së mjedisit.
Shqipëria, si një vend evropian mbetet tërësisht e angazhuar dhe e vendosur të ndërmarre çdo reformë, çdo vendim dhe çdo gjë tjetër që do te lipsej, për anëtarësimin e saj ne Bashkimin Evropian. Rreth 94% e shqiptareve mbështesin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, çka përben një inkurajim dhe detyrim te madh për qeverinë time për ta avancuar ketë proces me shpejtësi. Ketë vjeshtë ne presim vendime pozitive nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian për statusin e kandidatit dhe për shqyrtimin e kërkesës sonë për liberalizimin e vizave.
Shqipëria është vendi i një demokracie të re, por funksionale. Rreth dy muaj me parë, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për të cilat vëzhguesit ndërkombëtar, OSBE/ODIHR, u shprehën se ato përmbushen standardet kryesore të OSBE-së dhe meritojnë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv. Qeveria e re e sapo formuar ka përcaktuar si shtylla kryesore të programit të saj ndërtimin e një infrastrukture të re e moderne për vendin, çuarjen e Shqipërisë ne moshën digjitale, reformimin e sistemit të shëndetësisë, arsimit , luftën me përparësi të madhe kundër varfërisë dhe punësimin e qytetarëve shqiptarë.
Vitin e ardhshëm, ne se bashku do të bëjmë një analizë se ku jemi me plotësimin e objektivave te mijëvjeçarit. Shqipëria ka bërë përpjekje për një progres thelbësor në ketë drejtim.
Në një hark kohor tre vjeçar, rreth 400 000 mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria ndërsa, varfëria ekstreme pësoi një ulje prej rreth 70%. U krijuan dhjetëra e mijëra vende te reja pune, u dyfishua numri i studenteve si dhe ra ne mënyre të ndjeshme vdekshmëria foshnjore.
Vitet 2008 dhe 2009 kanë qenë vitet e krizës më të keqe financiare dhe ekonomike që bota ka njohur që prej Depresionit të Madh. Ekonomia shqiptare i përjetoi pasojat e kësaj krize. Eksportet ranë me 10% dhe niveli i kreditimit ra në mënyrë drastike. Pavarësisht këtyre pasojave, GDP shqiptare u rrit me më shumë se 5 % në gjashtë muajt e parë të vitit 2009; të ardhurat shënuan një rritje prej 8% në krahasim me vitin e kaluar dhe investimet e huaja direkte ishin 59% më të larta se viti i kaluar.
Mendoj se faktorët kryesorë që mbrojtën ekonominë shqiptare nga kriza kanë qenë së pari fakti që Shqipëria ka barrën fiskale më të ulët në Evropë dhe ekonomia është e mbështetur gjerësisht në standarde liberale. Së dyti fakti se qeveria ka investuar në projektet e infrastrukturës në nivelin 10% të GDP-së, në vitin 2009, ose 20% e GDP-së së vitit 2008 u investua në infrastrukturë gjatë dy viteve të fundit të marra së bashku. Së treti reformat e thella për një qeveri të vogël, si rezultat i të cilave Shqipëria tani ka një prej administratave më të vogla për frymë në Evropë dhe në të gjithë botën; dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, klima më e favorshme e biznesit dhe e investimeve, krijuar nga qeveria ime gjatë katër viteve që kaluan.
Dëshiroj të shfrytëzoj rastin të ftoj investitorë nga vendet tuaja ta konsiderojnë vendin tim për projektet e tyre, që patjetër do të kthehen në histori suksesi për ta dhe për Shqipërinë.
(Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi