Ethem Çeku:Situata kritike nё sektorin e energjisë dhe rruga përpara!

Shko poshtë

Ethem Çeku:Situata kritike nё sektorin e energjisë dhe rruga përpara!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 27, 2009 10:34 pm

Situata kritike nё sektorin e energjisë dhe rruga përpara!

Ethem Çeku
Gabime me dimensione dramatike

Zhvillimet në sektorin e energjisë kanë hyrë në një fazë shumë kritike, apo më mirë të themi jemi kthyer në stadin zhvillimor në fushën e energjetikës, si në vitet e para të periudhës së pasluftës. Dimri i sivjetmë do ta kthejë edhe një herë fuqishëm në agjendë këtë problematikë, pas një qetësie relative. Shteti ynë, me vështirësi të mëdha buxhetore, vazhdon të paguaj shtrenjtë gabimet që po bëhen në këtë sektor. Këto gabime tani kanë marrë dimensione dramatike.
Qeveria ka humbur rolin e saj në menaxhimin e burimeve energjetike, kurse Ministria e Energjisë dhe Minierave duke larguar stafin profesional thuajse më nuk funksionon. Kjo Ministri tani është shembulli më tipik se si keq menaxhohet një institucion i rëndësishëm për zhvillimet ekonomike të vendit. Ajo nuk ishte e zonja në as një rast të implementon Strategjinë e Energjisë dhe vendimet e marra nga Kuvendi i Kosovës.
Lidershipi i kësaj Ministrie, gjatë këtyre dy vjetëve, pothuajse është shuar tërësisht. Në dy vitet e fundit ai nuk arriti të bëjë asgjë rreth projektit “KOSOVA E RE” dhe tani ky proces pothuajse ka dështuar tërësisht. Stafi udhëheqës i saj e ka stagnuar tërësisht projektin e “HIDROCENTRALIT TE ZHURIT”. Ajo nuk arriti t’i implementoj asnjë nga studimet të kryera rreth këtij hidrocentrali. Ministria, apo më mire të themi stafi udhëheqës i saj, nuk bëri asnjë hap në drejtim të rimëkëmbjes së “TREPÇES”. Pas dy vitesh, Strategjia për Miniera nuk arriti të kaloj për aprovim në Kuvendin e Kosovës.
Për kundër mbështetjes nga institucionet ndërkombëtare, kjo Ministri pothuajse ka humbur rolin e vet në menaxhimin e resurseve natyrore. Mungesa e gatishmërisë së stafit politik për tu përballur me sfidat e sektorit, ka bërë që Kosova ta humb rolin e saj që kishte në fushën e energjisë dhe minierave.
Dikur kjo ministri ishte shembulli me tipik i punës profesionale dhe dhënies së rezultateve të duhura për nevojat e zhvillimit të Kosovës. Me keqmenaxhimin e bërë në sektorin e energjisë, vendi ynë është detyruar të blejë sasi të mëdha të energjisë nga tregjet rajonale. Në vitin e ardhshëm janë paraparë afër 100 milion euro shpenzime nga buxheti i Kosovës për blerje të energjisë dhe kjo është rezultat i keqmenaxhimit dhe mungesës së politikave në këtë sektor.
A do të rishpallet tenderi për “Kosovën e Re”? - Tani më është e qartë se procesi rreth këtij projekti është në qorrsokak, duke humbur kështu mundësinë për të joshur 3.5 miliardë investime të huaja direkte, duke humbur mundësinë për të hapur qindra vende të reja pune, duke humbur mundësinë për të mbledhur taksa dhe tatime nga operimet e centralit të ri, duke humbur mundësinë për t’u furnizuar pandërprerë me energji elektrike, duke humbur mundësinë për një zhvillim më të hovshëm të ekonomisë sonë, duke humbur një zë të fuqishëm të Kosovës në rajon dhe më gjerë dhe duke humbur kohën që nuk mund të kompensohet. Pyetja që rëndom shtrohet në rrethana të tilla është se kush mban përgjegjësi për këtë degradim të procesit, dhe nuk mund të shfajësohemi vetëm me krizën financiare globale. E dyta, cila është alternativa për të ecur përpara ose a ekziston alternative nga Qeveria apo Ministria e Energjisë dhe Minierave?! Duhet të konstatoj me keqardhje se institucionet vendore nuk kanë strategji për të dalë nga kjo krizë dhe as plan alternativ për projektin Kosova e Re. Qeveria ka tentuar ta anashkalojë Strategjinë e Energjisë 2005-2015, por domosdoshmërish do të detyrohet t’i rikthehet asaj dhe ta ripunojë në bazë të rrethanave të reja të krijuara, në mënyrë që vendi ta ruaj kontrollin mbi resurset e tij natyrore. Me një strukturë aktuale të propozuar të projektit, e cila nuk është e qëndrueshme, dhe e cila detyroi dy nga katër konzorciumet e parakualifikuara që të largohen nga Kosova, ka bërë procesin jo kredibil dhe si të tillë ka shfaqur nevojën për një rishikim të tërësishëm deri në fillimin e një procesi të ri, i cili do të sillte me vete edhe ndërrimin e ofertës bazuar në Strategjinë e Energjisë, përkatësisht 1000+1000MW të prokuruar në dy faza të ndryshme.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi