Xhavit Haliti:Për protokollet dhe loja e dëmshme me termat

Shko poshtë

Xhavit Haliti:Për protokollet dhe loja e dëmshme me termat

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 01, 2009 10:43 am

Për protokollet dhe loja e dëmshme me termat

Xhavit Haliti


Loja me fjalët është e vjetër sa fjalët. Ajo është përdorur në vazhdimësi për të mire dhe për të keq, për të qeshur dhe për të qarë, për të uruar dhe ngushëlluar, për të “shëruar” apo për të “vrarë”. Kuptohet që funksionet ekstreme të fjalëve nuk barten e nuk shfaqen njëherësh nga kjo apo ajo fjalë. Efekti i dyfishtë i kuptimit të çdo fjale varet nga konteksti i përdorimit, momenti i përdorimit, ngjyrimi emocional (e thënë me seriozitet apo me ironi), predispozita e dëgjuesit etj. Këta faktorë janë të pranishëm dhe ndikues edhe në përdorimin e termave, që janë përsëri të ndjeshme ndaj tyre.
E kam fjalën për dëmin aktual të përdorimit me dashje apo për motive emocionale të termave me ”peshë” në strukturat politike dhe në opinion e gjërë, shfaqen dhe vërshimin në median e shkruar dhe elektronike të termave “pavarësi”, “sovranitet”, “integritet”, “shoqëri civile” etj., sidomos pas nënshkrimit të “Protokollit për bashkëpunimin me policinë e Serbisë mes EULEX-it dhe palës serbe”. Këto terma janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren me një farë nervozizmi mosbesues për arsye të trajtimit dukshëm të diferencuar nga EULEX-i i veprimeve protestuese të shqiptarëve në Prishtinë në krahasim me reagimin e njëkohshëm të EULEX-it ndaj turmës të armatosur të serbëve që sulmoi ndërtuesit shqiptarë të shtëpive në veriun e Mitrovicës.
Mospërdorimi i termave në përputhje me përmbajtjen e saktë të tyre nuk është vetëm jo korrekt, por edhe i dëmshëm. Kjo dukuri, fatkeqësisht po shfaqet e megjithatë e konsideroj fatmirësi numrin jo t ë shumtë të keqpërdoruesve të tyre. E konsideroj të tillë, duke pasur parasysh gjurmën që mund të lejë keqkuptimi dhe keqinterpretimi i tyre te dhjetëra mijë shqipëtarë të Kosovës, që sakrifikuan në dekada e derdhën gjak për Kosovën e Pavarur e Sovrane. Njëherësh, e konsideroj po fatmirë edhe faktin që këta vëzhgues dhe interpretues pesimistë të zhvillimeve më të fundit politike në Kosovë përgjithësisht e duan jashtë çdo dyshimi konsolidimin e shtetit tonë e Kosovën të Pavarur dhe Sovrane.
Të duash nuk është e mjaftueshme, sepse duhet edhe të dish të duash. Nervozizmi dhe paniku, që lindi dhe mori udhë me mosrakordimin mes institucioneve më të larta të Kosovës dhe EULEX-it për protokollin e kësaj të fundit me Serbinë për rendin, jo vetëm nuk i shërben zgjidhjes e qetësimit të situatës, por, përkundrazi. Duke thënë e publikuar se gjendja e tanishme e Kosovës është një vend i pavarur, por pa sovranitet; që sovraniteti mbështetet në idenë që populli duhet të vendosë në çdo rast dhe kurdoherë për fatin e vet, pra të vendosë për krijimin e shtetit, miratimin e Kushtetutës dhe për çdo ngjarje tjetër madhore me referendum, pa ndërmjetësinë e Parlamentit et., jo vetëm nuk i ndihmojmë të vërtetës dhe ecurisë normale të proceseve,por dhe bëhemi pengesë për to. Ndoshta arbritrarisht,por do ta quaja “demokraci romantike” idenë që populli ka të drejtën dhe mundësinë të vendos për fatin e vet.Kosova, në vitin 1990-të,e bëri, jo si tentativë, por si proces të plotë krijimin e shtetit dhe miratimin e kushtetutës përmes referendumit popullor dhe fati përfundimtar i sakrificës popullore të nxitura dhe të udhëhequr nga figura të njohura në politikë, tashmë dihet.Demokracia ngrihet,mbahet e funksionon nga përfaqësuesit e popullit,kuvëndi dhe senati.Përfaqësuesit e poullit,të ndarë ose jo në dhoma ligjvënëse vendosin vetë.Imuniteti ligjor nuk i lejon (i mbron)të mos mbajnë edhe përgjegjësi vetë.
Në Kosovë kemi kontribuar me sakrifica,luftë flijim për të krijuar një shtet të Pavarur dhe Sovran.E arritëm këtë objektiv,natyrshëm,në kufizim kohor,jo në mënyrë të plotë e përfundimtare.Mendoj se kjo i shtyn artikullshkruesit drejt një lloj paniku e pesimizmi duke u deklaruar se Kosova i ngjason nje protektorati të BE-së.Pa dashur t’i kundërvihem këtij përfundimi,mendoj se nuk është kjo arsyeja thelbësore që Kosova nuk bën pjesë në BE,sepse ka edhe shtete të njohura botërisht të pavarura e sovrane si Shqipëria, Islanda, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Bosnja etj. që nuk janë ende anëtare të Evropës së Bashkuar.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi