Gojëkqinjët le të flasin- shqiptarët le të bashkohen!

Shko poshtë

Gojëkqinjët le të flasin- shqiptarët le të bashkohen!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Nov 17, 2008 11:16 pm


GOJEKQINJET LE TE FLASIN-SHQIPTARET LE TE BASHKOHEN!


Shkruan : Agim Gashi

Nëse në Kosovë apo edhe diasporë fillon ta flasish realitetin që dosido nganjëherë është i hidhur për dikend, gjithsesi do të sulmohesh sepse disa individë megaloman janë të bindur se vetëm "ata" janë më të "menqurit", më të "dishmit" dhe se mbi ta nuk mund të jetë askush.

Madje shkohet aq larg saqë sipas ideve të tyre të thata, edhe historia fillon nga këta, edhe atdheu bëhet me këta, duke mos thënë kurrë asgjë që zë vend pos sharjeve dhe ofendimeve të poshtra që dijnë të dalin vetëm nga gojet e tyre.

Dhe shtrohet pyetja: kush janë përqarësit? Kush janë ata që nuk ia donë të mirën edhe bashkimit kombëtar dhe bashkimit të trungut të Arbërit?

Unë ndoshta nuk di shumë, por një e di dhe jam i sigurtë se me sharje, ofendime e denigrime nuk fitohet as shteti e as liria se lene më bashkimi kombëtar dhe bërja një e trungut të Arbërit.

Të rënit për liri, që nga kohrat e moçme e deri tek lufta e fundit dhe lufta në vazhdim e shqiptarit me shqiptarin, nuk ranë dhe as nuk u flijuan të përdoren si xhoker për të sulmuar të tjerë që mendojnë ndryshe politikisht, dhe as që ranë në alltarin e lirisë të lozin lojrat e "pidpidakut" djelmoshat e kqinjë që për synim kanë destabilizimin e situatës ndërshqiptare dhe ndjelljen e dhunës dhe vrasjeve me pagesa të majme.
Me ata që profesion e kanë bërë krimin ose e ndihmojnë krimin, është e vështirë edhe të flasish se lene më të ruhet vlera e luftës dhe e gjakut të derdhur për liri.

Ata që sot nuk duan ta shofin realitetin që kombi shqiptarë duhet të këndellet dhe bashkohet fuqishëm për një ardhmëri më të mirë, nuk e kanë vendin në radhët e shqiptarëve por as në radhët e njerzve të civilzuar e të edukuar kombtarisht dhe në frymen e bashkimit të trungut arbërorë, për të cilën gjë u derdh gjaku lum.

Koha nuk pret. Shqiptarët duhet të bashkohen duke i hudhur në njërën anë hasmëritë dhe inatet politike, duhet të bashkohen për hirë të kombit, duhet të bashkohen për hirë të lirisë dhe për hirë të Shqipërisë Etnike. Çdo rrugë tjeter e ndjekur nga shqiptarët do të jetë gabuese dhe vetëmashtruese.

Unë nuk di dhe nuk mund ta marrë me mend se kujt ia ka zënë rrugën Dr. Sali Berisha? Kritikat që iu bënë këto ditë Presidentit shqiptar nuk iu kanë bërë as qarqeve politike serbe që vizitonin Kosovën e as atyre ruse, greke e të dreqit e të birit. Kosovën e ka vizituar edhe Koshtunica, Drashkoviqi, Shesheli e deri tek kriminelët më vrastarë të shqiptarëve, por fjalori që u përdor për ta diskredituar Dr. Berishën ua tejkalonte çdo tjetri thua se Dr. Berisha ishte "kasapi" i shqiptarëve e jo serbët kriminel e vrastar.

Me këtë fjalor që po përdor shqiptari ndaj shqiptarit mos të mendon askush se po u bën nder të rënëve për liri si në Kosovë ashtu edhe në trojet etnike të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës! Përkundrazi!!!!

Të kthehemi mbrapa vetëm disa muaj, sa ishte gjallë Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kur mu këta gojëkqinjë dhe gojëndyer, me fjalor të rrugaqëve e huliganëve mundoheshin që ta denigronin figurën madhore të Tij. Përdoreshin lloj-lloj etiketmesh, talleshin me sëmundjen e tij, shpifshin aq sa ua zente goja e çka ua mendonte truri. Tani kur për vizitë erdhi edhe Dr. Sali Berisha, mu këta të njejtit huliganë e rrugaqë u munduan të trillonin historina të paqena në mardhënjet mes Presidentit tonë të ndjerë dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Athua vallë tipat e tillë mendojnë më parë se çka shkruajnë apo i hudhin fjalët e tyre mu si lopa bajgat e saja!

Të gjenden afera të paqena, të shpifet si është më së keqi, të gënjesh kur nuk është koha e momenti nuk do të thotë se po bën fushatë për spektrin tënd politik apo edhe të ndonjë grupimi tjetër, por do të thotë se je duke bërë propogandë antikombtare që me një fjalë ia kryen punën armiqëve të Shqipërisë dhe Kosovës si shteti më i ri i Evropës i cili akoma është në fazën e bërjes shtet.

Edhe disa liderë të partive apo edhe të disa OJQ-ve kanë filluar të sillen thua se janë Zoti vetë pa menduar se autoriteti i tyre akoma nuk i ka kaluar kufinjët e lagjeve të tyre. Ata mundohen që me deklarata të pa matura dhe aspak serioze të ua marrin meritat të tjerëve duke u munduar që mundin dhe sakrificë e tjeterkujtë të e ngarkojnë mbi veten e tyre. A do të ia arrinë kësaj nuk di, por tentimi i tillë jo që qon në konfuzion tek populli por edhe në sy të botës del si i mjerë a falso. Askush nuk mund të bartë mbi supe më tepër se sa që ia mbajnë këmbet. Askush nuk mund të dijë më shumë se sa ia perthekon truri i tyre. Andaj ngarkesa e tepërt me merita të pa merituara është mu si stolisja e barinjëve me grada gjeneralësh.

Pra shqiptarë e shqiptaresha, demokrate e demokratë, antarësi e popullit, të mbledhim mendjen sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen por dinë edhe të bëhen tok kur e lypë nevoja. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira.

Poqëse arrihet të fitohet lufta për bashkim e unitet, atëherë me siguri se edhe nga varret e Komandantit Adem Jashari dhe Dr.Rugovës, dhe dëshmorëve tjerë do të dëgjohen këngët e LIRISE. Nuk duhet të na përqajnë ata që edhe shpirtin e kanë të përqarë.
Asgjë nuk është më e vështirë se fitorja e LIRISE nga vetëvetja.
2007- Gjermani
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gojëkqinjët le të flasin- shqiptarët le të bashkohen!

Mesazh nga besa prej Tue Nov 18, 2008 10:26 am

Sikur te gjith shqipetaret te mendonin dhe te ndjenin siç mendon dhe ndjeni ju AGIM GASHI,ne shpin tone do te ishim ZOTER vet.

besa

Numri i postimeve : 7
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gojëkqinjët le të flasin- shqiptarët le të bashkohen!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 18, 2008 5:51 pm

besa shkruajti:Sikur te gjith shqipetaret te mendonin dhe te ndjenin siç mendon dhe ndjeni ju AGIM GASHI,ne shpin tone do te ishim ZOTER vet.

Natyrisht se mirë e ke. Por a duhet të mos mundohemi që në të ardhëmen të mendojmë si një?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gojëkqinjët le të flasin- shqiptarët le të bashkohen!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi