Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hapet ne Bordo te Frances festivali i filmit " Na ishte nje here komunizmi"

Shko poshtë

Hapet ne Bordo te Frances festivali i filmit " Na ishte nje here komunizmi" Empty Hapet ne Bordo te Frances festivali i filmit " Na ishte nje here komunizmi"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 3:39 pm

Hapet ne Bordo te Frances festivali i filmit " Na ishte nje here komunizmi"

Çashku hap ne France festivalin e filmit kunder komunizmit

"Kolonel bunker" i Kujtim Çashkut ka hapur mbreme siparin e festivalit kunder diktatures ne Bordo te Frances. 85 filma artistik dhe 12 filma dekumentare do te konkurojne ne kete festival nen siglen " Na ishte nje here komunizmi ". Aktiviteti qe ka ardhur menjehere pas 20 vjetorit te perkujtimit te renies se Murit te Berlinit, konsiderohet nga me te medhenjte i organizuar ne keto vitet e fundit. Ne qendren e Pesakut, ne ambjentet e kinemase se tij kane ardhur rregjizore, producente, aktore e stafe realizuesish nga te gjitha kontinentet. Sipas kritikes se artit kinematografik Natasha Laurent e cila i ka paraprire ceremonise se hapjes ne nje histori te te gjithe diktaturave, ka permendur faktin se "Shqiperi ka qene vendi me i izoluar nga ish republikat e lindjes, ku diktatura shndroi ne antivlera gjithçka te mire e njerezore". Ambasadori yne ne France, Ylljet Aliçka u foli pastaj te pranishmeve per ngjarjet qe rrok ekrani i Kujtim Çashkut si nje metafore e fuqishme, bunkerizimin, i cili jep krejtesisht dimensioni real te kohes qe lame pas. Pas " Kolonel Bunkerit" kinemaja ruse u prezantua me filmin " Tetor " te Ejzenshtejnit duke i a lene rradhe me vone edhe kinematografive hungareze, polake, çeke, rumune, bullgare ku ne qender ishin problemet e viteve 60-70. Ne hapsiren e nje festivali kane zene vend gjithe ish lideret komuniste si Lenini, Stalini, Mao Ce Duni, Kastro e deri tek revolucionari "Çe" duke e bere gjeografine teper interesante, ku padyshim nje vend me te madh zene vende nga Europa, por edhe nga amerika latine, azia si dhe filma hollyvudian.Shqiperi ne kete aktivitet eshte prezantuar edhe me filmin "Sllogan" te autoreve, Gjergj Xhuvani dhe Ylljet Aliçka.
Festivali do te perfundoj ne 15 Nentor dhe po ndiqet me shume interes nga qindra spektatore.
Aleko likaj Bordo- France

Albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi