Hapni kutitë e Sigurimit

Shko poshtë

Hapni kutitë e Sigurimit

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Dec 06, 2009 1:59 am

Hapni kutitë e Sigurimit

Bedri Blloshmi
Shqipëria kundër komunizmit

Dënimet e krimeve të nazizmit kanë filluar qysh nga '45 dhe vazhdojnë dhe sot. Sado që këta gjakatarë janë shpërndarë anë e kënd rruzullit, vjen një ditë dhe japin llogari, për krimet e kryera ndaj njerëzimit. Kur vjen momenti për të vlerësuar se ku ka qenë diktatura më e egër në vendet komuniste, ne zëmë vendin e parë. Këtë e thonë të huajt kur vizitojnë Shqipërinë dhe raportin e mbyllin me ato të vërteta që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vjet rresht. Deviza e këtij pushtetit kishte pushkatimet, burgosjet, internimet, shpronësimin deri në palcë. Në Shqipëri ka një organizatë për të drejtat e njeriut që hesht dhe asnjë fjalë nuk thotë, kemi dhe një goxha Avokat të Popullit, që mbasi bëri ujkun, tani do të bëjë qengjin, që nuk ndihet fare, vetëm po preke ndonjë komunist për ta lëvizur dhe paralel nga puna, shqetësohet dhe e mbron me fanatizëm, se po pastrojnë politikisht administratën. Disa media tregojnë çdo ditë përralla për diktatorin. Dalin plot sigurimsa që tregojnë versione të ndryshme për vrasjet midis tyre. Po ashtu ka gazeta që shpesh marrin në intervista të venë e diktatorit, shumë e shumë përralla "heroizma" e nuk lënë gjë pa kujtuar. Nuk ka ditë që më shumë se 5 - 6 gazeta nxjerrin shkrime të shoqëruara dhe me fotografi të këtyre tiranëve. Pra, e thënë shkurt pasqyrohet me shumë kujdes dhe sipas porosive dhe me radhë vetëm njërën anë të medaljes. Të gjithë këta tregojnë me mburrje se "luftuan zbathur pa ngrënë, në shi e në dëborë" dhe mburren se sa gjermanë ka vrarë njëri e sa tjetri, sa shqiptarë ka vrarë njëri e sa tjetri, sa shtëpi kanë djegur pasi i kanë grabitur. Këta tregojnë vetë me gojën e tyre se çfarë kanë bërë me këtë popull të sfilitur. Gjithë kjo batërdi e tyre, trumbetohet si heroizmat në tregimet e përrallave. Po kush e bën gjithë këtë propagandë me ç’qëllime? Pse kërkohet të mbahet gjallë kjo frymë e keqe dhe vëllavrasëse? Përse nuk shkruhet asnjë fjalë për Shqipërinë me tela me gjemba, për krimet monstruoze të regjimit diktatorial? Përse nuk shkruhet se sa burgje e kampe internimi ka pasur në Shqipëri? Përse nuk thuhet se sa skllevër punonin në thellësi të galerive, që tu siguronin jetën përrallore pashallarëve të kuq? Përse nuk shkruhet se sa janë vrarë dhe kanë mbetur brenda telave me gjemba të Spaçit, Qaf Barit dhe në shumë burgje të tjerë të rrethuar me tela me gjemba? Përse nuk shkruhet se ku janë shkaktarët dhe shërbëtorët e kësaj të keqe, që vranë intelektualë shqiptarë? A kanë qenë shqiptarë këta? A vazhdojnë të paguhen akoma këta xhelatë? Pse nuk shkruhet se sa herë punohet këneta e Maliqit, vetëm eshtra njerëzish dalin? Ju që merrni në intervista të harruarin "shokun" Pilo. Pyeteni, çfarë di për këtë kënetë? Të kujt janë këto eshtra që dalin nga këneta? Pse rënkon këneta? Sa njerëz të familjeve të mëdha pasanikësh ka grabitur ky "partizan"? A janë këta grabitsa që vepruan për 50 vjet në emër të sistemit grabitës e vrasës që e quanin komunizëm? Ku është ky shtyp që nuk i pasqyron këto krime? Meqë shtypi apo televizioni sajojnë trimëria dhe për të gjithë sa plaken dhe vdesin, përkufizimi është "U nda nga gjiri ynë, luftëtari dhe trimi i paepur". Dhe ai që mban fjalën e rastit vazhdon "…se ka qenë trim i rrallë dhe në një nga aksionet e kryera ka vrarë mbi 80 gjermanë dhe gjithmonë qëllonte në këmbë". Këto thënie lexohen në çdo varrim, vetëm ndryshohet numri i gjermanëve të vrarë. Të gjithë këto "heroizma" të bëjnë të besosh se fronti i dytë është hapur këtu dhe zbarkimi i aleatëve nuk është bërë në Normandi. Këtu në Shqipëri gatuheshin mendime nga më pesimistet, dilnin të reja më të pabesueshme, që merreshin për të vërteta dhe përhapeshin në të gjithë vendin. Këtu janë marrë dhe vazhdojnë të merren vetëm me intriga egoiste dhe meskine. Në Çeki është bërë një ligj kohët e fundit për të dënuar këto krime. Një parlamentar me sa më kujtohet suedez, kërkon që krimet e komunizmit të ndëshkohen barabar me krimet e nazizmit. Këta vrasës nuk e dinë çdo të thotë të derdhësh gjak të pafajshëm, nuk e dinë çdo të thotë të humbasësh njerëzit më të dashur dhe aq më keq që janë pa varr. Nuk e dinë se ç’është këneta e Maliqit, Tërbufit, Zadrima, kriporja e Vlorës, galeritë e Spaçit e qafë Barit. Nuk e dinë famkeqin Burrel, se sa kocka burrash trima që e deshën Shqipërinë të shkolluar në perëndim, treten dalë nga dalë e pa ditur të kujt janë. Aty mbi këto kufoma të sakatosura shqiptarësh, skllevërit e bujqësisë punojnë e mbjellin vreshta me rrush.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi