Gazeta Fjala: Danjill Harms - Iluzione optike

Shko poshtë

Gazeta Fjala: Danjill Harms - Iluzione optike

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Dec 08, 2009 1:19 pm

Gazeta Fjala: Danjill Harms - Iluzione optike




MASHTRIM OPTIK

Semjon Semjonoviçi, vë syzet, vështron një pishë dhe dallon: në pishë gjendet një muzhik që i kanoset me grusht .
Semjon Semjonoviçi, heq syzet,vështron pishën dhe dallon, që në pishë nuk është askush.
Semjon Semjonoviçi vë syzet, vështron pishën dhe prapë dallon një muzhik që i kanoset me grusht
Semjon Semjonoviçi, heq syzet, dhe prapë dallon, që në pishë nuk është askush .
Semjon Semjonoviçi, prapë vë syzet,prapë vështron pishën dhe prapë dallon që një muzhik i kanoset me grusht.
Semjon Semjonoviçi, nuk dëshiron të besoj në këtë fakt, dhe e quan atë një mashtrim optik .


FABUL


Një njeri shtatshkurtër tha : “Do të kisha qenë dakort me gjithçka, vetëm të isha pakëz më i gjatë “. Sapo tha këtë, para tij sheh një magjistare :
-Çfarë deshe ti?- e pyet magjistarja.
Po njeriu shtatshkurtër shtangon dhe s’mundet të thotë asgjë nga tmerri.
-Hë pra?- e nguc magjistarja .
Po njeriu shtatshkurtër rri dhe hesht. Magjistarja u zhduk.
Këtu njeriu shtatshkurtër ia plasi të qarit dhe filloi të kafshojë thonjtë e vet.
Së pari, breu gjithë thonjtë e duarve, pastaj ato të këmbëve.
* * *

Lexues, thellohu në këtë fabul, dhe do të dalë vetja qejfit.



VDEKJA E PLAKUT


Nga hunda e një plakushi kërceu një sferë dhe ra përdhe. Plakushi u kërrus, që ta ngrinte këtë sferë , dhe mu atëherë , nga sytë e tij kërceu një shkop i vockël dhe gjithashtu ra përdhe . Plakushi u tremb, dhe duke mos ditur ç’të bëjë lëvriu buzët. Në këtë kohë nga goja e plakushit kërceu një katrorëth i vogël. Plakushi zuri gojën me pëllëmbë ,por këtu nga mënga e plakushit kërceu një miush i vockël. Plakushi u ligështua nga tmerri, dhe që të mos bjerë u ul kacipup. Pikërisht në këtë moment brenda plakushit diç kërciti, dhe aji, si një gëzof i butë pellushi , u shkreh në tokë . Këtu nga vrimat e rrobave të plakut kërceu një purtekë e gjatë, dhe në majë të kësaj purteke rrinte një zokth imcak. Plakushi deshi të piskasë ,porse njëra nofull i mëshoi tjetrës , dhe në vend të piskamës , ai nxori një lëmzë të dobët dhe mbylli njërin sy. Syri tjetër i plakushit mbeti i hapur dhe, me t’u bjerrur shkëlqimi dhe mpirë lëvizja , u shndërrua i palëvizshëm dhe i turbullt, si syri i një të vdekuri . Kështu e gjeti vdekja e pabesë atë plakush që priste orë të ligë .




perktheu: agron tufa
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi