Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

(Jo)Kompetenca e GJND-së

Shko poshtë

(Jo)Kompetenca e GJND-së Empty (Jo)Kompetenca e GJND-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 5:15 pm

(Jo)Kompetenca e GJND-së

Melazim Koci, Hagë
Mbështetësit e Serbisë thanë se e drejta ndërkombëtare duhet të deklarohet për cenimin e tërësisë territoriale, ndërsa mbështetësit e Kosovës u përgjigjen se kjo çështje, pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me cenim territorial, nuk është në kompetencë të së drejtës ndërkombëtare, sepse ajo merret me aspektet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërshtetërore.

Është apo jo Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kompetente dhe e thirrur për të dhënë mendim këshillëdhënës (jo obligues) për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës?
Kjo ishte tema më e debatuar gjatë 10 ditëve të procesit në Hagë dhe e tillë do të mbetet edhe për një kohë.
Mbështetësit e pavarësisë së Kosovës me këmbëngulje thanë se secesioni, përkatësisht shpallja e pavarësisë, nuk është e sanksionuar me të drejtën ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, GJND-ja nuk ka përse të deklarohet.
Madje, përfaqësuesi amerikan në Hagë, Harold Koh, kësaj i shtoi edhe pohimin se, pasi që Serbia e ka bërë të ditur se nuk do të njohë shtetin e ri edhe nëse mendimi i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës, atëherë përse u dashka që Gjykata të japë mendim për diç që disa shtete (Serbia) nuk do ta respektojnë(ë)!
Mbështetësit e Serbisë në Hagë kanë insistuar që GJND-ja të deklarohet, sepse ajo është e thirrur të japë mendime, në këtë rast këshillëdhënëse.
Por, ata nuk kanë arritur të sjellin para GJND-së dhe opinionit asnjë dispozitë nga e drejta ndërkombëtare që do të dëshmonte se GJND-ja vërtet është kompetente për të bërë një gjë të tillë.
Mbështetësit e pavarësisë së Kosovës kanë pohuar se Kosova ka të drejtën e vetëvendosjes, për shkak të dhunës së ushtruar mbi kosovarët, pozitës kushtetuese në ish-Jugosllavi, dezintegrimit të federatës jugosllave, administrimit ndërkombëtar dhe shumë elementeve tjera që e bëjnë rast ‘sui generis’.
Mbështetësit e Serbisë thanë se Kosova nuk e ka të drejtën e vetëvendosjes, sepse, sipas tyre, ajo u takon vetëm vendeve të okupuara ose kolonive, por pa arritur të shpjegojnë nëse Kosova ishte e tillë ose jo dhe pa iu përgjigjur as ekspertit në delegacionin kosovar, Majkëll Vud, që në ditën e parë tha se Kosova ishte okupuar nga Serbia në vitin 1912.
Mbështetësit e Kosovës në Hagë thanë se Rezoluta 1244 nuk ndalonte pavarësimin e saj, sepse ajo nuk prejudikonte statusin final dhe atë ia linte një procesi politik. Ata apostrofuan faktin se ajo akceptonte Rambujenë dhe formulimin për “vullnetin e popullit”.
Mbështetësit e Serbisë ishin të mendimit se Rezoluta 1244 ndalonte shpalljen e pavarësisë, sepse garantonte integritetin territorial të Jugosllavisë.
Por, ata nuk sollën asnjë formulim nga rezoluta që do të dëshmonte këtë dhe harruan gjithashtu t’i shpjegojnë GJND-së se Jugosllavia kishte pushuar së ekzistuari.
Mbështetësit e pavarësisë së Kosovës thanë se shtetet e reja lindin mbi specifikat nacionale, politike, historike, sociale, linguistike – kuptohet nëse disponojnë popullin, territorin dhe qeverisjen efektive – dhe si të tilla pranohen ose jo nga shtetet tjera, si gjendje e re faktike dhe jo pse këtë e lejon ose jo e drejta ndërkombëtare.
E drejta ndërkombëtare këtë çështje nuk e autorizon, ndalon dhe as sanksionon. Rrjedhimisht e drejta ndërkombëtare, në raste të tilla, nuk ka çfarë të thotë, pra as GJND-ja.
Megjithatë, cili mund të jetë verdikti përfundimtar i GJND-së në pranverë? Një është e sigurt - GJND-ja do ta ketë shumë vështirë të deklarohet, jo për mungesë të argumenteve, por për shkak të rrethanave që nuk kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare, por me politikën.
Në rrethana të tilla duket se refuzimi për të dhënë mendimin këshillëdhënës do të ishte heshtje që flet.
Pse? Sepse, me këtë pozicionim dërgohet porosia se ata që tashmë kanë njohur Kosovën, nuk kanë bërë asnjë “mëkat” në raport me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa ata që presin ta njohin Kosovën këtë, mund ta bëjnë pa u trembur nga qortimi i kujtdo qoftë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi