Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Brizhit Bardo

Shko poshtë

Halit Bogaj: Brizhit Bardo Empty Halit Bogaj: Brizhit Bardo

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 3:44 am

Halit Bogaj: Brizhit Bardo U1_HalitBogajBRIZHIT BARDO/1934-




Nga Halit Bogaj





Të rralla janë ato aktore dhe femra nga bota filmore
të cilat kanë mbetur aq të pavdekshme dhe të popullarizuara siç ishte ikona
tjetër – Brizhit Bardo me emrin e së cilës janë të lidhur shumë filma të
kinematografisë franceze.Brizhit Bardo i përket kohës së veçantë e cila
me të drejtë mund të quhet edhe epoka e saj e lavdishme në të cilën shkëlqeu si
një meteor përherë i ndritur.Brizhit Bardo i përkiste asaj gjenerate të re e
cila i kishte të hapura të gjitha dyert drejt sukseseve të pandalshme
filmore, por e cila ka mbetur gjithnjë unike në botën e artit të shtatë.Bardo
kishte një stil karakteristik në aktrim dhe në paraqitjet e veta lakuriqe të
cilat e mahnisnin mbarë botën, tek të cilat kishte edhe art dhe bukuri
përrallore ,çfarë nuk e kishim parë asnjëherë më pare në ekranet e
mëdha.Çdo film i saj pritej që të shikohej me padurim të madh nga miliona
spektatorë nga mbarë bota, por ajo i kishte thyer me kohë akujt e shumtë që i
kishte përpara..Emri i saj ishte bërë sinonim i një bukurie të jashtëzakonshme
dhe i një sharmi që nuk e kishte askush nga gjenerata e saj ku bënin pjesë edhe
aktoret: Ani Zhirardo, Ana Karina, Ketrin Dënev e shumë të tjera që ia
kishin ngritur
Halit Bogaj: Brizhit Bardo U1_BrigitteBardot1
Brigitte Bardot
namin kinematografisë së lavdishme franceze. Kinematë botërore
ishin të përmbushura përplot adhurues të filmave të saj me të cilët i kishte
përfituar fansat e ndryshëm nga mbarë bota.Ajo nuk kishte asnjë kompleks
para kamerave dhe kishte vendosur të ecte në një rrugë të tillë e cila për atë
kohë dukej edhe skandaloze në disa qarqe shoqërore.Bardo ishte bërë një mit i
paparë, duke u konsideruar edhe si yll medial kahdo që shkonte.Me emrin e saj
ishin të mbushura revistat dhe gazetat e ndryshme botërore ngase kishte fituar
publicitet të madh.






Luante edhe me aktorë të shquar si:Anri Vidal në filmin”Parisienja”,
me Sami Frejin dhe Xhek Pallansin në filmin”Përbuzja” dhe me
Stiven Bojdin në filmin”Shallako”.






Franca dëshironte ta shikonte yllin e vetë të dashur por
ajo tërhiqte vëmendje të madhe edhe në mbarë botën,duke qenë e angazhuar edhe
nga kompanitë e mëdha filmore amerikane siç ishte”Vorner Brosi”,Parisienja
e bukur bëhet simbol i një bote të tërë meridianesh të ndryshme,duke u
zhveshur vazhdimisht para kamerave dhe duke krijuar karaktere shkëlqimtare në
shoubiznesin e saj të adhuruar,por që në fillim vërtet gjithçka dukej
skandaloze dhe amorale.Bardo ishte bërë fenomen i vetëm në atë drejtim dhe
filmat e saj kishin një shikueshmëri rekorde,duke i tejkaluar të gjitha veprat
e tjera kinematografike të asaj kohe.Po atëherë ,pa dëshiruar vetë,ajo krijonte
edhe afera të ndryshme, si ajo kur i Halit Bogaj: Brizhit Bardo U1_Brigitte-Bardotfejuari i saj – Zhak Sharie gati ishte
çmendur kur e kishte parë fotografinë e saj tek çdo ushtar në kazermën ku ai
shërbente!Brizhit Bardo shkonte shumë larg me filmat e tillë,edhepse në ta nuk
kishte kurrfarë amoraliteti orgjik, siç do t` i shohim disa realizime të tjera
të pa vlershme.Thuhej e shkruhej se filmat e Brizhit Bardos, Zhan Gabenit dhe
të Moris Shevalies/shansonjer/ - i sillnin Francës përfitime shumë më të mëdha
se e tërë industria e saj e rëndë ngase Brizhit Bardo dhe imazhi i
saj kishin depërtuar shumë larg për t` u kthyer në një legjendë të gjallë të
cilën donte ta shikonte gjithkush.Bardo nuk posedonte ndonjë talent të madh
artistik, por pamja e saj e jashtme i plotësonte disa mungesa të tjera të
cilat thuajse nuk i hynin në punë të mëtejme,duke qenë shumë e popullarizuar
edhe në regjionin anglosakson.Aktorja ishte e bija e një industrialisti
të madh i cili e stimulonte atë për suksese të reja dhe të
njëpasnjëshme.Brizhit në fillim e studjonte baletin, por i ofrojnë që të bëhej
modele në revistën e njohur”Elle”,kurse spotet e saj bien në duart e
regjisorit të shquar – Mark Allegre i cili e kishte zbuluar edhe aktoren –
Simon Sinjore kur ajo kishte qenë e re.






Halit Bogaj: Brizhit Bardo U1_BrigitteBardot2002
Brigitte Bardot, 2002
Rozhe Vadim,asistent paraprak i mjeshtrit Allegre,e
kishte hetuar forcën e madhe të Bardos,të cilën e bën yll të vërtetë me filmat
e tij,për t` u martuar me të në vitin 1952.






Në të njejtin vit ajo realizon filmin tjetër të shquar”Normandezja
e vërtetë
”,kurse tri vite më vonë edhe filmin historik”Helena trojane”, sipas
veprës” Eneida” të Virxhilit.





Kompania gjiganteske”Varner Bros”,duke qenë e
fascinuar me bukurinë e saj dhe me filmin e përmendur, dëshironte ta
nënshkruante një kontratë afatgjatë, por Brizhit nuk donte ta lëshonte atdheun
e saj.Bardo luajti edhe në filmat:”Viva Maria”,”E dashura
Brizhit”,”Ma`shkullore-femërore”,“Shallako”,”Petroleus”,”Don Zhuani `
73”,”Dashnorët e ndjekur” dhe në disa fi
lma të tjerë të paharruar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi