Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë

Shko poshtë

Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Dec 28, 2009 4:12 am



Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë


Nga Teki Dervishi

Me
Kushtetutën e Kosovës vihet bazamenti “ligjor” për denacionalizimin e
shqiptarëve si pikë e fundit në zbatimin e Rezolutës 1244 (plotësimi i
standardeve për shtet multietnik). Emri -shqiptar- nuk gjendet në asnjë
nga dokumentet e UNMIK-ut, as të institucioneve të përkohshme
administrative “qeveritare”, “parlamentare”, “shtetërore” që në të
vërtetë janë institucione lokale-komunale, e jo shtetërore. Fushatën
për denacionalizim, sipas programit të OKB-së (që e zbatuan misionarët
e BE-së) e mori përsipër ta përkrahte dhe ta afirmonte media (e shkruar
dhe vizuale) shqipfolëse e Kosovës, e cila, këtë detyrë, po e kryen me
shumë sukses edhe sot. Në mediat e Kosovës “kosovare” u ndalua emri
-shqiptar- dhe shqiptarët u zëvendësuan në mënyrë “automatike politike”
me -kosovarë-. Nga Shqipëria vinin në Kosovë “përforcime” autoriale
skribomanësh me mbitituj tekstesh “shqiptarët dhe kosovarët”.


Ish
i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Bosnjë,
zoti Jacues Klein, i cili thotë se në BH pas luftës “gabimisht” nuk
janë ndaluar partitë kombëtare, duke menduar kështu në partitë
nacionale serbe në Bosnjë dhe në Kosovë. Klein pohon se, përveç në
Bosnjë, “në vendet e tjera” nuk është lejuar të ketë parti nacionale.
Pra, partitë nacionale janë serbe në Bosnje dhe Kosovë. Jacues Klein
vazhdon (citoj) “Thënë sinqerisht, në vendet e tjera pas luftës ne kemi
eliminuar gjithë establishmentin e luftës, të gjitha segmentet
nacionaliste, pasi historia shumë herë ka vërtetuar se liderët e luftës
nuk janë prijës të mirë në paqe” (fund i citatit). Pra teza se LDK-ja
si parti e djathtë (e dimë se është konvertë e ish-lidhjes socialiste
të “Krahinës Autonome”) dhe PDK-AAK-ja si lëvizje për -çlirimin
kombëtar- pas lufte (1999) këto parti janë lejuar të ekzistojnë dhe “të
veprojnë”, duke ua ndaluar të jenë parti nacionale, krejt gjithnjë
sipas Klajnit. Unë jam shqiptar dhe mua mos më besoni, por besoni
Klajnit.


Klein-i
thotë se, përveç Bosnjës, “në vendet tjera” janë eliminuar
“establishmentet” nacionale, në “vendet tjera” joserbe është arritur
denacionalizimi, “nuk janë lejuar partitë nacionale”, edhe pse ka
ekzistuar projekti që edhe partitë serbe “ne (ato) vende tjera” të
kishin pasur, si thotë ai, “platformë ekonomike” (!!!), si këto që i
janë imponuar partive politike ish-shqiptare në Kosovë, të merren me
“ekonomi”, e jo me çështje nacionale, që do të thotë - shtetformuese.
AAK-ja “djathtiste” nga këtu e ka profilizuar fizionominë politike si
“parti ekonomike”. Ata janë proklamuar të djathtë dhe kanë deklaruar se
do të merren ekskluzivisht me ekonomi dhe nuk kanë program nacional (që
do të thotë shtetëror), siç është rasti edhe me PDK-në dhe LDK-në, etj.
Klein thotë se ky projekt, për “platformë ekonomike” të organizimit
politik, është zbatuar “menjëherë pas lufte”. “Menjëherë pas luftës”
filluan të na quajnë dhe të vetëquhemi “kosovarë”, e jo më shqiptarë.
“Menjëherë pas luftës”, sa shpejt, “menjëherë pas lufte” u arrit të
konstruktohet “platforma” e BE-OSBE-së për denacionalizimin e disa
“popujve (sipas tyre) jokualitativ myslimanë)”. Kjo është dëshmi se,
derisa po zgjaste lufta e UÇK-së, BE-ja po konstruktonte platformë për
“parti ekonomike” në Kosovë, që posa të përfundonte lufta, “menjëherë
pas lufte” pelegrinët misionarë të “diplomacisë sekrete policore” të
BE-së (nën firmën e UNMIK-ut), të nisin zbatimin e projektit për
kosovarizimin e shqiptarëve “ekonomikë”, “integralë”, “evropistë” në
perspektivë nostradamusiane. Fjalimi i parë i ish-komunistit të tërbuar
Kushner, “menjëherë pas lufte” (në një çerdhe fëmijësh në Prishtinë), i
poshtëroi shqiptarët e Kosovës në mënyrën më drastike të mundshme.
Brenda nate “menjëherë pas luftë” BE-ja i pjeku “disa” “kosovarë” që i
bënin ovacione Eversit dhe Kushnerit, si dy heronjve “kombëtar
kosovarë”. Ishte trishtuese t’i shihje në TV shefat e zyrave të huaja
si shoqëroheshin ekskluzivisht me “kuadrin” kosovar, e kjo vlen edhe
për zyrën e SHBA-ve (atëherë ishte shef i saj Dell-i). I gjetën brenda
nate, “menjëherë pas lufte”?! Ishin fije e për pe po ata “kosovarët” e
“brendanatshëm”, që dikur para lufte me tekste publicistike ishin
promovuar si besimtarë fanatik të “demokratizimit të Serbisë” dhe
demokratizimin e Serbisë e konsideronin si shanse për zgjidhjen e
çështjes së Kosovës. Pra, të gjithë pa përjashtim ish - projugosllavët
e vetdeklaruar.


Do
të thotë, para se të përfundonte lufta, BE (nën maskën e OKB-së) e ka
pasur të qartë në “cilat vende” do ta eliminojë, siç e zbulon sot
Klein-i, establishmentin e luftës dhe do ta vendoste establishmentin “e
paqes” (jo çlirimit), do ta funksionalizonte politikisht atë
establishment, që gjatë luftës kishte bashkëpunuar me armikun (me
strukturat majtiste komplotiste) nëpër hotelet e Tiranës, Beogradit dhe
qendrave tjera të Evropës. U eliminua establishmenti, jo vetëm i
UÇK-së, (LPK-ja), por i të gjithë atyre që në kontinuitet ishin
angazhuar për çlirimin e Kosovës, madje që nga viti 1948 e deri në
vitin 1999. Pra, të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës
nga riokupimi i saj në viti 1943 (AVNOJ), pra të gjithë -nacionalistët-
janë ai establishmenti i eliminuar sipas Klein-it, të cilët u eliminuan
në bazë të programit dhe strategjisë shumëvjeçare të BE-së, strategjisë
që BE-ja e kishte të gatshme ta zbatonte “menjëherë pas luftës”, që në
ditën e parë të “çlirimit” të Kosovës, me ndihmën e forcave policore
administrative dhe ushtarake të UNMIK-ut.


“Ne
kemi eliminuar” (pra sipas programit politik, lexo: “ata”, OKB-ja dhe
maska e saj BE-ja) establishmentet nacionale “në vendet tjera”, përveç
Bosnjës. Po cilat janë ato vende tjera ku e paskan eliminuar
establishmentin nacional menjëherë “pas lufte”? Nuk ka vende tjera “pas
lufte” (1999) ku janë ndaluar partitë nacionale, përveç në Kosovë. Pra,
jo në “vendet tjera” “pas luftës”, jo në Kroaci, Slloveni, Maqedoni,
Serbi dhe Mal të zi, por vetëm në Kosovë janë eliminuar partitë
nacionale dhe individët që Dosja Serbe e UNMIK-ut i ka nxjerrë nga
skeda e “nacionalistëve” shqiptarë. Nuk duhet harruar “djathtistët” e
qeverive të Shqipërisë që e kishin pranuar Rezolutën 1244.


Ashtu
si pohon Jacques Klein-i, është eliminuar UÇK-ja (më mirë të them -
platforma e saj politike çlirimtare, ajo është quajtur gjatë lufte -
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e jo “Ushtria Paqësore e Kosovës”), pra
është eliminuar platforma -çlirimtare-, është anatemuar, është
përbuzur, është demobilizuar, çarmatosur, është traumatizuar, janë
seleksionuar “individë” që nuk ka marrë pjesë në luftë dhe ushtria e
UÇK-së është shndërruar në “forcë sigurie” të qytetarëve, e jo
shqiptarëve të komanduar nga të huajt, kurse në LDK janë patentuar
klanet renegate antirugoviste, të cilat kanë seleksionuar adapterët e
Ahtisarit, duke i riaktivizuar në ato “struktura civile” që ishin në
konflikt të hapët me Rugovën. Struktura këto, që i kanë shërbyer
administratës (serbe) të UNMIK-ut, brenda rezervatit të quajtur
“pushtet i përkohshëm”, i karakterit lokal-komunal dhe nën “kompetenca
të rezervuara” (që do të thotë - pushtet pa kompetenca, pa ekzekutiv
shtetëror). Partitë janë konstruktuar si “demokratike të Kosovës” (jo
partia demokratike shqiptare e Kosovës), janë bërë Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re, Aleanca Socialdemokrate
e Kosovës, Liberalë të Kosovës, Socialistë të Kosovës, Partia e
Drejtësisë së Kosovës etj. etj. - asnjëra shqiptare, sepse ne duhet ta
“nënkuptojmë” se ato janë (“edhe”) shqiptare, zyrtarisht joshqiptare,
por shqiptare pa program nacional shtetformues, Shqiptare sa për ta
marrë me mend, sa të mos zbulohet fare projekti i BE-së për “eliminimin
e establishmenteve nacionale”, siç konstaton kategorikisht Jacues
Klein-i.


Vendi
“Kosovë”, sipas kësaj formule evropiane për eliminimin e
establishmenteve nacionale, zëvendëson dhe nënkupton “kombin” e këtij
vendi, lidhjet, partitë, aleancat... partitë - organizohen për Kosovën
multietnike, derisa etnitë tjera joshqiptare nacionalizojnë partitë e
tyre, duke u distancuar haptas nga projekti “multietnik” i Ahtisarit, i
sponsoruar nga OKB-BE-ja. Pra, së bashku me kë (së bashku) e përmbajnë
“multietnikumin” këta shqiptarë të shkrirë, kur nga multietnia
distancohen serbët dhe të tjerët? Pra, spekulohet me subjektin, ajo
dykuptimësia “ligjore” që e lansoi i pari Jaap de Hoop Scheffer-i
(korrik 2008) dhe që inkurajojë “teoricienët” pa aparaturë shkencore,
të mënyrave diversiste shtetformuese. Shqiptarët si komb “nënkuptohen”
brenda “multietnicitetit”, pra shqiptarët merren me mend! Kushtetutat,
askund në botë dhe asnjëherë, nuk përfillin paragrafë që lënë të
“nënkuptohen” nocionet ligjore. Ligjet nuk mund të shkruhen me simbole,
me metafora, por ligjet paragrafohen me saktësi precize diskursive, me
saktësinë që nuk lejon dykuptimësi të Scheffer-it. Në ato gati 20 parti
serbe në Kosovë, 90 për qind e tyre kanë cilësorin “parti serbe”
(demokrate serbe, radikale serbe, rimëkëmbje serbe, liberale serbe etj.
etj). Pra: për cilin komb “në veçanti” është përgjegjëse Kushtetuta
“multietnike” e Kosovës, pos për partitë që mbiemërohen - serbe? etj.
Ekziston vetëm një parti që quhet edhe “shqiptare”, Partia Shqiptare
Demokristiane, por kjo parti është sabotuar pikërisht për shkak të
“titullit” të saj, e kanë përçarë, sot është shumë minore, dhe ka
mundur të ekzistonte vetëm sa ishte gjallë Rugova.


Ky
shtet absolutisht sovjetik dhe policor i BE-së, nën protektoratin
informal të OKB-ve, për vetëm dhjetë vjet (sponsoroi) ndërtoi 693
godina kulti fetar si “standard i demokracisë” që mbështetet
ekskluzivisht në të drejtat dhe liritë e njeriut për përcaktim fetar,
në një vend ku çdo e drejtë dhe liri e përcaktimit të lirë nacional -
shantazhohet me metodat më të fëlliqura dhe të provuara të Gestaposë,
KGB-së dhe UDB-së. “Menjëherë pas luftës” UNMIK-u filloi me rindërtimin
e “bashkim vëllazërimit” të ish-Jugosllavisë (Serbisë), jo në “vendet
tjera”, siç pohon Klein-i, por ekskluzivisht vetëm e vetëm në Kosovë.


Lëre
që nuk ka, por kur deklarohen se janë parti të djathta, këta bajraktarë
të multietnisë, duken qesharakë dhe renegatë të idealeve për të cilat
thonë se kanë luftuar dhe të cilat ideale (nëse i kishin) i kanë
tradhtuar për “interesa ekonomike”, siç i karakterizon Jacues Klajn.




Bota So
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi