Karikatura të zgjedhura të artistit Agim Krasniqit

Shko poshtë

Karikatura të zgjedhura të artistit Agim Krasniqit

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 03, 2010 1:29 pm

Karikatura të zgjedhura të Agim Krasniqit


Agim Krasniqi




U Lind më 1951 në
Manastir(Maqedonië)



Shkolla fillore e fillova
në Bjelovar (Kroaci) dhe e përfundova në Prishtinë



Pas diplomimit të maturës
në Gjimnazin e Prishtinës,vazhdova me fakultetin e ndërimtarisë dhe shkollën e
lart të pedagogjisë – dega arti figurative në Prishtinë(Republika e Kosovës)



Adresa :Rr.Bajram Curri 37


10000 Prishtinë


Mobil: +377 44 708 725, +386 49 650 522


Tel.+381 38 243 638


Email:agim_k@hotmail.com


Web:www.agimkrasniqi-kragi.com































Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Jan 03, 2010 1:47 pm, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KARIKATURA SPONTANE DHE UNIVERSALE E AGIM KRASNIQIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 03, 2010 1:31 pm


Shkruan per Autorin, MUSTAFA FERIZI - Studiues i artit
KARIKATURA SPONTANE DHE UNIVERSALE E AGIM KRASNIQIT
agim-krasniqi-karikatura01

Fjala “karikaturë” është nocion apo shprehje latine “caricare” që do të thotë shquarje e të metave, qesëndisje me to. Karikatura është zhanër specifik i artit pamor dhe në vete përmban humorin, por edhe satirën, ironinë dhe sarkazmin. Dhe pikërisht këtë art e trajton karikaturisti Agim Krasniqi, në ekspozitën e tij personale me të cilën tenton të vejnë në spikamë, apo më mirë të themi, në thumb, dukuri të ndryshme të cilat i imponon vetë jeta,
Agim Krasniqi është i pranishëm një kohë bukur të gjatë në skenën e humorit tonë. Krakiaturat e tij, të njohura me nofkën “Kragi” u botuan shpesh herë në gazetën humoristike “Thumbi”, pastaj në gazetat “Rilindja,” “Tan”, si dhe në publikacionet ndërkombëtare “Stej”, “Elektron” , “Studio”, “Kolo”, etj. Karikaturën e parë Agimi e botoi në vitin 1965, që do të thotë se këtë art ai po e kultivon tash 44 vjet, duke krijuar një opus të madh realizimesh nga sfera e karikaturës.
Nëse është e vërtetë se një karikaturë e qëlluar vlen sa një koment i mirëfilltët gazetaresk, atëherë mund të thuhet se kjo ekspozitë sjell shumë “komente” karikaturale, sjell për më tepër, ekzemplar konkret që lidhen ngushtë me njeriun, shoqërinë jetën, me sfidat dhe me kundërthëniet e saj të natyrave të ndryshme. Ato Agimi i projekton, apo më mirë të them i shpreh, përmes vijës subtile, koloritit sugjestiv dhe vizatimit të lehtë dhe krejt spontan. Shihen qartë se autori e do jetën, e do njeriun e atakuar nga kundërthëniet e përditshme politike, sociale, ekonomike, por mbi të gjitha e donë të vërtetën.
agim-krasniqi-karikatura02

Karikaturisti ynë, Agim Krasniqi-Kragi, kultivon llojin e karikaturës “pa fjalë”, me të cilën do që të komunikojë me rreth më të gjerë njerëzish, pavarësisht nga përkatësia e tyre gjuhësore. Në këtë aspekt, karikaturat e tij universalizohen dhe behën bartëse të porosive gjithënjerëzore.
Koha jonë, sjellë shumë absurde dhe situata tragjiko-komike, të cilat joshin, provokojnë vetëdijen kreative të karikaturistit tonë, të reagojnë ashtu siç di dhe siç konsideron se duhet reaguar. Reagimi i tij është i menjëhershëm, spontan, i shprehur me një sens shpotitës që nuk lëndon, por që mundohet të zgjojë ndërgjegjen e fjetur të njeriut të qytetëruar, të intelektualit, të politikanit, etj.
Në këtë mënyrë, oscilimet shoqërore të kohës, lufta, globalizmi, konfliktet e natyrave të ndryshme, pastaj, frustrime, etj. janë temat më të shpeshta të cilat Agim Krasniqi i artikulon në ekspozitën e tij personale, duke na bindur se arti i karikaturës, njësoj si artet tjera, gjendet në funksion të drejtpërdrejt të përditshmërisë së njeriut.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personal exhibition catalog by Agim Krasniqi - KRAGI

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 03, 2010 1:42 pm

Personal
exhibition catalog by Agim Krasniqi - KRAGI



Yesterday
I received the personal exhibition catalog by Agim Krasniqi from Kosova. Mr
Krasniqi - KRAGI, as he signs his work – is exhibiting his cartoons in Prishtina
nowadays and soon to display them in Tiran, Albania.
Kragi was born in Bitola
(Macedonia) in 1951, started with primary school in Bjelovar (Croatia), and
continued with civil engineering university and the school of art in Prishtina
(Republic of Kosova). His first cartoons were published in 1965 and his work
occasionally appeared in the humorous newspaper “Thumbi”, the daily “Rilindja”,
the weekly “Tan” which was popular in Turkish literary circles for some decades
I can remember, and as well in some international publications like “STEJ”,
“ELECTRON”, “STADY”, “Predah”, “KOLO”, etc.

This
informative catalog prepared for the exhibition is published in Prishtine in
2009. It is 145x200 mm in size and has 28 pages, cover included. There is a
short CV of the artist and two commentaries on Kragi’s art by Mustafa Ferizi and
Ramadan Zaplluzha, all in three languages. The 19 cartoons in the catalog are in
colour and there are also miniature pictures from the rich portfolio of the
artist set in a film-strip style next to or beneath the cartoons.
You can see
Kragi’s artwork at http://www.artbreak.com/Kragi or visit
his website at http://www.agimkrasniqi-kragi.com/
Many
thanks to Mr Agim Krasniqi for sending me this catalog. I hope he exhibits his
cartoons in Turkey too.





avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karikatura të zgjedhura të artistit Agim Krasniqit

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jan 31, 2014 11:55 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karikatura të zgjedhura të artistit Agim Krasniqit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi