Demir Krasniqi:HITI POLITIK I DUETIT SEJDIU – THAÇI

Shko poshtë

Demir Krasniqi:HITI POLITIK I DUETIT SEJDIU – THAÇI

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jan 12, 2010 10:39 pm



HITI
POLITIK I DUETIT SEJDIU – THAÇI


SEJDIU: - Për ne është shumë e
rëndësishme qëëëëëë....Ëëëëëëë....në mënyrën më të mirë të mundshme , gjendja
politike dhe e sigurisë në Kosovë është STABËËËL!

THAÇI:- Pooordhe....me
përgjegjësi të plotë , sipas standardeve evropiane:
Krimi i organizuar, multietniciteti, korrupsioni, drejtësia, papunësia!...

SEJDIU: - Për ne është shumë e
rëndësishme qëëëëë...Ëëëëëë...në mënyrën më të mirë të
mundshme....Ëëëëëëë....do të integrohemi në strukturat ndërkombëtare.....Ëëëëëë....në
Bankën Botërore....Ëëëëëë...

THAÇI:- Pooordhe... me
përgjegjësi të plotë , sipas standardeve evropiane: në Bruksell , në Uashington dhe në NATOOOO!...

SEJDIU:- Për ne është shumë e rëndësishme qëëëëë...në
mënyrën më të mirë të mundshme, sivjet për herë të parë ....ëëëëëë....i
organizuam dhe i mbajtëm zgjedhjet lokale....Ëëëëëëë...komunale....
THAÇI:- Pooordhe... me përgjegjësi të plotë, sipas standardeve evropiane : Dy muaj ditë
mbajtëm fushata . Tre muaj ditë i zgjatëm numërimet e votave....

Pooordhe në Prezeren , në Lipjan dhe në Gjilaaaan !


SEJDIU: - Për ne është shumë e
rëndësishme qëëëëë....në mënyrën më të mirë të mundshme.....Ëëëëëë....sivjet do
t’iu shpallim luftë të hapur strukturave paralele....Ëëëëëë....serbe në mbarë
Kosovën e Metohinë , që të jetë situata STABËËËL!

THAÇI:- Pooordhe... me
përgjegjësi të plotë, sipas standardeve evropiane :
në Mitrovicën Veriore, te Kroi i Vitakut, në Graçanicë,
në Novo Bërdë, në Kllokot, në Partesh , në Ranillug, pooordhe në
Shtëëëërrpce...


SEJDIU: - Për ne është shumë e
rëndësishme qëëëëë....në mënyrën më të mirë të mundshme ëëëëëë... ia kemi
organizua pritjen madhështore , sigurimin dhe përcjelljen....Ëëëëëë...
presidentit serbë....Boris Tadiq...Ëëëëë... në Kosovë e Metohi....për ta festuar
së bashku....ëëëëëëë....festën e Krishtlindjes Ortodokse....

THAÇI:- Pooordhe .... me
përgjegjësi të plotë, sipas standardeve evropiane: në Deçaaan!

SEJDIU:- Për ne është shumë e
rëndësishme qëëëëë...pasi të përfundojë rinumërimi dhe rivotimi maratonik në
Kosovë.....Ëëëëëë.... në mënyrën më të mirë të mundshme do ta bëjmë edhe
.....Ëëëëëë... Rikonfigurimin dhe Riformatizimin e Kabinetit Qeveritar...

THAÇI : - Pooordhe... me
përgjegjësi të plotë , sipas standardeve evropiane :

KOALICIONIN !

Gjilan, më
12.01.2009. Demir KRASNIQI
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi