Nehat Jahiu: SHPALLJE, NJOFTIME, LAJMERIME

Shko poshtë

Nehat Jahiu: SHPALLJE, NJOFTIME, LAJMERIME

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 12, 2010 5:16 pm



Nehat Jahiu: SHPALLJE, NJOFTIME, LAJMERIME



Shes gomarin pa samar
në gojë i kanë mbetur dy dhëmbë,
për çmimin mund të merremi vesh
harrova të ju them në shpinë nuk ka lesh.

Njoftohen fëmijë, burra e gra
se ne shitoren tonë rasoj ka,
shitet me një çmim të volitshëm
ka aromë të këndshme e pije të shijshme.

Shesim edhe vezë të përziera me gjizë
na ka mbetur nga djathi edhe pak hirrë,
harrova të ju them se kemi edhe dardha turshi
lakër nuk kemi se në fuçi na u kane ngri.

Shpall të pavlefshëm këtë zagar
me ngjyrë të kuqe- në bisht një larë,
erën e ndien shumë larg
lepujve nuk guxon të u afrohet një hap.

Lajmërohen të gjithë qe dëgjojnë e nuk dëgjojnë
ata qe kushtet i plotësojnë e nuk i plotesojnë,
të paraqiten në radio – TV Lama
na duhet një kuadër për pallavra.

Shpalljet, njoftimet, lajmërimet...
mund ti paraqitni në redaksinë tonë Lama,
rruga me emër e pa emër, aty tek kumbulla
urdhëroni, punojmë pa çivia e pa kunja!...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi