Nehat Jahiu: PATRIOTI I KAFENESE

Shko poshtë

Nehat Jahiu: PATRIOTI I KAFENESE

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Apr 14, 2010 10:29 pm


Nehat Jahiu: PATRIOTI I KAFENESE



Kur mbush gushën me raki
Patrioti i kafenesë don të futet në histori
I mëshon tavolinës me shishe si rrufeja
Me konjak ,, Skënderbe” futet në beteja.

Mbushur gojën me Bajram Curr
Syri, thotë, nuk më trembet kurrë
Si Shota e Azemi, thotë, kam tremëri
Me gotën e rakisë vdes për liri.

Kur pranë vetes i ulet ajo çfarë Raza
,,Patrioti” nis luftën me shtatë krajla
Seç na derdhet deri në gjunj gjaku
Kur ia nxeh mirë kokën konjaku.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi