Fadil Demaku: Pak humor e pak satirë

Shko poshtë

Fadil Demaku: Pak humor e pak satirë

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Apr 14, 2010 10:55 pm




Fadil Demaku: Pak humor e pak satirë


Bazuar në nenin e njejtë me të cilin është formuar SHIK-u dikur, të
Ligjit të miratuar nga krerët e PDK-së, çeveria e Kosovës nën drejtimin
e Lartëmadhërisë së tij, mbretit Hashim Thaqi, mori këtë :


V E N D I M
Për ndalimin e përhapjes së ideve kundër “demokracisë autentike të
Ukshin Hotit” dhe “Revolucioneve të vonuara demokratike” të Rexhep
Qosjës nëpër mjetet informative të Kosovës, (me theks të veçant
kosovapressit), të qytetarit kosovaro-amerikan,



F a d i l D e m a k u t

Fadil Demaku ka shkelur rënd Ligjin që garanton të shprehurit e fjalës
dhe mendimit të lire duke fajësuar çverinë demokratike të lindur pas
Revolucionit të vonuar Demokratik në Kosovë, si zbatuese e Programit që
rrjedh nga Demokracia Autentike e politikologut më të shquar shqiptar,
pas Enver Hoxhës,të madhërishmit Ukshin Hotit. (Përulem para sacrifices
së tij, autori).
Zbatuesit e këtij vendimi duhet ta kenë të kjartë se emri i këtij
personi nuk guxon të gjendet nëpër faqet as rubrikat e tyre, madje as
ato të kultures.
Emri i tij nuk guxon të shihet publikisht askund në Kosovë, sepse ai indoktrinon brezin e ri me ideologji
demokratike “armiqësore” për pushtetin tone popullor, të zgjedhur “me
votën e lire” të qytetarëve të Drenicës, Malishevës, Kaçanikut dhe
Skenderajt.
Mbikëqyrjën e zbatimit të këtij vendimi do ta bëj SHIK-u edhepse “më
nuk ekziston”. Ai duhet të gjej forma veprimi për të realizuar
mbikqyrjen.
Shoqatat për Liri dhe të Drejta të Njeriut si dhe ato për informimin
dhe fjalën e lire i falenderojmë që më pare për heshtjen qytetare, si
domosdoshmëri të kohës.
Ky vendim hyn në fuqi ende pa uu miratuar dhe as që ka nevojë të bëhet me shkrim.
Prishtinë,

Më, 17 shkurt 1350, pas Krishtit
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi