LDD Gjermani: Kur evoluon revolucioni i vdekjes së polit-byrosë andej e këndej gardhit! (parodi)

Shko poshtë

LDD Gjermani: Kur evoluon revolucioni i vdekjes së polit-byrosë andej e këndej gardhit! (parodi)

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 24, 2010 1:25 am



LDD Gjermani: Kur evoluon revolucioni i vdekjes së polit-byrosë andej e këndej gardhit! (parodi)




Pardje, dje dhe sot! Po çfarë në mot?!!!


Pardje, gomarët, polit-komesarët,
dje ishin polit-parti-sekretarët,
e sot deridiku, polit-moral-këshilltarët,
çenje t´mjera, ndër më qyqarët!

Agjentë dhe spiuj,
n´Popull ishin t´huaj,
thonë, i mbolli Ranku,
Milladini, Shukriu e Branku!

Për rreth gjashtëdhjetë vjet,
në vend patëm mbetë,
s´guxonim me pa ëndërr,
se dënoheshim si për zhgëndërr!

Pushtet, karrigë e pozitë,
sa mund mbush, prit e qit,
Popullit tuj i ra n´ballë,
e "shoqeve" me kokallë!

Me (agjentë)agjitatura,
për t´na zënë n´flagrancë,
vepronte diktatura,
me shumë arrogancë!

- "Duart, ke përlyer"!
Të th´rrisnin në "rrëfim",
metodë e përkryer,
veç plumbi qe shpëtim!

T´ngarkonin në tendosje,
me dosje dhe akte,
kërkohej vendosje,
me apo pa fakte!

Vrisnin intelektin,
për t´tmerruar miletin.
- Është urdhër nga lartë!
Ishte shumë e qartë.

Puna më e lehtë,
kur pranoje vetë,
se ndjehesh fajtorë
dhe duhej bërë therror!

N´shërbim t´Diktaturës,
e pranoje hilen,
përballë katrahurës,
për t´shpëtuar Familjen!


Fajtori, je vetë,
se tepër ke ditur,
e paguan me jetë,
si të ishe i shitur!

Do, thonë, duhet falur,
në emër t´Humanizmit,
kriminelët e përdalur!
Dua t´pëlcas prej cinizmit!

Paj, jo mor zotni,
gjaku s´bëhet ujë,
u vranë në pabesi,
për qejf të dikuj!

Njerëzit sot hanë dhe!
Ju s´dhatë farë pendimi,
për ju dhe për ne,
duhet zbardhur krimi!

Pastaj, për pajtim,
kur shfaqni pendim,
për prind a për veti,
e vendosë Mileti!

















Mentor Thaqi VS., 23.04.2010
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi