Mentor Thaqi: Ah, mor gyrbetqar! (Parodi me thumba zori)- Në dialekt, (jo)dialektike!)

Shko poshtë

Mentor Thaqi: Ah, mor gyrbetqar! (Parodi me thumba zori)- Në dialekt, (jo)dialektike!)

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 24, 2010 12:44 pm



Mentor Thaqi: Ah, mor gyrbetqar! (Parodi me thumba zori)- Në dialekt, (jo)dialektike!)



Ah i shkreti Gyrbetqar!



Gyrbetqar, njeri i shkretë,

kah je nisë, s´e din as vetë!

Një dorë n´gjep, tjetra krun kryet,

hiq pa fjetë, tu kanë skuq sytë!


Ja m´syen Bahnhof-it, me marrë gazeten,

dhe prej zorit, e mallkon veten.

T´kanë lypë pare e ske ku i merr,

nuk gjon qare, ag e terr!


S´tkupton kush, as nuk t´beson,

se je ngusht, e borgj kush s´tgjon.

Veç me i qu, s´ke zgjidhje tjetër,

është rritë borgji, u bo tepër!


Nisesh shpejt e shpejt, n´Western Union,

se mos mshelet posta, e po bohet vonë!

Nisë e bertet gruaja, t´flasin edhe f´mija:

- Ne po na len keq, e qon pare te shpija!


Ndaq fol, ndaq mos fol, shpirti osht ardhë n´fyt!

s´e dijnë kur osht boll, po dojn me na mbytë.

Ju flet badihava, se nuk marrin vesh,

na thojn te ju bankat, japin pare kesh!


Vllau veç nëpër kafe, me shokë rrijn bashk,

t´mirë nja dy ahmaka, thot i kom perjasht!

Nuk po m´lojn keq, mir po boj idare!

vet s´flas, i shti pleqtë, me ju lypë pare!


Po del nona n´tel, mir e di çka m´gjet,

ja nis hiq pa rrotlla, dikur dhe bertet.

- Na harrove krejt, shum tu kom idhnu!

Gati qe tri javë, pare s´na ke qu!


Marre pak me t´ardhë, nona ty t´mettë shkret,

keq e ke lon vllaun, pa pare osht metë!

Ah moj nona jeme, po keq ma qittë ujtë,

po na ktu nuk marrim, rroga dy herë n´mujt!


Mos ta zgjasim shumë, se krejt njësoj jemi.

Punët pus si unë, bash te tanë i keni!

Me dalë me shoqni, me u ba Robin Hud,

s´ke ku kthehesh n´shpi, duhet me fjetë n´dud!


Ti gru mos m´bertit, kur të kthehem n´shpi,

se dhe çeni një ditë, e ka me hjekë merzi!

Po merzia s´hiqet, veç ma teper piqet!

E pava, s´e pava! Hyp ndaq zhdryp se t´vrava!


Ishalla veç hajr, i Madhi Zot e bon,

dhe e gjojm një qare, të mirë për te tonë,

sepse copë u bonë, ata poshtë me ne,

dhe nuk na besojnë, as kur ju bojmë be!


Le t´sillet qysh t´sillet, puna duhet kry,

fjala n´fyt na lidhet, mua edhe ty,

jemi vllazen gjaku, të një nane jemi,

i kem borgj njoni tjetrit, kur nevoja kemi!

























Mentor Thaqi VS., 08.02.2010
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi