Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga vendimi i gjykatës

Shko poshtë

Thaçi: Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga vendimi i gjykatës Empty Thaçi: Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga vendimi i gjykatës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 29, 2010 11:44 pm

Thaçi: Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga vendimi i gjykatës


Thaçi: Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga vendimi i gjykatës Hashim%20ThaqiIntervistoi: Lirie Hajdari
Intervistë: Hashim Thaçi lider i PDK-së i mandatar për kryeministër.

Kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot” i pyetur se pse nuk e përfunduat mandatin deri në fund ai u përgjigj?
H. Thaçi: “Ne e kemi filluar mandatin tonë me konsolidimin dhe forcimin e institucioneve, me themelimin e institucioneve për herë të parë në kuptimin e legjitimitetit qytetar nga njerëzit që kishin fituar zgjedhjet, të një koalicioni të qëndrueshëm dhe efektiv, shtetndërtues dhe zhvillimor. Për vetëm pesë javë të para të formimit të qeverisë ne kemi shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Tashmë kemi fituar 72 njohje, jemi pjesë e BB-së dhe FMN-së, na duhet edhe një votë e një vendi që të jemi pjesë e Bankës për Zhvillim e Rindërtim Evropian. Kemi realizuar shumë e shumë projekte dhe reforma në të gjitha aspektet, që nga infrastruktura rrugore e arsimi, kemi përmirësime të mëdha në sistemin energjetik, investime në sektorin e bujqësisë, reforma në shëndetësi, shtim të pagave për shumë kategori të shoqërisë në Kosovë, e në të njëjtën kohë është edhe suksesi i jashtëzakonshëm i arritur në GJND. Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese në rastin e ish-presidentit Sejdiu gjërat filluan të marrin kah tjetër. Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga ai vendim dhe ndodhi vendimi befasues i largimit të kësaj partie, braktisja e kësaj partie e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe u imponua një situatë e re e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 12 dhjetor, për të cilat kam besim se të gjitha partitë politike do të koncentrohen në arritjen e standardit demokratik për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të një standardi çfarë e meritojnë qytetarët dhe çfarë pret bota demokratike nga Republika e Kosovës. Janë këto zgjedhjet e para nacionale në Kosovën e pavarur”, tha ndër të tjera Thaçi.

Intervistën e plotë të kryeministri Hashim Thaçi mund ta lexoni në numrin e nesërm, e martë 30 nëntor të gazetës kombëtare “Bota sot”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi