Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.‏

2 posters

Shko poshtë

Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.‏ Empty Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.‏

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 30, 2011 7:39 pm

Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.‏

Mirë dita të gjithve! Sërish po lëndohet qielli i Kosovës. Në këmbë u cuen jo 40 por të 400 hajdutët, për të hjekur Zt. Pacolli nga detyra e Presidentit të Kosovës. Po e bëjnë edhe këtë krim të ri. Presidenti Pacolli po hiqet vetëm për shkak se e përmendi Beshkimin Kombëtar i cili nuk i shkon për shtati 400 hajdutëve, prej të cilëve 45 janë deputetë-milionerë. Presidenti Pacolli po hiqet ngase guxoi të shkeli në Veriun e Mitrovicës, ditën e tretë të zgjedhjes së vet, dhe tha se Veriu është tokë Kosove. Presidenti Pacolli po sulmohet ngase ditën e parë pas zgjedhjes së tij shkeli pragun e shtëpisë së ish-Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe u zotua se do të qoj përpara, për sa të dij Ai, porosit e Rugovës. Presidenti Pacolli po ndiqet ngase ua ndau rrogën e vet dhjetë familjeve skamnore. Presidenti Pacolli po ndiqet ngase nuk korruptohet për një milion, për dhjetë, për njëqind por as për një miliard Euro, ngase Ai ka bërë më shumë se të gjitha ato shuma së bashku, të shumëzuara. (përkundër asaj që ka puthadorë, që fatkeqsisht flasin edhe shqip, që korruptohen për shuma edhe dhjetë, njëqind, njëmijë, dhjetë mijë, por edhe njëqind mijë herë më të vogla). Presidentin Pacolli po e largojnë ngase i ka ndërtuar më se 130 shtëpi të reja pas lufte për skamnorë. Presidentin Pacolli po e largojnë ngase i ka punësuar mbi 14'000 shqiptar. Atë po e ndjekin, koret e hienave: serbofile e turkofile, marksist-leninist, stalinist e enverist. Por Kosova ka patur nevojë, më shumë se kurrë, për një humanist, në këto kohë rrëmujash e ujërash të turbullt.

Avdyl Gërvalla, Gjenevë – Zvicër, më 30 mars 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.‏ Empty Re: Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.‏

Mesazh nga Irfan CANA Mon Jan 28, 2013 10:29 pm

Shkrim mjaft i denjë.

Irfan CANA

Numri i postimeve : 1
Registration date : 28/01/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi