Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nait Hasani rrëfen tmerrin e masakrës së Dubravës

Shko poshtë

Nait Hasani rrëfen tmerrin e masakrës së Dubravës Empty Nait Hasani rrëfen tmerrin e masakrës së Dubravës

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 8:55 pm


Nait Hasani rrëfen tmerrin e masakrës së Dubravës


Nait Hasani rrëfen tmerrin e masakrës së Dubravës Nait%20hasani%20komision


Kuvendi i Kosovës debatoi sot edhe për masakrën në burgun e Dubravës më 1999. Parashtruesi i kërkesës për debat deputeti, Nait Hasani, rrëfeu tmerrin që ndodhi atë ditë në burgun e Dubravës.

Ai tha se ka qenë dëshmitarë i gjithë masakrës. Hasani kërkoi nga organet e drejtësisë që të ngrenë akuzat ndaj policëve dhe ushtarëve serb që kryen masakrën si dhe të kërkohet zbardhja e fatit të intelektualit dhe veprimtarit politik Ukshin Hoti.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani para deputetëve të Kosovës tregoi për krimin që është bërë në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, nga 19 deri më 22 maj të viti 1999.

Deputeti Hasani tha para përfaqësuesve të zgjedhur se për masakrën në burgun e Dubravës është bërë edhe një kallëzim penal, por askush nuk ka dalë para drejtësisë. Sipas Nait Hasanit, një ditë para se të lirohej nga vuajtja e dënimit në burgun e Dubravës, ka qenë Branko Komatina, mbikëqyrës i Pavijonit B në burgun e Dubravës, që ka marrë profesorin dhe intelektualin e shquar Ukshin Hoti dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Edhe shefat e grupeve parlamentare bënë thirrje që sa më parë të zbardhet fati i profesor Ukshin Hotit dhe të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kryen masakrën në burgun e Dubravës. Deputetët që kanë qenë të burgosur në këtë burg rrëfyen poashtu tmerrin e asaj masakre.

Në burgun e Dubravës prej 19 deri më 22 maj të viti 1999 ishin masakruar 130 të burgosur politikë shqiptarë si dhe ishin plagosur më shumë se 300 prej tyre nga numri i përgjithshëm prej 960 vetave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi