Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Dy poezi Empty Adem Zaplluzha:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 02, 2011 9:57 am

Adem Zaplluzha:Dy poezi Images?q=tbn:ANd9GcSKdyGt7auMIPPGojeLeJj1DafPYMihEGhYvitNUG4gCm7x9J0u
Adem Zaplluzha:Dy poezi

ERA

Më mori në qafë
Kjo kapelë e mërzitshme
Asnjë fije floku
S’rri dot mbi kokë

Kali i zi
Me hapa të pasigurta
Vrapon pas një troku
Errësira e pashpirt
Po e shkel tokën

Dita po ma ngacmon vetëdijen
Në grimcat e pluhurit
Lahet një zog

Era loz
Me vetullat e zbardhura
Netët e mia
Në heshtje i numërojnë
Të krehurat e flokëve

MIKU

Ja pra
Kështu kalojnë motet
Çdo gjë zhduket
Dhe fundoset në harresë

Një njeri i vetmuar
Nën hije kotet
Duke e përcjellë ditën
Që po vdes pa shpresë

Adem Zaplluzha
nga libri TEJDUKSHMËRIA E HIRIT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi