Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qafë- Botë, nderohen të rënët e Çamërisë

Shko poshtë

Qafë- Botë, nderohen të rënët e Çamërisë Empty Qafë- Botë, nderohen të rënët e Çamërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 9:06 pm


Qafë- Botë, nderohen të rënët e Çamërisë

Qafë- Botë, nderohen të rënët e Çamërisë Java-Came


PDIU e mbështetur nga qindra qytetarë shqiptarë, të ardhur edhe nga Kosova kanë përkujtuar sot masakrën e çame të 1944-s, në pikën kufitare të Qafë- Botës.

Nën moton “Trëndafilat e Çamërisë” ceremonia ka nisur me një poezi të interpretuar nga artisti i mirënjohur, Mirush Kabashi dhe shkruar nga shkrimtari nga Kosova, Fatmir Muja. Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave me lule në përkujtim të masakrës e të rënëve.

Të pranishëm janë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, presidenti i nderit, Tahir Muhedini, djali I heroit, djali i heroit, Adem Jashari, Princi Leka, kreu i Partisë Lëvijza eLegalitetit, Ekrem Spahiu dhe shumë figura të tjera.

Më herët deputeti i PDIU-se, Dashamir Tahiri, i shoqëruar nga gazetarë dhe kreu i komunës Markat, është ndaluar të kalojë pikën kufitare të Qafë- Botës në Sarandë.

Mësohet se pas shumë debatësh, Tahiri është lejuar të kalojë pikën kufitare, ndërsa gazetarët dhe kreu i komunes Markat që e shoqëronin atë, nuk kanë mundur të kalojnë.

Ata jane ndaluar nga policia greke, me argumentin se janë persona të cilët konsiderohen të rrezikshëm për rendin dhe qetësinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi