Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI Empty ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 27, 2011 10:44 pm

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI Swscan00184

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI

KUR BURGOSIN POETIN

Besojmë se bredhim kot
Nëse nuk e kuptojmë mikun
As tundimin e tij
Kur mendon se i kalon brigjet
E pakapërcyeshëm

Pastaj ndalemi diku në rrugë
I lidhim këpucët
Ndoshta për herë të tretë
Kjo ngjan përherë
Se jemi të pakujdesëshëm

Nuk ua vëmë veshin cikërrimave
të vogla
Flemë shumë pak
Na pengojnë filmat pornografikë

Kur kërkojmë ndihmën e parë
Vijnë me nga dy automjete
Njeri prej urgjencës
Kurse për automjetin tjetër
As që dua të bëj fjalë

Të nesërmen lajmet përhapen
si kolera
E burgosën poetin
Që nuk e lejoi kohën
Të bënte vetëvrasje

NESËR ËSHTË E HËNË

Kur fillon të kollet jeta
Këmbët nuk e mbajnë
Tërë atë peshë
Që ta ngulfatë qeshjen

Ti mbështetesh për muri
Dhe rri aty një kohë të gjatë
Deri sa të kuptosh
Se as ajo ngrehinë
E lashtë
Nuk të duron më

Me gazetën në xhep
Tundesh me lodhjen tënde
Dikur fillon të të trazojë mërzia
Të duket vetja somnambul

Nuk të njohin
As të afërmit
Je shndërruar në harresë
Si setrat e vjetra në dollap

Nuk i përdorë askush
Por as nuk i gjuajnë
Dikur
Kur familjarët
I grumbullojnë këmishët
Dhe çorapet e shqepura

I mbushin qeskat e najlonit
Për t’i lënë pas derës

Nesër është e hënë
Vijnë punëtorët e pastrimit
Që t’i mbledhin qeshjet e ditëve
Nëpër xhepat e arnuar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi