Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Dy poezi Empty Adem Zaplluzha:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 31, 2012 3:38 pm

Adem Zaplluzha:Dy poezi Fotojaeademzaplluzha

Adem Zaplluzha:Dy poezi

KUSH E SOLLI DORUNTINËN

Kush e solli kambanën
Kur erdhi Doruntina
Ishte
Ose duhej të ishte
Në zë i ringjalljes
Megjithatë ishin
Krakëllimat e korbave

Me mija vite
Pyetëm shushurimën e erës
Përherë u takuam me heshtjen
Kush e solli Doruntinën
Mbi gjokun e bardhë të kambanës

Të vetmit dëshmitar
Ishin rrapet
Dhe krenaria e malësorëve
Kur e panë Doruntinën
Në krahët e lashtësisë së erës
U përkulën mjegullat
Si përhitjet krenare

Kush e solli Doruntinën

AKTI I VETËVRASJES

Ky trok kali
Që fshihet nën pelerinën e zezë
Galopon pas ndërgjegjes
Deri në përbuzje
Nuk ndalet kjo e keqe

Xixat e potkonjve
Mbesin mezhdave të xhadesë
Sa trishtime xixëllonjash
Puthiten errësirës
E cila vjellë nga trishtimi

Lisat kanë etje
Edhe dy gishta
Për t‘a mbërri famën
Vetëdija bie në dy gjunjë
Dhe deri në përbuzje qëndron e përkulur

Si veladonët e zinj
Mbi re kridhen çafkat e zeza
Në kamaren e turpit

Gjoku i djersitur përfundoi
Aktin e vetëvrasjes
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi