Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka vazhduar seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj Bukoshit dhe Tolajt

Shko poshtë

Ka vazhduar seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj Bukoshit dhe Tolajt Empty Ka vazhduar seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj Bukoshit dhe Tolajt

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 05, 2012 8:02 pm

Ka vazhduar seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj Bukoshit dhe Tolajt


Ka vazhduar seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj Bukoshit dhe Tolajt Largea_bukoshi-610x-101346858604
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar edhe sot seanca për konfirmimin e aktakuzës, ndaj ish zëvendëskryeministrit Bukoshi Bukoshi, ish sekretarit të ministrisë së shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe 8 zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie.
Në seancën e sotme për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, prokurorja e rastit Maria Bohem është përgjigjur ndaj argumenteve që kanë ofruar avokatët mbrojtës gjatë seancave të kaluara. Prokurorja, Bohem tha se në këtë lëndë janë përfshirë tri hetime të ndara dhe që të gjitha janë ngritur me të drejtë dhe të mbështetura në prova. Megjithatë ajo ka tërhequr disa pika të akuzës ndaj Ismet Hysenit. Pala dëmtuese në këtë rast, Jona Med e mbështet aktakuzën. Avokati Arianit Koci:


“ Krejt këtë procedim penal do ta përmbledhë me sentencën që kush ja bon gropën vetit bien vet në të. “Jona Med” me vite të tëra është përndjek, është dëmtuar, është mbrojtur, e ka kërkuar të drejtën e vet përmes padisë civile,sidoqoftë ne e mbështesim gjithë aktakuzën dhe shpresojmë që ajo do të konfirmohet” .

Ndërkaq avokati, Bajram Tmava ka kërkuar që sms-at midis klientit të tij, Ilir Tolaj dhe Arbenita Pajazitit të hidhen poshtë nga gjyqtarja me arsyetimin se shkelet privatësia e të pandehurve. Prokurorja është përgjigjur duke thënë se do të publikohen vetëm sms në të cilët ka fakte, për veprime të jashtëligjshme.

Tmava kërkoi po ashtu që t’i ndërpritet masa e paraburgimit ndaj Tolajt me arsyetimin se ky i fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Prokurorja ka reaguar sërish duke thënë se Tolaj ushtron në fitnes dhe konsumon pije energjike, duke e përdorur këtë si fakt i cili dëshmon se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi