Xhelku Maksuti: Varri i mbretit të parë të Shqipërisë gjendet në Bukuresht
Faqja 1 e 1
Xhelku Maksuti: Varri i mbretit të parë të Shqipërisë gjendet në Bukuresht
Xhelku Maksuti |
Varri i mbretit të parë të Shqipërisë gjendet në Bukuresht
Nga Xhelku Maksuti (Bukuresht)
Në kuadrin e Kishës Evangjelike të Bukureshtit (strada Luterana), në anën e mëngjër të altarit, nën një pllakë mermeri gjendet i varrosur Wilhelm de Wied, mbreti i parë i Shqipërisë indipendente, nip i mbretëreshës Elisabeta e Rumanisë. Dijetari rumun, Nicolae Iorga, ia tërhoqi vëmendjen princ Vidit lidhur me vështirësitë që do ti hasë në Shqipëri si pasojë e mentalitetit oriental të trashëguar nga dominimi i administratës osmane të vendit. Kush është Wilhelm de Wiedi dhe çfarë rëndësie ka varrin i i tij në një kishë të Rumanisë?
Pas Kongresit të Paqes në Berlin (1878), që i pat debatuar rezultatet e luftës ruso/rumuno/turke të vitit 1877-78, në Jug/Lindje të Europës u krijua një situatë e re gjeopolitike. Shqiptarët, si dhe arumunët, ishin të vetmit që nuk kishin një shtet të vetin, duke vazhduar të mbeten nën dominimin e Perandorisë osmane, prej nga dhe ideja e krijimit të një shteti shqiptaro/vllah që pasonte të krijohej me ndihmën e Rumanisë. Në mbarim të luftës së parë ballkanike, kur popujt e krishterë të Ballkanit përfituan një sukses të ri ushtarak kundër turqve, shqiptarët, pas disa kryengritjesh, do ta shkundin edhe ata thudrën e dominimit osman prej rreth pesë shekujsh, duke e shpallur pavarësinë e Shqipërisë në qytezën bregdetare të Vlorës (1912). Por, ky shtet i ri indipendent balkanik, përfshinte vetëm territorin e banuar me shqiptarë që gjendej në atë kohë nën pushtimin osman. Kështu shpjegohet fakti se disa territore me popullatë mazhoritare shqiptare të ndodhura nën komponentën e shteteve tjera ballkanike mbetën jashtë kufinjve të Shipërisë.
Wilhel de Wied me Princeshen Sofia |
Një komision ndërkombëtar i kontrollit, i formuar nga përfaqësues të gjashtë fuqive të mëdha europiane dhe një nga ana e qeverisë së përkohshme shqiptare të Vlorës, do të vëzhgojnë vendimet e marra në Londër, ndër të cilat edhe atë të ardhjes në fron të Shqipërisë të princit gjerman Wilhelm de Wied, edhepse kishte edhe pretendentë të tjerë: një osman fisnik, një tjetër italian nga familja e kastriotëve dhe princi rumun Albert Gjika. Do të duhej të shtojmë faktin se Rumania, përmes intervenimit të diplomatit N. Mishu (rum. Mişu), e përkrahu njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë në kuadrin e Konferencës së ambasadorëve të Londrës në bazë të një dokumentimi të sinqertë lidhur me viset e banuara me shqiptarë në Ballkan.
Para se ta pushtojë fronin e Shqipërisë, princi Wilhelm de Wied u konsulltua në Kështjellën Pelesh, në Sinajë, edhe me profesorin Nicolae Iorga, duke i kërkuar udhëzime. Dijetari rumun ia tërhoqi me seriozitet vëmendjen lidhur me vështirësitë që do ti hasë në Shqipëri, sidomos lidhur me mentalitetin e tipit oriental të trashëguar nga dominimi i administratës osmane të vendit. Mbreti Carol I i Rumanisë e pat përkrahur kandidaturën e princ Wiedit jo vetëm si nip i bashkëshortes së tij, por edhe duke e njohur faktin se në Shqipëri kishte edhe arumunë. Me natyrën e saj poetike, mbretëresha Elisabeta e Rumanisë, e përshkruan princin si një hero nga një fis fisnik („në thellësi të pyjeve, në Rajna, gjendet trungu nga kemi shkëputur një degë. Ky trung ka degë të panumërta të fuqishme, njërin do tua japim juve dhe ai do të jetë udhëheqës”), ndërsa shtypi rumun do të botojë reportazhe nga Shqipëria. Në Gazeta ilustrata shkruhej: „Shqiptarët, përmes vullneti të Europës, formojnë sot një komb të bashkuar në një shtet të organizuar, me një sundimtar të fisëruar me familjen tonë”.
Kështu, para 85 vitesh (faktikisht para 94 vitesh-shën. yni: B.Y.), princi gjerman Wilhelm de Wied ngjitet në anijen austro-hungareze të luftës „Taurus”, e shoqëruar nga njësi të flotës italiane, angleze dhe franceze, e cila më 7 mars 1914 do të zbarkojë në brigjet e Detit Adriatik, në portin e Durrësit, ku do të vendoset kryeqyteti i Shqipërisë mbretërore. Për shkak të instabilitetit dhe oraganizimit të dobët të administratës dhe policisë shqiptare, Rumania do të dërgojë një batalion prej 100 ushtarësh nën komandën e majorit Giurăscu, për rroje të Suveranit dhe për sigurimin e urdhërit publik. As nuk instalua mirë në fronin e Shqipërisë dhe pasi që krijoi „qeverinë definitive”, Suverani do të konfrontohet me „çrregullime” të provokuara nga qarqe të ndryshme armike nga vendi e jashtë, ndërsa nga mesi i muajit maj, masje, edhe me një revoltë në afërsi të Durrësit, në Shijak.
Në këto kondita, në fillim të shtatorit 1914, pas vetëm gjashtë muaj qeverisjeje, mbreti Wilhelm de Wied dhe bashkëshortja e tij ambicioze, Sofia, do ta braktisin Shqipërinë në kushte tejet kritike, pararendëse të luftës së parë botërore. Duket se ata nuk e patën marrë rrugën për në Gjermani por u vendosën në Sinaja, nën mbrojtjen e mbretëreshës Elisabeta të Rumanisë. Duke vdekur në territorin e vendit tonë, mbreti Wilhelm de Wied do të varroset në kuadrin e Kishës Evangjelike të Bukureshtit, në afërsi të altarit, ku gjendet edhe kolltuku ku rrinte mbretëresha Elisabeta gjatë kohës kur merrte pjesë në shërbimet fetare.
(Përktheu nga revista Lumea Magazin nr. 8/1999: Baki Ymeri, e botoi për herë të parë në gjuhën shqipe revista Albanica, Prishtinë 2008)
Wilhelm de Wiedi ne revisten Lumea (Bota) |
Carmen Sylva (1914) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule
» Ky është varri i mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah (FOTO)
» Agim Gashi:Dita e pare e shkollës (Kushtuar fëmijëve që ulen për herën e parë në bankat
» Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë
» 7 prill 1939, Udhëkryqet e mbretit Zog
» Ky është varri i mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah (FOTO)
» Agim Gashi:Dita e pare e shkollës (Kushtuar fëmijëve që ulen për herën e parë në bankat
» Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë
» 7 prill 1939, Udhëkryqet e mbretit Zog
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi