Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PO VJEN ORA E LDK-së

Shko poshtë

AGIM GASHI:PO VJEN ORA E LDK-së Empty AGIM GASHI:PO VJEN ORA E LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 23, 2013 12:55 am

AGIM GASHI:PO VJEN ORA E LDK-së 1480517_10151862319509077_1437697916_n



AGIM GASHI
 
PO VJEN ORA E LDK-së
/Me rastin e 24-vjetorit te themelimit/

Plot njëzetekatër vite i mbushe
Po t´shëndrit nuri, po t´shëndrit lavdia,
Themele e rritë i ke prej Ibrahim Rugovës.
Moj partia e kombit, je vet krenaria.
 
Dhjetori i atij viti atë botë
U shënua në tonen histori.
Ajo ditë ndryshoi mendjet tona
Filloj udha për liri.
 
Njëzetekater vite përpjekje e paparë
Njëzetekatër vite me emrin tënd në ball,
Njëzetekatër vite u derdh gjaku lum
E sërish përballemi me të kqijat e kësaj bote.
 
Kur të iku Ibrahim Rugova
LDK tu këputen krahët e qau Kosova,
Vajtuan trojet shqiptare gjithandej
Lot derdhen edhe Oret e maleve.
 
Qave edhe ti  moj e madhja LDK
Por lotët të ikë, shpejt tu thanë,
Qau edhe shpirti kur në Kuvend të ndanë,
Dhe pa fije turpi,amanetin e Rugovës e vranë.
 
LDK- Ty të ngriti Ibrahim Rugova,
LDK- Tri shkronja në gji i mbante përherë Kosova,
LDK- Po vjen prap ora e jote, e bardha orë
LDK- Si në kohrat e shkuara e si ndër mote.
 
Një gjeneratë u lind e u rrit me Ty,
Gjithmonë i buzqeshur Rugova duke na pri,
Djemt e tu moj e madhja LDK
Ishin djem të luftës dhe ranë për liri.
 
Në tela t´sharkis unë Agimi i orëve të para,
Ti këndoj këto vargje, të dala nga zemra e shpirti,
Le ti shkoj kënga edhe Presidentit te varri,
Dhe ti tregoj se na mbanë gjallë lavdia e tij.
 
Për hatrin e kombit,për hater të atdheut,
Le të mblidhen trimat, burrat e këtij dheu,
T´ besatohen  n´flamur, në Zot  e Skënderbe,
Ta gëzojmë edhe në amshim Presidentin dhe t´lumin atdhe.
 
Bashkohuni o trima, djem e vasha t´reja,
Se në LDK është e ardhmja, është gëzimi e hareja,
Shkuan njëzetekatër vite, do t´shkojnë edhe njëmijë
Me LDK-në në ball, Kosova do të marshoj përseri.
 
Düren, 22.12.2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi