Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova mbetet pa dalje në det, Portin e Shëngjinit e merr Kina

Shko poshtë

Kosova mbetet pa dalje në det, Portin e Shëngjinit e merr Kina Empty Kosova mbetet pa dalje në det, Portin e Shëngjinit e merr Kina

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 17, 2014 11:42 pm

Kosova mbetet pa dalje në det, Portin e Shëngjinit e merr Kina F1_17kina1389987645


Kosova mbetet pa dalje në det, Portin e Shëngjinit e merr Kina


Investitorët kinezë janë shumë pranë marrjes së koncesionit për ndërtimin e portit të ri në Shëngjin të Lezhës. Një delegacion i qeverisë kineze, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, vizituan ditën e sotme Portin e Shëngjinit, duke u njohur nga afër me të. Kjo vizitë shton shanset për finalizimin e marrëveshjes koncesionare për ndërtimin e portit të ri.

Mirëpo, koncesioni për ndërtimin e portit të ri në Shëngjin iu premtua nga qeveria “Berisha” qeverisë kosovare. Por ky projekt nuk u realizua asnjëherë dhe Kosova mund të mos ketë më mundësi për një dalje në det përmes Shqipërisë. 

Pavarësisht kësaj, ministri shqiptar i Transporteve, Edmon Haxhinasto, ka shpjeguar se marrëveshja e nënshkruar në Prizren më 11 janar të këtij viti gjatë mbledhjes së dy qeverive shqiptare, mundëson një qasje të re për daljen në det të Kosovës, transmeton “Shekulli”.

Sa i përket vizitës së sotme në Portin e Shëngjinit, delegacioni kinez kryesohej nga zv/drejtori i përgjithshëm i Ekonomisë kineze për Evropën. Përfaqësuesit e qeverisë kineze zhvilluan një takim me drejtorin e Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushën, ku biseduan për projektin e europortit, të quajtur “Shqiponja e Adriatikut”. 

Europorti parashikohet të ndërtohet rreth 1 km larg Portit të Shëngjinit, dhe do të ketë një kapacitet përpunues të mallrave deri në 60 milion tonë. Gjithashtu, ky europort është parashikuar që të presë për ankorim anijet me tonazh deri në 500 mijë tonë. 

Pas vizitës në Portin e Shëngjinit, përfaqësuesit e delegacionit të qeverisë kineze u shprehën se po shohin seriozisht mundësitë për të investuar konkretisht në projektet e europortit dhe zgjerimit të hapësirës së portit aktual. Ata u shprehën se do t’ia prezantojnë qeverisë kineze projektin aktual dhe më pas do të diskutojnë me qeverinë shqiptare lidhur me marrëveshjen koncesionare.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi