Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibër, 21 vjeçarja vritet nga i ati, ishte 5 muajshe shtatzënë

Shko poshtë

Dibër, 21 vjeçarja vritet nga i ati, ishte 5 muajshe shtatzënë Empty Dibër, 21 vjeçarja vritet nga i ati, ishte 5 muajshe shtatzënë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 29, 2014 12:56 am

Dibër, 21 vjeçarja vritet nga i ati, ishte 5 muajshe shtatzënë

Dibër, 21 vjeçarja vritet nga i ati, ishte 5 muajshe shtatzënë Largea_1227381401311098
(Në foto: Arkivoli me trupin e Fatmira Dushkut duke u transportuar në morg)

Autopsia e bërë mbi trupin e pajetë të 21 vjeçares Fatmira Dushku e cila u vra nga i ati ditën e djeshme, ka treguar se ajo ishte 5 muajshe shtatzënë. Po ashtu autopsia ka treguar se Fatmira Dushku është qëlluar me 8 plumba duke hedhur kështu poshtë pretendimet e familjarëve të cilit e kishin raportuar vdekjen e saj si aksident.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se 21 vjeçarja kishte një marrëdhënie dashurie prej disa kohësh me një djalë çka ka çuar edhe në vrasjen e saj nga i ati Duksan Dushku, 69 vjeç

Ndërkohë po sipas të njëjtave burime mësohet se po hetohet edhe mbi dyshimet se vrasja është kryer në bashkëpunim, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e personave të tjerë familjes në krim. Kështu policia ka shoqëruar në komisariat edhe një prej vëllezërve të viktimës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrajse.

Fatmira Dushku u vra nga i ati ditën e djeshme në fshatin Sllovë të Dibrës. Vetë familjarët e raportuan si aksident vrasjen e saj ndërsa ishin hetimet e policisë të cilat zbuluan krimin e rradhës brenda familjes.

DIBER, BABAI VRET VAJZEN, U RAPORTUA SI AKSIDENTALE NGA FAMILJA

Krimi në familje këtë herë shënon viktimën e radhës në fshatin Sllovë të Dibrës. 21 vjecarja, Fatmira Dushku, është ekzektuar me armë zjarri nga babai i saj, Doksan Dushku.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Dushku në fshatin e thellë malor të Dibrës një ditë më parë, ndërsa vdekja është raportuar si aksidentale nga familjarët e saj, të cilët kanë pohuar se ajo ka rënë nga kati i dytë.

Policia teksa ka marrë informacion në rrugë operative se vdekja e 21 vjeçares nuk ka ndodhur aksidentalisht është nsiur drejt Sllovës për të hetuar, krimin e fshehur nga familja Dushku.

Rezultatet e grupit hetimor kanë dalë në përfundimin se e reja është qëlluar me arme zjarri të tipit, çifte, ndërsa menjhërë pas kësaj është bërë shoqërimi në polici i familjarëve të viktimës. Mister mbeten ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që coi krimine radhës brënda famijes.

Ndërkohë grupi hetimor, ka marrë trupin e pajetë të 21 vjeçares për ta çuar në morgun e spitalit, ndërsa gjatë rrugës nuk kanë munguar as incidentet, teksa është prishur goma e ambulancës.

Incidentet nuk kanë munguar as në morg ku arkivoli ka qënduar për shumë minuta jashtë morgut pasi punonjësit nuk ndodheshin aty. Trupit të viktimës tashmë pritet ti bëhet ekespertiza mjekoligjore, e cila do të jape më shumë të dhëna për këtë ngjarje

Blutë e Dibrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa banorët e fshatit të tronditur nga ky krim refuzojnë ta komentojnë atë para kamerave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi