Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Muhaxheri: Unë, kryetar i komunës së Pejës deri në vitin 2054

Shko poshtë

Gazmend Muhaxheri: Unë, kryetar i komunës së Pejës deri në vitin 2054 Empty Gazmend Muhaxheri: Unë, kryetar i komunës së Pejës deri në vitin 2054

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2015 9:36 pm

Gazmend Muhaxheri: Unë, kryetar i komunës së Pejës deri në vitin 2054
Gazmend Muhaxheri: Unë, kryetar i komunës së Pejës deri në vitin 2054 Largea_gazi-bs1435688695


Kuvendi Komunal i Pejës sot me shumicë votash ka aprovuar kornizën afat-mesme buxhetore 2016-2018. Për këtë pikë të rendit të ditës është zhvilluar debat mes pozitës dhe opozitës me shumë së një orë e gjysmë.
Me 19 vota në favor, 9 kundër dhe tri abstenime, dokumenti u miratua, pavarësisht kritikave.
Asamblisti, Blerim Nikçi, që foli në emër të grupit parlamentar të AAK-së, tha se kjo kornizë buxhetore nuk i plotëson nevojat e qytetarëve të Komunës së Pejës dhe për këtë arsye nuk do ta ketë aprovimin e subjektit të tij.
“As për së afërmi nuk i plotëson kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve të Komunës së Pejës. Nuk është në funksion të zhvillimit të turizmit dhe zhvillimi të përgjithshëm ekonomik, nuk është shtytës për punësim dhe as për së afërmi nuk i plotëson pritshmëritë tona dhe qytetarëve të Komunës së Pejës”, tha Nikçi.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Muhamet Haliti, tha së duke e pasur si objektiv zhvillimin e ekonomik është dashur që Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Shërbimeve Publike të kenë buxhet me të madh. Ai tha se shpreson që në propozimet e seancave tjera t’u rritet buxheti dy drejtorive për shkak së janë shumë të rëndësishme.
“Është dashtë që duke e pasur si objektiv zhvillimi ekonomik, që Drejtoriati për zhvillimi ekonomik të ketë një buxhet me të lartë edhe shërbimet publike”, theksoi Haliti.
Vërejtje për kornizën buxhetore afat mesme dhanë edhe përfaqësuesit e subjekteve tjera opozitare.
Drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, duke u përgjigjur në kritikat e shprehura, tha se kjo kornizë afat mesme buxhetore e prezantuar në Kuvendin Komunal nuk është finale.
“Mos të harrojmë që ky nuk është buxhet përfundimtar. Po e them këtë me arsyen së akoma nuk dihet a do të përfshihen sigurimi shëndetësor në planifikim te buxhetit te pagat apo jo”, tha Abazaj.
Nazmi Krasniqi nga AAK-ja, kritikojë kreun komunal, Gazmend Muhaxherin, së me këtë buxhet nuk do të mund t’i përmbush premtimet e tij gjatë mandatit.
Mirëpo, Kryetari i Pejës u përgjigj në mënyrë ironike se do t’i përmbushë të gjitha premtimet e dhëna sepse mandati i tij do zgjasë “deri në vitin 2054”.
“Nazmi, kam me i realizu deri në fund të mandatit, po mandatin e kam të gjatë, deri 2054. Ndoshta kjo punë shkon, por duhet me i realizu“, u shpreh Muhaxheri në mënyrën e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi