Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Etiopi myslimanët dhe të krishterët e kalojnë bashkë Ramazanin

Shko poshtë

Në Etiopi myslimanët dhe të krishterët e kalojnë bashkë Ramazanin Empty Në Etiopi myslimanët dhe të krishterët e kalojnë bashkë Ramazanin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 13, 2016 9:44 am

Në Etiopi myslimanët dhe të krishterët e kalojnë bashkë Ramazanin


Në Etiopi myslimanët dhe të krishterët e kalojnë bashkë Ramazanin Et_1465794401-6831139


Në Etiopi, njërën nga vendet e para të krishtera në botë – ku një të tretën të popullatës e përbëjnë myslimanët – me shekuj është ruajtur dashuria për traditën e bashkëjetesës fetare.


Në mesin e atyre ku dashuria dhe respekti për të tjerët ka mundur dallimet fetare, janë edhe Jemal dhe gruaja e tij Kebedech.
Duke përgatitur iftarin në shtëpinë e tyre modeste njëdhomëshe, së bashku me binjakët njëvjeçarë, Jemali mysliman, dhe gruaja e tij Kebedech e krishterë, theksojnë se përkatësia e tyre fetare nuk paraqet kurrfarë pengese për të respektuar besimin e njëri-tjetrit.
“Falë Zotit ne kemi një martesë të lumtur dhe të hareshme. Ne i jemi përkushtuar besimit dhe martesës sonë”, tha Jemal (31), i cili për Anadolu Agency (AA) zbuloi se gruaja e tij Kebedech (29) do të agjërojnë dhe do të lutet gjatë Ramazanit.
“Unë gjithashtu e ndjek atë në çdo festë fetare dhe agjërim”, tha Jemal, duke shtuar se martesa e tyre e përzier është pasqyruar në emrat e dy fëmijëve të tyre.
“Ismael dhe Issac janë emrat myslimanë dhe krishterë, ashtu që fëmijët i përkasin dy feve dhe të bëhen atë që ata duan të jenë. Por, sipas mësimeve islame dhe marrëveshjes tonë, ata tashmë janë myslimanë. A po jo?”, tha Jamal me një buzëqeshje duke iu drejtuar gruas së tij.
“Kjo është traditë në Etiopi. Ata i përkasin besimit që më kanë pranuar plotësisht”, tha Kebedech.
Sipas dijetarit islam, Ahmed Aburrahmanu, Ramazani në këtë vend të Afrikës lindore gjithmonë është pritur bashkërisht nga myslimanët dhe të krishterët.
“Këtu nuk ka ndarje. Nuk ka vendbanime ekskluzivisht të krishtera, as vendbanime ekskluzivisht myslimane. Ne kemi jetuar si një bashkësi unike dhe me lidhje të forta që nga koha kur Islami ka ardhur në Etiopi”, tha Aburrahman.
“Që atëherë, bashkatdhetarët tanë të krishterë na bashkohen gjatë iftarit dhe lutjeve. Ne gjithashtu jemi me ta gjatë Kreshmës, kur përgatiten për Pashkë dhe kalojmë kohë të mirë gjatë pushimeve”, shtoi dijetari islam.
Gjatë muajit të Ramazanit, punëdhënësit e krishterë lejojnë mungesën e pakushtëzuar të punëtorëve myslimanë, gjë që ka hasur në mbështetjen e të gjithë komunitetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi