Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta e republikës fantome të “Krushevës”

Shko poshtë

E vërteta e republikës fantome të “Krushevës” Empty E vërteta e republikës fantome të “Krushevës”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:12 pm

E vërteta e republikës fantome të “Krushevës”



E vërteta e republikës fantome të “Krushevës” Krus

Historianët shqiptarë kanë shprehur vlerësime të ndryshme lidhur me Kryengritjen e Ilindenit, e cila është shëndrruar në një festë e përmasave më të larta nga politika shtetërore e Maqedonisë. Derisa një pjesë e historianëve kanë përshkruar në bazë të fakteve historike pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe kontributin e tyre në këtë kryengritje, historianë të tjerë këtë kryengritje e kanë vlerësuar si të dëmshme për misionin e rilindasëve shqiptarë që kishin nisur rrugëtimin për unifikimin dhe pavarësimit e shtetit shqiptar në Ballkan. Historiani prof.dr.Vebi Xhemaili ka hedhur fakte të reja mbi historinë dhe zhvillimet rreth kryengritjes së armatosur të Ilindenit duke e quajtur atë mbi të gjitha një kryengritje fiktive e cila sipas tij, kurrë nuk pati rastin të jetësohet në Pashallëkun shqiptar të Manastirit. “Kjo kryengritje ka qenë një manipulim që është fryer gjatë periudhave në vijim, ndërsa tendencat ishin për t`u shtrirë Bullgaria e Madhe në territoret e Shqipërisë Lindore. Ajo ishte një kryengritje jo maqedonase, por që ishte nisur nga bullgarët, vllehët dhe ku ishin implikuar edhe shqiptarët. Organet e saj kurrë nuk kanë funksionuar por kanë mbetur të shkruara sa për sy e faqe për të manipuluar me opinionin e asaj kohe”, ka theksuar historiani Xhemaili, duke hedhur poshtë disa teza se në atë periudhë ka pasur maqedonas. Ai dhe shumë bashkëmendimtarë të tjerë mendojnë se kjo kryengritje apo e ashtuquajtura “Republikë e Krushevës” asnjëherë nuk ka qenë e lidhur me interesat e shqiptarëve të asaj kohe. Rilindasit shqiptarë në këtë periudhë po kryenin misionin e tyre për pavarësimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm. Poashtu si argument se kryengritja e Ilindenit nuk ishte maqedonase, dëshmon edhe një regjistrim ndërkombëtarë i realizuar gjatë vitit 1904 në Maqedoni, ku figuronte popullësia bullgare, shqiptare, vllehe, turke dhe nuk figuronte asgjë maqedonase. Ndërkaq nga ana tjetër, historiani prof.dr.Nebi Dervishi përshkruan rolin e barabartë të shqiptarëve në këtë kryengritje, duke e konsideruar atë si pjesë të saj. Ai përmend fakte se në Republikën e shpallur të Krushevës u respektua barazia midis etniteteve shqiptarë, maqedonas e vllehë dhe respektimi i vullnetit të ndërsjelltë. “Për shkak të kontributit të madh që dhanë në Kryengritjen e Ilindenit, shqiptarët morën një vend të rëndësishëm edhe në organet drejtuese të republikës, si psh. nga 60 anëtarë të Këshillit apo Asambleja (Kuvendi) i Republikës së Krushevës që u formua në këtë qytet 20 ishin bullgarë (emrim zyrtarë për maqedonasit), 20 vllehë e 20 shqiptarë”, thekson historiani Nebi Dervishi. Për dallim prej tij, historiani Vebi Xhemaili kundërshton tezat e tilla duke shtuar se shqiptarët drejtëpërsëdrejti nuk kanë marrë pjesë në kryengritje, por disa për përfitime personale u kanë shitur armë kryengritësve.
Historianët shqiptarë kërkojnë zyrtarizimin e 12 gushtit si ditë më të rëndësishme për shqiptarët në atë periudhë, me rastin e ngritjes së flamurit në Shkup dhe më pastaj Perandoria Turke njohu autonominë kulturore të shqiptarëve. (INA)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi