Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Postvrasja e deputetit Bardhok Biba/Përkujtohet 60-vjetori i vrasjes së 14 burrave

Shko poshtë

Postvrasja e deputetit Bardhok Biba/Përkujtohet 60-vjetori i vrasjes së 14 burrave Empty Postvrasja e deputetit Bardhok Biba/Përkujtohet 60-vjetori i vrasjes së 14 burrave

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 2:24 am

Postvrasja e deputetit Bardhok Biba/Përkujtohet 60-vjetori i vrasjes së 14 burrave

Postvrasja e deputetit Bardhok Biba/Përkujtohet 60-vjetori i vrasjes së 14 burrave Bardhok-bibaMirdita përballet me hakmarrjen e madhe 60-vjeçare. Në ceremoni merr pjesë edhe Jozefina Topalli
Rrëshen-
Në të hyrë të qytetit të Rrëshenit, prej disa ditësh është vendosur një vepër monumentale e cila bie në sy të çdo vizitori në këtë qytet. Një shqiponjë gjigande e vendosur në një pjedestal prej guri, mban vështrimin drejt perëndimit. Gjoksi i saj është i rrënuar nga plagët e rënda, por gjithsesi ajo qëndron krenare dhe e pa mposhtur në vështrimin e saj nga Perëndimi, si për të thënë se “edhe pse ju për arsye të ndryshme na patët braktisur, unë sërish jam atje, te ju, në Perëndim, në vendin që më ka caktuar Zoti dhe Historia".
Kjo vepër gjigande është punuar mjeshtërisht nga Kelvin Pjetri, një student i cili sapo ka përfunduar Akademinë e Arteve, dhe i kushtohet masakrës komuniste të 17 gushtit të vitit 1949, i cili rezultoi me një bilanc tragjik në dëm të Mirditës dhe aspiratave të një populli drejt Perëndimit.
Çfarë ndodhi në 17 gushtin e 1949-ës..?
Pikërisht këtë ditë, më 17 gusht të 1949, në qafën e Valmirit, në afërsi të vendit ku dhjetë ditë më parë ishte vrarë deputeti i Mirditës, Bardhok Biba, u merret jeta 14 burrave që nuk kishin lidhje me këtë vrasje. Katër prej tyre pikërisht Preng D.Kola nga Oroshi, Pjeter D. Vila nga Kaçinari, Dod M. Biba nga Malaj, Pjeter Paloka nga Kacinari u varen në litar, ndërsa 10 të tjerë konkretisht: Nikoll B. Bajraktari, Llesh Gj. Melyshi, Nik Ll. Bajraktari. Ndrec M. Ndoja, Preng Sh. Nikolli, Bardhok D. Gjini, Gjok Gj. Kaçi, Gjergj Beleshi, Ndoc Gj, Çupi dhe Frrok Mati, ekzekutohen me armë zjarri duke përfunduar në një gropë të përbashkët. Masakra do të vijonte me internime dhe burgosje të shumta, pa bërë asnjë dallim mes grave të moshuarve dhe fëmijëve. Një masakër e tillë mori shkas nga vrasja e deputetit Bardhok Biba, u dizenjua pikërisht në hakmarrje të një vendimi famëkeq të “komitetit të maleve” edhe pse babai i Bardhok Bibës, i quatur Bib Mark Kola ju drejtua publikisht Mehmet Shehut në Rrëshen duke i thënë: “...Djali im u vra e nuk ngjallet ma..., nëse mundeni me zanë dorasin..., bani çfarë të doni me të..., por popullin e Mirditës mos e merrni në qafë për djalin...”
“Provokacionet e gushtit”
Në fakt, nga ajo çfarë u provua më pas, vrasja e Bardhok Bibës shërbeu më së miri për të shtypur njëherë e mirë zërin opozitar të një populli të tërë që ashtu siç për 500 vite nuk kishte lejuar hyrjen e turkut në truallin e tyre, nuk pranonte të përshtatej me regjimin e kohës. Në fakt, në pak kohë, në Mirditë filloi të “këndonte kukuvajka” ashtu siç ishte zotuar një gjeneral i atyre ditëve i cili pak më vonë do të binte edhe vetë në darën e një regjimi i cili nuk kursente asgjë. Masakra do të vijonte gjatë nëse në pak ditë nuk do kishin plasur të ashtëquajturat “provokacionet e gushtit 1949” dhe forcat e instaluara në Mirditë do të largoheshin me shpejtësi në drejtim të kufirit me Greqinë.
Në përkujtimin e 60 vjetorit të masakrës mbi burrat e Mirditës
Pikërisht në përkujtim të kësaj ditë Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve nga regjimi komunist organizoi në Rrëshen një ditë përkujtimore, me pjesëmarrjen e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, drejtuesve më të lartë të shoqatës së përndjekurve politikë anti-komunistë Simon Miraka e Skënder Qendro, deputetëve Edi Paloka e Mark Marku, kryetarit të Bashkisë Rrëshen Gjon Dedaj, kryetarit të Qarkut Lezhë Bardh Rica etj. Takimi është moderuar nga Gjergj Marku, drejtues i shoqatës së të përndjekurve politikë. Në fillim, rreth kësaj masakre ka folur Gjon Deda në cilësinë e kryetarit të shoqatës së Mirditës. Ai ka bërë një panoramë të gjatë të ngjarjes së rëndë, shkaqeve të saj dhe pasojave të gjata. Ndërsa Skënder Qendro ka qenë edhe më i ashpër në qëndrimin ndaj masakrës, por edhe qëndrimit ndaj të persekutuarve politikë. Ai ka thënë se kemi kontribuar maksimalisht për PD-në, por nuk pranojmë që “pinjollët e të kuqve” të na bëjnë sërish karshëllëk edhe sot pas 20 viteve demokraci. Qëndro tha se e kemi përshëndetur koalicionin Berisha-Meta pasi në atë moment na erdhi në kujtesë kënga “Duaje më shumë Shqipërinë”
Një përshëndetje më të gjatë ka bërë kryetari i kryebashkiaku i Rrëshenit Gjon Dedaj i cili në mes të tjerave tha se padyshim, si për çdo kënd, të shkruash dhe të flasësh para njerëzve nevojitet teknologji intelektuale por kjo s`kishte pse të ndiqej nëse nuk transmetojmë të vërtetën dhe respektin për vuajtjet, dhimbjet edhe dënimet e pamerituara deri në nivel masakre ndaj paraardhësve tanë. Kanë përshëndetur edhe drejtues të tjerë dhe pjesmarrës në këtë ceremoni të cilët kanë bërë thirrje që masakra të tilla të mos harrohen, madje duke kundërshtuar devizën “falje” ndaj autorëve të masakrave të tilla, e artikuluar shumë në kohën post komuniste.
Në fund ka përshëndetur kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e cila tha se dua të falenderoj autorët e këtij organizimi, në një përvjetor shumë domethënës siç është ai i 60 vjetorit të masakrës së Valmierit. Për këtë duhet të kemi një reflektim të thellë, një memorie të fortë. Topalli tha se jemi rritur me tregimet për këto masakra, duke vënë në dukje faktin se Mirditës i rezervua një fat edhe më i trishtë derisa atë e coptuan duke i kaluar territoret e saj në rrethe të tjera. Pas takimit në sallë të pranishmit vizituan memorialin, ku ka folur Lekë Shtinja, ndërkohë që kanë përgëzuar autorin e kësaj vepre për cilësinë e lartë në realizim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi